arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Se dyti, kjo eshte teper e rendesishme, duhet paragraf tjeter.
Rrofte PPSH me shokun ENVER ne krye. Mentaliteti komunist paska tejkaluar mendimet aktuale per tu futur ne mentalitet. Tashme nuk e leviz qeni bishtin, por bishti qenin. Tani nuk i zgjedh populli politikanet, por jane politikanet qe i tregojne popullit cfare te beje. Sa keq. Kete perceptim kisha edhe ne Shqiperi viziten e fundit. Qeveritare si kalores qe ulerasin si grifsha se populli duhet te jete keshtu dhe jo ashtu, se nuk duhet te shkojme ketej por andej, qe nuk duhet te korruptohemi, qe nuk duhet te vrasim mamallaret, qe duhet te puthin Evropen, jo prit, Ameriken, jo prit, Turqine. Bla bla bla.
Cdo qeveri shqitpare ka marre virusin prej Skenderbeu qe do ndryshoje popullin, qe do e udheheqe gjekundi, pa kuptuar qe populli e zgjedh pikerisht se perfaqson vetveten, ne korrupsion, ne oligarki, ne poshtersi.
Me keqardhje kuptoj se mendje-ngriturit e jashte-Shqiperise mbartkan me vete te njejten ide, se populli eshte dele, turme, derr, kot, prandaj duhet udhehequr nga keto qenie intelektuale qe e çojne andej nga duhet. Psh per momentin nga Evropa, por nqs Kina behet me e forte, edhe nga Kina.
Qafsh plaken arturm, akoma fluturon me endrrat e xhaxhit? Akoma kujton se politikanet jane qenie te mbinatyrshme (me qaftesi te mbinatyrshme) qe populli i kupton, i voton dhe i ndjek qe te gjeje rrugen shpirterore te se ardhmes? Keto 20 vjet se ke vene hiç mendjen ne pune? As per Shqiperine, as per Italine?
Fajtor!
Un e njof Xhaxhin aq sa e njef edhe ti sepse kam pershtypjen qe kemi te njejten moshe (pavaresisht se une punoj dhe ti studion ... akoma). Prandaj nuk kam pasur mundesine te indoktrinohem nga ai.
Sa per torine time, natyrisht (si zakonisht) po e denigron muhabetin.
"E vetmja gje qe eshte absolute eshte qe c'do gje eshte relative" - ka thene dikush (qe ndoshta ti mund ta futesh ne radhen e "popullit").
Nuk diskutohet qe ka nje raport leader/popull dhe asnjehere s'mund te beje njeri pa tjetrin dhe e kunderta. Por, rolin me te madh ne kete binom e ka absolutisht leaderi (natyrisht ne leader mund te fusim nje person te vetem ose edhe nje klase politike).
Per te dhene nje shembull te asaj qe duhet te them:
Hitleri: I zgjedhur me votime demokratike (apo jo?). Nje njeri i shkurter, brun, me sy te zi, i shemtuar tek zoti, i mbushi mendjen nje populli te tere qe raza e paster duhet te jete e gjete, bionde, me sy te kalter, dhe shume e bukur. Perfundimi, e coi ne rrenoje ate popull.
Ghandi: I mbushi mendjen nje populli e tere qe liria mund te fitohet edhe me jodhune. Dhe e nxorri ne drite ate popull.
Natyrisht, leaderit i duhet populli per ta cuar perpara idene e tij, dhe popullit i duhet leaderi per te realizuar zgjuarsine/budallallekun e tij, por peshorja anon shume ne anen e leaderit.
Nje rast tjeter bashkohes eshte ai midis Bushit dhe Obames. Po te kish vizionin e Obames Bushi ne politiken e jashtme amerikane, do kishte disa ekuilibra te tjere ne bote sot apo jo? Cfare ndryshoi ne kete rast, populli amerikan apo leaderi?
Shembulli qe sjell ti me Xhaxhin Enver nuk eshte ne favor te tezes tende, por te time. Pse s'e hodhi populli Enverin por e nenshtroi Enveri ate?
Sqarim: perseris qe leaderi mund te nenkuptohet si person apo si klase politike.
Modifikuar nga arturm datë 07/02/2010 ora 14:48
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|