Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Nga MCH,MCHC,MCV del qe kemi nje anemi makrocitare.
retikuloc e larta.
RX-pulmoni normale
Vit B12 e ulet
ac folik i ulet
provat e heparit normal
markusit antiviral per HBV dhe HCV neg
Pacientit i rifillohet perseri terapia me kortizonik.Dhimbja e gjurit qetesohet.
ok,ka ca ndryshime atehere duke u nisur nga te rejat ketu

kortizoni punoka dhe kjo duket si dicka plus per hipotezen e vaskulitit. gjithsesi kortizoni punen edhe ne uljen e infiamacionit ne pergjithsi dhe mund te coje ne fshehje te semundjeve te tjera!
ta them te drejten nderkohe qe kerkova analizat e mesiperme...kerkova neper libra ose artikuj qe kisha per te pare nese me te vertete mund te jete vaskulit apo jo!

ne kete pike me vijne ne ndihme edhe radiografia dhe funksionaliteti i veshkes si dhe anamneza e deritanishme.sipas nje review article qe lexova (1) sindroma e Kurg-Shtrausit dhe poliangjoiti mikroskopik jane 2 vaskulitet qe jane pozitiv nga p-ANCA por ajo qe nuk me bind per keto si shpjegime per kete rast eshte menyra se si paraqiten. te dy paraqiten ne shumicen e rasteve me nje problem ne mushkeri. radiografia nuk ka arritur te gjeje ndonje intersticiopati ose ndonje gje qe te te beje te mendosh per keto forma.me kete mund te themi edhe qe oksigjeni 90% i gjetur ishte me te vertete si pasoje e anemise dhe jo se kishte ndonje problem ne mushkeri.
poliangjoiti mikroskopik paraqitet shpesh edhe me probleme ne veshka (glomerulonefrit nekrotizant) por qe ketu nuk jep asnje shenje qe te besh te mendosh per kete gje. po ashtu keto semundje paraqiten edhe me shenja ne lekure qe nese nuk gabohem ne kete rast nuk jane te pranishme!
kshu qe ne kete pike nuk mendoj me qe mund te jete vaskulit,te pakten a priori!
markerat e hepatitit negativ!kshu qe nuk ka infeksion nga hepatiti ne keto momente!
po ashtu shof qe vitamina B12 dhe acidi folik qekan te ulet.po ashtu kishim edhe hekurin e ulet sic e thame me para.keto te cojne ne hipotezen qe ose nuk futet nje sasi e mjaftueshme me dieten ose nuk thithet mire. e para veshtire te jete per faktin se ceshtja e ushqimit ka filluar kohet e fundit dhe nje mungese e vitamines B12 kerkon kohe qe te formohet. kshu qe i jap perparesi hipotezes se dyte. ketu duhet me pa nese kemi te bejme me nje problem ne stomak ose ne thithjen ne zorre (ne te dy rastet do ndikonte si tek hekuri si tek vitamina B12)...ne rastin e pare nje atrofi e stomakut do sillte probleme me prodhimin e HCl,mjaft i rendesishem per ta kthyer hekurin ne formen e thithshme si dhe te faktorit intrinsek qe sherben ne metabolizimin e vitamines B12...kurse nese do kishim te benim me nje problem ne thithje mund te jete nje semundje infiamatore si morbi i Kronit. them kete per faktin se hekuri thithet me teper tek 12gishtori kurse vitamina B12 ne zonen e ileusit (kshu osh termi?

) dhe e vetmja qe me shkon ne mendje qe mund te lidhin keto 2 zona eshte morbi i kronit qe mund te godase cdo pike ne rrugen e tretjes si dhe mund te godase me copeza (edhe une qe thoja qe morbi i kronit nuk mund te jete ne kete rast si hipoteze

) (2)...po ashtu ajo qe e ben edhe me interesante ceshtjen eshte qe morbi i kronit ne 10% te rasteve mund te jape edhe artrit. po ashtu morbi i kronit mund te jete pozitiv per p-ANCA...nuk e di nese mund te jape kongjuntivit apo jo! po ashtu terapia kryesore qe jepet per te eshte pikerisht terapia me prednizon (qe ne kete rast funksionoi)
faktin qe kemi te bejme me nje problem me thithjen e vitamines B12 mund ta vertetojme me testin e shillingut qe gjithsesi ne kete pike do ta konsideroje si te panevojshem per faktin se kemi si vitaminen B12 si acidin folik si hekurin qe paraqesin probleme!
ne kete pike hipotezat qe konsideroj te vlefshme akoma jane:
morbi i kronit
atrofia gastrike
celiakine nuk do ta konsideroja te mundshme per momentin duke qene se keto 2 semundjet qe permenda me siper jane me te mundshmet duke pare simptomat qe jane dhene!
ne kete pike do kerkoja nje esofagogastroduodenoskopi mundesisht me biopsi te zones se stomakut (per te vleresuar atrofine) si dhe te 12gishtorit!nuk e di nese do ishte me mire kjo apo nje radiografi e abdomit me barium qe mund te gjeje nese ka zona karakteristike te morbit te kronit...fakti qe pacienti ne kete rast ka 100.000 trombocite si dhe nje anemi a perbejne apo jo problem per berjen e nje EGDS? per te mos rrezikuar,si dhe duke qene se i kam dhene prioritet morbit te Kronit per afersine e shenjave qe jane me kete semundje, do kerkoja nje radiografi fillimisht duke qene se eshte me pak invazive dhe vetem ne nje moment te dyte do kerkoja EGDS (dhe me ate rast per te vleresuar edhe atrofine gastrike)

ndonje gje per te shtuar ose per te korrigjuar?
(1)Small-Vessel Vasculitis (NEJM 1997 ; 337 : 1512-23)
(2)semundja e kronit VS retokoliti ulceroz: karakteristikat (Cod. A 08012007)