Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të qeshim pak... > Anekdota reale!
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
bruni22
W la mussa

Regjistruar: 30/04/2008
Vendbanimi: mu ke guri, qe bon xixa
Mesazhe: 1800

mu kujtua dicka qe me ka ndodhur para ca vitesh, s'kisha shum koh qe isha ne it.. ateher...

ate dit po dilja nje xhiro me nje shok.
duke ngjitur shkallet e metros (nuk kish shum njerez) 2 shkall me lart nesh 2 gra, njera do ket pas tek 60-tat. e tjetra te te 30-tat nejse...
te shkalla tjeter po zbriste nje... femer e mir
e mua qe sme rrinte dot llapa pa ber komente. filloj duke ber shaka "fantazuar" me k'te shokun...
nje dy tre... s'ju durua me plakes qe kisha para meje, e t'me kthehet. po ik ore djal ne shqiperi e martohu meqe qenke kaq ne hall. shqiptare tjetra... o te zonjen thash me vete. ula koken u dhash kembeve as koken se ktheva dot mbas nga zori qe u ndjeva...

__________________
"tie ciu' in pe de mussa che in carru de bo"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Mars 2010 00:08
bruni22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bruni22 Kliko këtu për të kontaktuar me bruni22 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bruni22 Shto bruni22 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bruni22 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me kujtove njehere ne mense. Ulem te ha vete kur vijne anash nja 3 new entry shqiptare. Fillon njera, po ky, shife, ben sikur se ka mendjen, shif kur te ktheje koken, ky po vdes ta ktheje pak koken, shife kur te ulim kokat qe do ktheje koken. Mu po me dilte ushqimi nga hundet tu mbajt te qeshmen. U be 10 here me veshtire te ktheja koken me pa kush ishin. Ulem te rregulloj kepucet kur shof mini poshte tavolines. Nderkoha njera vazhdonte fantazonte, ca po mendonte ky robi anash, sa e eksitonte prezenca 3 gocave etj. Dhe salla kishte pa frike 300 veta qe mund te terhiqnin vemendjen time. Nderkohe po imagjinoja ndarjen, te çohesha, ti thoja vetem "mirupafshim" dhe te ikja. Tu mendu skenen me kapi e qeshmja me keq, s'po duroja dot. Ne fund nderrun objektin e thashethemit e nuk u mora me pershendetje te dhjera.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Mars 2010 00:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bruni22
W la mussa

Regjistruar: 30/04/2008
Vendbanimi: mu ke guri, qe bon xixa
Mesazhe: 1800

ka te forta ndermjet shqiptaresh, po gjeja me e mir esht te mbash gojen. se kur je ne shoqeri edhe te shpeton ndonje fjal ofendon tjetrin pa ditur gje.

meqe jemi ne tem ofendimesh, k'jo i ndodhi nje shoku, te nje shoku tim isha edhe un prezent. prap ne metro (chiamalo metro) metro me 5 fermata. nejse... stacioni i fundit ne ate koh ishte sens unik, ngaqe po benin punime "te pakten kshu e dinim ne" nuk e dimin qe ish hapur krahu tjeter. tek afrohemi te fermata fundit cohet nje burr i moshuar dhe afrohet te porta ne te djatht qe te zbriste. e shikon ky miku dhe thot... ja ky k... nga vete ner ate krah ky?!! esht k'tej rruga i thot prap ky. ndalon treni i ktheht xhaxhi e i thot, ok un do ktej ti hidhi matan po deshe

imagjino c'te qeshur edhe pse mundohesha ta mbaja mezor prisja te dilja jasht qe te pakten te c'fryhesha

__________________
"tie ciu' in pe de mussa che in carru de bo"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Mars 2010 00:49
bruni22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bruni22 Kliko këtu për të kontaktuar me bruni22 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bruni22 Shto bruni22 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bruni22 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

komplimente te gjitheve ju lutem pranoni

he te gjitha shume interesante, vertete per te bere filme ose skenare

jeni vertete shume te shkelqyer brravo

__________________
zotriu i çdo pune është dije ndërsa zotriu i dijes është sinqeriteti, ambicia dhe vendosmëria në kapjen e saj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2010 04:55
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ksovari Kliko këtu për të kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ksovari Shto ksovari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ksovari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me kujtove njehere ne mense. Ulem te ha vete kur vijne anash nja 3 new entry shqiptare. Fillon njera, po ky, shife, ben sikur se ka mendjen, shif kur te ktheje koken, ky po vdes ta ktheje pak koken, shife kur te ulim kokat qe do ktheje koken. Mu po me dilte ushqimi nga hundet tu mbajt te qeshmen. U be 10 here me veshtire te ktheja koken me pa kush ishin. Ulem te rregulloj kepucet kur shof mini poshte tavolines. Nderkoha njera vazhdonte fantazonte, ca po mendonte ky robi anash, sa e eksitonte prezenca 3 gocave etj. Dhe salla kishte pa frike 300 veta qe mund te terhiqnin vemendjen time. Nderkohe po imagjinoja ndarjen, te çohesha, ti thoja vetem "mirupafshim" dhe te ikja. Tu mendu skenen me kapi e qeshmja me keq, s'po duroja dot. Ne fund nderrun objektin e thashethemit e nuk u mora me pershendetje te dhjera.



Cme kujtoove nje te forten e nje shoqes sime....Ulur me te motren ne nje restorant dhe kur afrohet kamarieri flasin gjermanisht jo gjuhen e tyre...edhe bejne porosine...Kjo shoqja ime nuk rri dot pa komentuar edhe i thote te motres ne gjuhen e saj...bohhhhhhh sa i shemtuar ky,te trembka fare ...E motra mezi mban te qeshuren...ai cuni nuk ndihet...Kur behen per te paguar vjen prape i njejti kamarier,pasi merr pagesen ua kthen ne gjuhen e atyre,po juve nga ca qyteti vini se dhe une qe andej vij...Ajo sshoqja ime ishte ngritur me koke ulur dhe kish dale

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2010 06:53
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Ma nisen ne e-mail kete...

Subject: "Cajupi" i viteve 2000

Keto vargje, jane nje variant i ri i poezise "Kurbeti" te Cajupit


Varet ku ndodhesh

Demiri Nexhin e donte shumë,
Por u martuan pa bërë zhurmë
Shpejt celebrimin, një tuf' me lule
Dhe muaj mjalti bënë në hyrje.
Ditë kaluan, kaluan muaj,
Lezeti doli si burr'e grua.
Në vend të seksit, të dy çdo natë,
Mendjen e vrisnin: S'dalin paratë.
Pa, ç'pa Demiri, filloi t'lëvizë.
Hyri në borxh, bleu një vizë.
Gjeti një shok që kish taksi:
-Nexhi, po nisem për në Greqi!
Gruaja qau, u mërzit shumë.
Pestetreherë tha: Qyqja unë!
Por ç' halle kishin, e dinte mirë,
Ndaj "rrugtëmbarë" tha pa dëshirë.
Shpirt, shtoi pastaj, të më premtosh,
Nëpër Greqi, ngado të shkosh,
Dua të mbetesh Demiri vjetër.
Mos më tradhto me asnjë tjetër!
-Kurrë, e dashur! Mos u mërzit!
Ta garantoj me qintpërqint.
Po edhe koha s'më premton fare.
Vizën e kam veç njëvjeçare.
Dhe unë, këtu, ty do të pres.
S'shkoj me kënd tjetër, ta di se vdes
S'më hyn në sy as më i miri.
Ia tregoj vendin çdo lloj qafiri.
E dhanë premtimin, pastaj u puthën,
U nis Demiri, e mori rrugën.
Në Greqi mbrriti që atë natë,
Tek ca të afërm në Kallamatë.

Mirë s'i erdhi, por nuk e zgjati
Ishte Demir, u bë Sokratis.
Pak kohë më vonë, për pak lefta,
Në një kuzhinë gjeti dhulja.
Dhulepste shumë, gjer në të gdhirë.
Kur kish pushim, rrinte veç shtrirë.
Gjë tjetër s'dinte punë e shtëpi,
Rrallepërmall një gotë krasi.

Siga - siga, afroi viti.
Një ditë erdhën ca shokë sto spiti.
Eja me ne, Demir, bre burrë!
Shkoi një vit, ti ske dalë kurrë.
Rezistoi pak, por s'kish ç'të bënte,
I kishte shokë, ia mbushën mendjen.
Dolën sëbashku, të gjithë parea.
E morën rrugën nga kafeneja...
.Goxha megallo ishte taverna.
Të ngrënë, të pirë, kishte dhe femra.
Vera Demirit faqet ia skuqi
E shpirtin peshë ia çoi buzuqi.
Mesin e natës kur e lanë pas,
Nj'alamet femër erdhi u qas.
Dukej sëlargu që ishte zuskë.
Një shok në vesh: E njoh, është ruskë.
Po të pëlqen, mundet t'i thuash.
Jepi leftanë, bëji çtë duash.
Ai nuk priti dy herë ti thonë.
E mori ruskën, zuri një dhomë.
Drejt tek krevati shkuan pa fjalë
Edhe u zhveshën ngadale - ngadalë.

U shtri ajo, ai po lart.
Përpjetë Demirit i hidhej zemra.
Kishte një vit, s'dinte çish femra.
Po atë çast iu errën sytë.
Porsi rrufe kur kthjellt është qielli,
Përpara syve i doli Nexhi.
Mirë s'kish filluar, në çast e hoqi.
Me sa zë kishte, bërtiti: Oqi!
Ruskës i tha tek vishte brekët:
Nuk e beje dot.C'ti bëj gjinekës!

Ç'ta zgjat më shumë, kaq historia.
Një javë më vonë, stin Allvania.
Xhepin me pare, një thes me plaçka.
Gruaja priste, kish dalë përjashta.
Pasi u puthën, u panë, u çmallën,
Pa qejf Demiri, e mori fjalën.
Fill e për pe, ndonse i lodhur,
Tregoi me ruskën ç'i kishte ndodhur.
Qyqja, Demir! I zi, ç'më thua!
Të paska ngjarë njësoj si mua!
Po ti, shyqyr Zotit, ke qënë me fat!
Munde të ikje, se ishe lart.
Me erdhen dhe mua prapë ment në kokë.
Desha të ikja, po isha poshtë!

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2010 07:41
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petter Kliko këtu për të kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Petter Shto Petter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Nje gallate e fresket,

Jam duke pire nje kafe me nje shok...

I them: Kush ka qene ai "budalla" qe shpiku krevatin dopjo, e hengert mortja me mire.

Pse? -me tha.

Po si pse - i them. Kur robi osht ne kulmin e gjumit, fillo e gerret tjetri, si pa gjo t'keq t'shty me shkelma, mos me thene dhe te fundit, qe p****

Me shikon i habitur shoku dhe me kthen pergjigje gjithe seriozitet...

Ai qe e shpiku krevatin dopjo ka vdek ne vetmi prandaj e shpiku - thote

-I them pse tashi me krevat dopjo do vdesin dyshe

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Maj 2010 13:50
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Hey pike e zez qe ne mengjes te bejne ca lloj pytjesh qe s'i pret :D

crrrrr telefoni

Prezantohet njeri. I ben reklama nje lloj siguracioni per aksidentet e jetes se perditshme etc.

E lej te flasi te shoh se ku do te dali...me pak fjale kerkonte te me siguronte 3 muaj falas dhe nqs s'do isha e kenaqur duhej t'i merrja ne tel dhe te anulloja kontraten. Nuk jam aspak dakort ...nejse. Biseda zgjat 15 min afersisht.

Tani pyetjet qe 'vrasin' gjithe seriozitet tipi thote,

- Jeni me pak se 70 vjec?

I them, - pse per aq ju jap pershtypjen?

- Buzeqesh, i tregoj moshen time reale.

Ai, pa ditur statusin tim vazhdon - Po burri juaj me pak se 70 vjec eshte?

I them - Jo, eshte 60 vjec, u martova per leket qe kishte


Thashe me vete, sa idiot , ti i thua sa vjec je pak me pare...ai i bie fyellit ne te njejten brime. E kishte mesuar mire kengen sic duket.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Korrik 2010 14:36
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Re: Hey pike e zez qe ne mengjes te bejne ca lloj pytjesh qe s'i pret :D

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
crrrrr telefoni

Prezantohet njeri. I ben reklama nje lloj siguracioni per aksidentet e jetes se perditshme etc.

E lej te flasi te shoh se ku do te dali...me pak fjale kerkonte te me siguronte 3 muaj falas dhe nqs s'do isha e kenaqur duhej t'i merrja ne tel dhe te anulloja kontraten. Nuk jam aspak dakort ...nejse. Biseda zgjat 15 min afersisht.

Tani pyetjet qe 'vrasin' gjithe seriozitet tipi thote,

- Jeni me pak se 70 vjec?

I them, - pse per aq ju jap pershtypjen?

- Buzeqesh, i tregoj moshen time reale.

Ai, pa ditur statusin tim vazhdon - Po burri juaj me pak se 70 vjec eshte?

I them - Jo, eshte 60 vjec, u martova per leket qe kishte


Thashe me vete, sa idiot , ti i thua sa vjec je pak me pare...ai i bie fyellit ne te njejten brime. E kishte mesuar mire kengen sic duket.




O cicil o cicil, ti edhe po te besh mbi 100 vite prap nuk do plakesh se te mban humori origjinal.

__________________
zotriu i çdo pune është dije ndërsa zotriu i dijes është sinqeriteti, ambicia dhe vendosmëria në kapjen e saj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Gusht 2010 04:26
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ksovari Kliko këtu për të kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ksovari Shto ksovari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ksovari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Mos ka qene ne forumi Horizont ai moj. Pa pyet Fajen se ai i ben keto lojna dhe hiqet si shenjtor.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Gusht 2010 04:39
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të qeshim pak... > Anekdota reale!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.