al74
hamall
Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675
|
Re: Marrin peng gruan shtatzane dhe duan te abrotoje qe te prostituohet
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
MILANO-Një histori "ferri" me protagonistë tre shqiptarë vjen nga Milano. Një shtetase bullgare shtatzënë është rrëmbyer në Malpensa, është mbajtur e mbyllur për tri ditë, i është injektuar një medikament për të abortuar, por për fatin e saj të mirë, "vaksina" e shqiptarëve nuk ka dhënë efekt. "Pengu" është vetë-hedhur nga ballkoni i banesës, në të cilën ishte ngujuar dhe aty afër është gjendur një efektiv i policisë rrugore, i cili ka marrë të panjohurën në mbrojtje duke mësuar edhe të vërtetën e një trilleri të rrallë të kriminalitetit që zhvillohej në Milano. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme e për pasojë janë arrestuar tre shqiptarët dhe janë liruar edhe dy "pengje" të tjera, të cilat ishin shtetase rumune por që prostituonin për llogari të tre shqiptarëve që janë me origjinë nga Veriu i Shqipërisë. Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane sipas të cilave tre autorët e kësaj ngjarjeje të rrallë janë Kolë Lepuri, 44 vjeç, Aleks dhe Altin Thekna, përkatësisht 30 dhe 22-vjeçar.
Historia
Shqiptarët kanë mundur të hyjnë në tratativa për t'i gjetur punë 33-vjeçares nga Bullgaria, e për pasojë në saje të punës i janë premtuar edhe dokumentet. Gruaja, e cila ishte shtatzënë dhe sipas të dhënave priste një djalë, ka besuar premtimin e shqiptarëve dhe në aeroportin e Malpensës është pritur prej tyre. Pritësit e kanë marrë gruan nga aty dhe e kanë dërguar në një banesë, e cila shërbente si pikë "grumbullimi" femrash, të cilat ishin të punësuarat e shqiptarëve. Bullgarja në shtëpinë e shqiptarëve ka gjetur edhe dy vajza rumune, të cilat prostituonin për llogari të shqiptarëve ndërsa bullgares i është injektuar një medikament për të mundësuar abortin e fëmijës së saj. Gjithçka ka shkuar në favorin e saj kur medikamenti nuk ka dhënë asnjë shenjë e për pasojë gruaja ka mundur të shpëtojë fëmijën e vet. Për të dalë nga shtëpia ku ishte mbyllur, e rrëmbyera është hedhur nga ballkoni i banesës. Një punonjës policia ka parë gruan dhe pas dhënies së ndihmës së parë ka mësuar edhe historinë e "përbindëshave" që e kishin mbajtur mbyllur 33-vjeçaren. Policia ka ndërhyrë mëngjesin e të martës duke bërë të mundur arrestimin e të tre "pengmarrësve", duke "liruar" dy rumunet dhe duke nisur hetimet mbi krimet e autorëve. Rrëmbim, tentativë vrasjeje, shfrytëzim prostitucioni janë akuzat e deritanishme, për të cilat do të hetohen, por policia vendase ka bërë me dije se shqiptarët po hetohen edhe për krime të tjera.
-------------------------------------
Lajmi italisht:
http://milano.repubblica.it/cronaca...resti-18015647/
Tronditja e opinionit publik rikthehet prape. Tashme historia e filmit "Taken" nuk mund te mohohet. Jo ne Paris por ne Milano, shqiptare nga veriu marrin peng nje vajze ne aeroport... Ama kete bullgaren duan ta bejne te abortoje. Realiteti ia kalon gjithmone fantazise.
uhhh sa histori te tilla ka. kshu ne dukje duket tragjedi po ne i dalte fundi te vertetes ( nuk besoj se do e shkruajne me germa kapitale) po 90 % eshte trillim.
nuk i han me njeri kto . shumica e femrave qe dalin rrugeve e bejne me vetedije tashme.
me keqardhje po kjo eshte e verteta. trekendesh pa pike lidhje shqiptar-rumun-bullgar . perralle edhe kjo.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|