Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente
Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Fatkeqsisht ka shume te drejte fajtori.
Vend kot, shtet qesharak.
Une bej tifozdhek se jam larg, po te isha atje do flisja ndryshe noshta.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Korrik 2012 06:03
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Ne Siri po vriten qindra vete ne dite, vetem sepse nderhyjne fuqite e huaja. Asad mbeshtetet nga Rusia ndersa forcat rebele nga Perendimi. Ministri i jashtem rus e tha hapur qe ne Siri po behet nje lufte gjeopolitike.
Pra, Siria, vend me fuqi ushtarake, ekonomike, me resurse etj, e po behet masaker civile vetem pse nderhyjne fuqite e huaja.

Imagjino ne tashi, nje vend historikisht i varfer, i izoluar etj. Nuk duhet te pretendojme qe te mos fusin hundet fuqite, se nuk e bejme dot. E rendesishme eshte te jene influencat e duhura, dhe kete e here ashtu eshte. Eshte hera e pare qe Perendimi nuk po na le ne mes te kater rrugeve dhe te na thote, beni c'doni hani kokat. Ne kete kendveshtrim, une e shoh si pozitive faktin qe zyrtaret perendimore japin direktiva gati hapur. Eshte nje faze qe duhet kaluar, dhe me kalimin e kohes s'do te kemi me aq shume nevoje.

Shqiptaret kane 100 vjet qe kane bere shtet, por fati i keq eshte qe na qelloi te ishim aty ku bashkohen lindja dhe perendimi, prandaj ishim periferi si per lindjen dhe per perendimin dhe si rrjedhim askush nuk u merte me ne seriozisht. Dy luftera boterore dhe ai kufi nuk levizi.
Me ne fund, vetem 20 vjet me pare ky kufi ka levizur dhe ne jemi qartesisht brenda perendimit, prandaj edhe interesimi i perendimit eshte i dukshem. Une e besoj Kadarene kur thote qe koha po punon per shqiptaret.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Korrik 2012 21:03
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

me pelqen kjo analiza raid. nice.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Gusht 2012 02:29
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Mendoj se kombi nuk eshte aspak "i mire" apo "i keq".
Problemi eshte shume me i komplikuar.
Ato qe thote raid jane te verteta sigurisht, por une nuk besoj aspak qe do te jemi ndonjehere te lire dhe pa nderhyrjen e fuqive te medha. Ne kete bote fuqite e medha do te nderhyjne sa here te duan dhe sa here t;ju duhet atyre. Ne jemi komb i vogel, por edhe po te ishim komb i madh, kush te pyet?

Por ajo qe ka rendesi eshte qe jemi komb me nje memorje civilizimi ne genet tona. Kjo duket qarte ne rajone te caktuara te Shqiperise (fatkeqesisht jo kudo). Ka fshatra, por edhe qytete qe kane nje sens " te drejte" qe nuk e gjen as ne vendet e zhvilluara perendimore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Gusht 2012 02:58
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Ne florida para nje jave, nje burrit ja kafshoi doren alegateri/krodili dhe ai humbi doren
Tani pa dore i duhet te paraqitet ne gjyq me mundesi 2 vjet burgim sepse ky paska ushqyer krokodilin dicka qe eshte kunder ligjit atje.

Imagjinoje zbatimin e ligjit ne shqiperi nga civilet policet gjykatsat etj dhe kur do arrijn kte nivel funksionimi te nje shteti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Gusht 2012 09:14
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Ne florida para nje jave, nje burrit ja kafshoi doren alegateri/krodili dhe ai humbi doren
Tani pa dore i duhet te paraqitet ne gjyq me mundesi 2 vjet burgim sepse ky paska ushqyer krokodilin dicka qe eshte kunder ligjit atje.

Imagjinoje zbatimin e ligjit ne shqiperi nga civilet policet gjykatsat etj dhe kur do arrijn kte nivel funksionimi te nje shteti


Amerikanet kurt nuk duhet te analizohen kur behet fjale per fenomene boterore. Ata jane perjashtim. Jane nje komb qe funksionon vetem midis rregullash. Baballaret e kombit ishin masone dhe kur e ndertuan USA-n te paren gje qe bene sanksionuan lirine. Por kohet kaluan dhe thyerja e pare erdhi atehere kur feja hyri ne shtet. Ketu filluan kornizat dhe amerikane u vune ne radhe. Keshtu funksionon ky vend. Psh ti luan poker. Nuk ta ka mesuar njeri, as qe ke lexuar libra. Ke pare dhe ke mesuar, sepse vjen nga nje vend ku ka etos dhe etike. Amerikanet nuk kane dhe vetem rregulli i mban.
Mos qesh.
Kam pare "97 ten ne Shqiperi dhe kam pare njerez qe ne mes te plumbave rrinin ne rradhe per te paguar elektrikun. Sigurisht qe kam pare edhe kavajsit qe i hoqen korent-matesit. Por ne mes te atyre qe rrinin ne rradhe per te paguar korentin kishte edhe te rinj.

T;i referohem Pallatit... I biri i tetkes dukej naiv se ashtu duhej te dilte si rol(komedi), por ai eshte person real ne Shqiperi.
Ne New Oreans ti e di se cfare ndodhi gjate Katrines; njerzit ishin ne rrezik jete, te tjeret vidhin dyqane etj.. Ne USA nese hiqet rregulli behet kaos.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2012 04:16
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Lightbulb

REPORTAZH/ Ku jetojnë të egrit

Në jug të Karpateve, jetojnë të tjerët. Ne të Transilvanisë jemi të civilizuar. Një udhëtim me motoçikletë dhe paragjykim në fshatrat shqiptare



Nga Christa Azzola

*Ky shkrim është botuar në të përditshmen e Berlinit, Tageszeitung


Jam me motoçikletën time në portin e Korfuzit. Në dorë kam një biletë për tragetin që të çon në Sarandë, Shqipëri. Male të zhveshura me disa njolla jeshile qëndrojnë përpara meje. Vërtet do të shkosh atje? Edhe mund të kthehesh. Nuk ia kam as idenë më të vogël se çfarë më pret. Idetë e ngurosura që në fëmijëri në mendjen time nga periudha e jetës në Transilvani më vërshojnë: atje më presin monstra rrëqethëse.

Kryej formalitetet kufitare. Më pas trageti afrohet. Katër makina dhe dy motoçikleta hipin mbi të. Një punonjës më ndihmon që të hip motorrin. Në kuvertë ulem në heshtje mes turmës. Turistë grekë, mendoj me vete, pasi kanë çanta Gucci. Oh, sa e madhe, jam rrugës për në Shqipëri dhe nuk jam e rrethuar nga asnjë shqiptar.

“Milate anglika? Flisni anglisht?” pyes një fqinjen time në greqisht, e cila është thuajse sa mosha ime. Më sheh në sy dhe ma kthen me një anglishte perfekte. Ndërkohë vjen një punëtor që na mbledh pasaportat dhe na i rijep sërish. Të gjithë pasaportat në duart e tij janë shqiptare. Mirësevini në Shqipëri.

Fqinja ime më tregon mua se ku mund të qëndroj në Sarandë dhe shton se rrugët janë shumë të mira. Së paku në bregdet. Ajo dhe familja e saj jetojnë në Tiranë dhe ishin me pushime. Logjike. Trageti ndalon përgjatë një bregdeti të zhveshur. Përpara më shfaqet Saranda me çdo gjë të ndërtuar. Si më kishte shkuar ndërmend që këtu nuk do jetonte kush?

Në port formalitetet kufitare mbarojnë pa problem. Një person me uniformë më kontrollon pasaportat dhe dokumentet e motoçikletës. Ai është i regjistruar. Më pas mund të kaloj. Është momenti që të them fjalën e parë në shqip. Faleminderit! Oficerja më buzëqesh. Një fillim i mirë.



Në kërkim të hotelit pa plan dhe pa orientim

Ndërkohë është errur dhe qyteti është i ngarkuar. Vazhdoj vetëm që të ndjek autokolonën. Ajo vazhdon përgjatë një shëtitore. Një polic rregullon shfaqjen. Makina të bëshme ndalojnë e ecin. Natën nuk do udhëtoj në asnjë mënyrë, kështu që ndahem nga kolona dhe shkoj në parkingun e një hoteli pa emër. Një burrë me vajzën e tij janë sipër tek shkallët. Ndaloj motorrin dhe ngjis shkallët. “A flisni anglisht?”, është pyetja ime standarde. Ai është kurioz, e bija më përgjigjet.

Mesa duket ajo që drejton realisht biznesin këtu është e bija dhjetëvjeçare. Të paktën në këtë moment. Po, ai e ka një dhomë për mua. “Po për motoçikletën time? Ku mund ta lë atë”. Ai tregon një hapësirë parkingu, që nuk është e mbyllur, direkt pranë rrugës. Hm… “Parkingu është i sigurt”, më përsërit ai. Shumë mirë. Dhoma është e standardit të mirë, e lirë dhe me ajër të kondicionuar.

Mëngjesin tjetër udhëtoj përgjatë bregdetit për në veri, drejt Vlorës. Rruga e asfaltuar mirë gjarpëron mes fshatrave të përgjumur. Nuk ka rëndësi se ku ndaloj, shoh gjithmonë fytyra miqësore. Kur largohem, më përshëndesin, edhe pse nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. Akoma jo. Këta njerëz janë kuriozë, të hapur, por jo të bezdisshëm. Gjithçka është shumë e çlirët. Shumë pak makina në rrugën bregdetare, por disa kafshë.



Kafshë e makina në harmoni

Mendoj se kafshët më të lira duhet të jetojnë në Shqipëri. Lopë, derra, dhi, gomerë, të gjithë janë në kërkim të ushqimit të shijshëm. Sapo pashë një gomar që në mes të rrugës zbuloi një pellg me ujë. Një kamion dukej nga larg dhe unë mbylla sytë menjëherë. Por shoferi e shmangu gomarin. Edhe ky i fundit e kuptoi dhe iku. Kafshët dhe makinat në harmoni. Gjatë rrugës ndaloj dhe bëj ndonjë fotografi.

Vlora, një qytet i madh, por shumë pak makina në rrugë. Tek- tuk sheh ndonjë semafor. Kalimtarët kalojnë rrugën kudo që duan, motoçikletën time as nuk e marrin parasysh si automjet. Heshtje qiellore. Në një kioskë pyes për rrugën. Ku është Fieri? Gjithmonë drejt, më bën me gjeste një grua duke qeshur. Kur hipi në motorr, më thërret nga pas dhe më përshëndet me mirësi. Sa gjë e mirë.

Ngadalë arrij të kuptoj se kuptimi i jetës është tek komunikimi me njëri- tjetrin, si një mënyrë për të qenë reciprokisht të lumtur. Dhe këta njerëz që takoj rrugës, më tregojnë mua se si bëhet kjo gjë, pavarësisht barrierave të gjuhës. Kam akoma fuqi, ndërsa dielli është vendosur në mënyrë vertikale. Udhëtoj drejt Fierit. Kësaj here më në brendësi të vendit, drejt maleve. A janë edhe aty miqësorë? Ky është mendimi që kam në kokë.

Fieri është një qytet i madh, por mua më pëlqejnë zonat rurale dhe vendos të kërkoj një vend në fshatrat fqinje për të pushuar. Një grua më tha se gjashtë kilometra më tej duhet të ketë një hotel, duke më ftuar për të pirë një kafe së bashku. Jo, më vjen keq, dielli po perëndon dhe unë nuk udhëtoj në errësirë, mundohem ta sqaroj.

Por bammmm. Motorri im nuk ndez. Edhe këtë kisha mangët. E di se çfarë ka, por më duhen nja dy orë për ta rregulluar. Ndërkohë dielli është zhdukur dhe unë nuk kam ku të kaloj natën. Shkoj tek shtëpia që kam më pranë dhe pyes nënën e moshuar që më del përpara nëse mund të kaloj natën aty. Ajo kupton vetëm shqip. Dalin djemtë e saj dhe ua bëj pyetjen në anglisht.



Një mikpritje e papritur

Ngurrojnë një sekondë, më pas qeshin. “Po, hajde brenda, do jesh mysafirja jonë”. Motoçikletën e shtyjnë për në oborr. Motra e tyre më servir një kafe të mrekullueshme. Babai dhe fqinjët vijnë brenda. Më pyesin dhe u përgjigjem me qejf. Nga vjen? Ku shkon? A e je e martuar? A ke fëmijë? A do të blesh një shtëpi në Shqipëri? Ku punon? Për çdo pyetje e kam një përgjigje.

Për darkë sjellin produkte të përgatitura vetë: kos, mish pule, vezë, gjithçka nga oborri i fshatit. Më pas më thonë që të fle në dhomë me motrën dhe falë ajrit të freskët gdhihem herët në mëngjes. Detyra e parë, të rregulloj motoçikletën.

Mikpritësit e mi habiten. Më ftojnë për të qëndruar akoma. Por unë duhet të lëviz. Sot pendohem pse nuk qëndrova më shumë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Gusht 2012 12:50
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Amen

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Gusht 2012 18:59
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Hakmarrja ndaj shtetit

----------------------
Ajo qe spegova para pak ditesh mbi shtetin thuhet dhe nga Artan Lame, sigurisht pa thene troc qe nuk kemi patur kurre shtet.
----------------------


Artan Lame - Shumë gjëra kanë pasur inat shqiptarët jetë e mot, por mbi të gjitha kanë urryer shtetin e tyre. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë shtetin e tyre si një mekanizëm që e kanë krijuar vetë, për t’u shërbyer me qëllim që të përmirësojë e organizojë jetën e tyre shoqërore. Jemi mësuar denbabaden ta shohim shtetin si një armik që na vjedh e na vret, që na shtyp e na zhvat. Në më të shumtit e këtyre 100 vjetëve nuk e kemi zgjedhur vetë shtetin tonë, por na është imponuar nga sipër dhe ne kemi qenë të detyruar veç të ulim kokën e të durojmë, apo të përpiqemi t’i bëjmë bisht kur kemi pasur mundësi.

Edhe tani në kohët moderne, pak gjëra kanë ndryshuar në këtë marrëdhënie me shtetin tonë, por ambienti demokratik ndërkombëtar sidoqoftë ia ka vështirësuar disi punën shtetit tonë, që vazhdon si gjithmonë të na rrijë mbi zverk, duke mos bërë asgjë për ne. Dhe me ç’duket, janë pikërisht këto kohë të demokracisë që po na japin mundësinë që edhe të hakmerremi ndaj tij. Kjo e hakmarrjes ndaj shtetit tonë, është shpikje tipike e jona, se në Angli a në Holandë do përpiqeshin të ndryshonin shtetin që t’u përshtatet e t’u shërbejë, ndërsa ne, të paaftë ta ndreqim, thjesht përpiqemi të hakmerremi kur na del në shteg. Dhe tani na ka dalë vërtet në shteg. Kemi një shtet të shkalafitur që s’komandon më gati asgjë dhe që mbahet më këmbë vetëm me parimin bëni çfarë të doni por më lini edhe mua të bëj ç'të dua.

Herë pas here, për t’u dukur sikur dëshiron të barazohet me ne, palo-shteti ndërmerr ndonjë masë gjasme për të hequr apo pakësuar privilegjet e veta. Do heq makinat e pushtetarëve, të drejtorëve e të zv/ministrave – tha Saliu dhe ne u gëzuam. Në vend që të themi: jo, pushtetarët duhet të kenë makinë e shofer, duhet të kenë kushte optimale pune, që kështu t’a kenë mendjen tek puna dhe jo se ku të gjejnë një makinë; ne i biem shkurt, themi mirë bëri që ua hoqi, ata legena le që na vjedhin por kishin edhe makina.

Do ul pagat e larta dhe do pakësoj privilegjet e zyrtarëve – na thotë Saliu dhe ne lumturohemi. Në vend që të kërkojmë që zyrtari të ketë rrogë të lartë, se vetëm kështu ndjehet i sigurt ekonomikisht dhe pas kësaj t’i kërkojmë ta bëjë punën mirë, ne i biem shkurt, e ulim atë në nivelin e mbijetesës dhe pastaj çuditemi që zyrtari e ka mëndjen të vjedhë. E mbani mënt atë barsaletën me doganierin që u çudit në fund të muajit kur firmosi në bordero: “si, paska edhe rrogë kjo punë?!”.

Do heq imunitetet që deputeti dhe gjykatësi të jenë të barabartë me ju, o populli im i thjeshtë dhe punëtor – na thotë Saliu. Dhe ne lumturohemi e thërrasim hiqua legenëve se na shuan e na përvëluan. Në vend që të kërkojmë që gjykatësi e deputeti të ketë imunitet e mbrojtje ligjore, se vetëm ashtu mund të presim të ketë kurajë që, pasi të jetë i mbrojtur vetë të na mbrojë edhe neve e interesat tona.

Shkurt, edhe tani në kohët moderne, kemi zënë udhën e shtrembër. Që shteti që kemi ngritur nuk është serioz kjo bën bel_, por kjo nuk më duket arsye e mjaftueshme që të vazhdojmë njësoj.

Duhet të kërkojmë që zyrtarët të trajtohen mirë, të mbrohen me ligje, të kenë rroga të larta, makinë, kredi për shtëpi, e të tjera benefice që do t’i bënin ta kishin të sigurt jetesën dhe pas kësaj t’u kërkonim llogari për punën. Ja, ua dhamë të gjitha, rroga, zyra, makina, mbrojtje, tani ulni kokën e punoni. Por ne nuk bëjmë këtë. Kënaqeni ta lëmë zyrtarin e shtetit pa asnjë mbrojtje sa për të mbijetuar dhe pastaj e mallkojmë kur ai e ka mëndjen të vjedhë e të plaçkisë për të mbijetuar.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Gusht 2012 20:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Shqiptaret kane identitet mijera vjecar dhe te thuash qe shqiptaret nuk kane shtet, apo e luftojne shtetin etj, duhet te besh analize historike te kultures se shqiptare apo edhe ndonje analize te psikologjise se tyre shoqerore.

Analiza qe fillojne e mbarojne me Saliun, jane plotesisht qesharake. Jane shkrime qe e lexon dhe e harron cfare lexove sapo mbaron se lexuari, se jane njelloj si te gjitha lajmet anti-Sali apo anti-Ed qe lexon per dite.

Kane apo nuk kane shtet shqiptaret, s'ka lidhje fare as me Saliun e as me Edi Ramen. Analiste si Artan Lame jane tejet te politizuar, dhe nuk kane kapacitet te bejne analiza te tilla. Madje ky Lame s'mbaj mend te thote nje here nje fjale te mire kur vjen puna per shqiptaret. I perket atyre kastravecave qe kujtojne se jane trendy kur shan.

Nuk e paskam ditur qe shqiptaret paskan qene kaq te ndryshem, qe te gjithe popujt e tjere paskan pasur shtet, dhe vetem ne jo. Nga ato dy pak gjera qe di nga historia, di qe shqiptaret kane qene te organizuar njelloj si gjithe popujt e tjere, ne cdo kohe qe ta maresh, si ne kohen e perandorive, apo ne kohen e principatave, apo ne cdo kohe tjeter.

Tani ne po perpiqemi te ngreme shtetin modern, te krijuar pak a shume ne kohen kur u krijuan edhe shtetet rreth nesh (dmth me pak vonese, por ne kendveshtrim me te gjere historik, i bie pak a shume). Kemi 100 probleme, por shtetin e kemi ndertuar. Absolutisht te gjitha shtyllat e shtetit ekzistojne, dhe jane si vazhdim historik i elementeve te shtetit qe vijne nga thellesia e historise duke filluar me Kanunin e Leke Dukagjinit, e duke vazhduar me Kuvendin e Burrave si nje forme parlamenti.
Ndonje analize e tille do te ishte me vlere (qe une s'e bej dot), dhe jo analizat e tipit, "hoqi Saliu makinat e deputeteve" dhe shqiptaret nuk paskan shtet.. lol..

Ky Artan Lame eshte nje mi i vogel, qe e ka surratin si nga Anadolli, dhe vetem shan e peshtyn cdo gje shqiptare. Eshte nje qenie e shpifur komplet.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Gusht 2012 20:55
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.