Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Kam filluar te urrej gjumin , qe me shpie ne krahe dafinash enderrore , duke me krijuar keshtu rrengje iluzive per te me futur ne nje vorbull te ndryshme prej realiteti. Mundohem te fle sa me pak , te mbyll sa me pak syte realitetit tim ,jetes time, vetes time dhe gjithckaje tjeter qe zinxhiroset ne hallkat saj , duke ecur nen ritmet e shpejtesise dhe pagjumesise qe me karakterizon se fundmi. Cdo nate ndjek ritualin e zakonshem te ajrosjes shpirterore , ne orare kur edhe yjet perfiken ne pergjumje. Cdo nate e "shaloj" shpirtin ne degezat e ajrit te paster dhe krejtesisht timin qe mundohem ta perthith pa asnje filtrim. Ndihem si Padrone e mbremjes kur dal ne dritare dhe shoh braktisjen totale te jetes nga vete njerezit, ne rruget e shkreta dhe dritat e fikura qe i kthejne pallatet ne ndertesa fantazmorike. Cuditem se si vetdijshem e kalojme nje pjese te mire te jetes sone ne gjume , duke u lazdruar me endrrat , ne nje kohe qe shume mire mundemi te rrime me syte hapur dhe te lazdrohemi me jeten dhe me veten.
Kati
__________________
.
Modifikuar nga Katilesha datë 11/05/2008 ora 12:44
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|