Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Per dicka te lutem!
Ka mbremje te tera qe nuk rreshtin dhimbjet
Ne krevat rropatem e gjumi s'me merr
Me brejne ne zemer plaget e kujtimet
Dhe imazhi yt thelle ne shpirt me ther.
U lodha ne rruge me shtigje e shkrepa
U lodha me fjale, me premtime boshe...
Shpesh here premtimet tutje i flak era
Porsi gjethe peme i flak neper qoshe...
Me lotin tim shkrova, strofa edhe vargje
Eh sa shume qe shkrova, mbusha plot nje det
Ne zemren e plagte per ty ndeza zjarre
Nderse ti per mua, qofte nje xixe nuk ndez.
Te kam shkruar letra, oh sa te kam shkruar
Kam vene mes tyre dhe vete zemren time
Jam shume i sigurte qe si ke lexuar
Vec ti kishe hapur, zemren do ta shihje.
E di, i ke marre dhe si ke lexuar
Tutje i ke flakur ne ndonje sirtar
Ndoshta i ke djegur a i ke shkrumbuar
Prandaj zemra ime sot digjet si zjarr.
Te kam shkruar letra, oh sa te kam shkruar
Me zjarrin e zemres, me lot dashurie...
Jam shume i sigurte qe si ke lexuar
Ti kishe lexuar dicka do te ndjeje.
Shpresoj ti lexosh, ndaj te shkruaj prape
Per dicka te lutem ashtu si c'do here
Drejtohu nga une me nje hap te cale
Te rendem drejt teje fluturim, si ere.
__________________
Duro, duro...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|