diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Ne te dy jemi ndryshe . Ndryshojm ne detaje , ne grimca te vogla qe pershtjellohen ne ate qe quhet vetvetja.Sado u perpoqe te me ndryshosh ti , sado u perpoqa te ndryshoj une perseri dola ne identitet. Ti nuk ndryshove, thjesht u pershtate si nje rrobe qe i shkon pas trupit kujtdo.Por asnjehere nuk pate nje identitet te caktuar , nje karakter qe te te bente te ishe njeri. Kerkon te hakmerresh ndaj meje me menyren tende , aspak efikas por teper pompoz.Une hakmerrem me indiferenc , pa fjale , hakmerrem duke jetuar edhe pa ty , ashtu si ti nuk besoje. Dhe nuk i them botes , shiko ke kam ne krah , sa e mire qe eshte , sa e bukur , sa me fat jam une dhe ajo qe kemi ne krah njeri tjetrin.Hakmarrja ime ndaj teje ishte dhimbja.Po po dhimbja... Ajo dhimbje qe me pushtoi shpirtin kur ndarja na pushtoi jetet tona. Dhe dhimbjen une e bera kult , e ushqeva , e respektova deri sa ajo u zhduk vetvetiu . Dhe sot dua dike tjeter , dua ate te bukuren e dheut qe qesh si femij dhe boten e kthen te gjithen ne poezi. Une u hakmora ndaj teje pa dashur , hakmarrja ime ishte dashuria per dike tjeter , hakmarrja jote ishte lumturia fallco per inatin tim.Kush fitoi nga te dy ma thuaj ...
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|