Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme.
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Annika
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: suedi
Mesazhe: 42

Sa i vogël mu duk presidenti ynë.

Shumë i vogël mu duk presidenti ynë
Nuk u desh shumë kohë o Varka e ti Rajmond që të kuptojmë se Bamir Topi nuk e meritonte presidencën.
Kur e dëgjova të fliste në konferencën për shtyp, ku i kundërvihej Blushit si ato fëmijët në kopësht, "të vjen inat ty se mua edukatorja ma dha mollën më të madhe", t'ju them të drejtën doja të ndërroja kanal e të mos e shihnja më.

Mirë e ka Artan Lamja, na u zëmërua mbreti pse dikush i tha të vërtetën, ishte LAKURIQ.
Në forumin tonë parashikuesit duhen përgëzuar.
Vetëm më vjen keq nëse këta do përbënin më të shumtë jashtë vëndit se brënda vëndit.

__________________
cfarë do mbjellësh do korrësh

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Tetor 2007 03:46
Annika nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Annika Kliko këtu për të kontaktuar me Annika (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Annika Shto Annika në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Annika në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

bravo anika bravo sa shpejt i ndani njerezit ne te mire dhe te keqinj..
Meqenese ti ja vure noten cte themi ne te tjeret ashtu sic thua (do) ti, por duhet te kesh dhe veti te mbinatyrshme qe del ne keto konkluzine te tilla per presidentin se sic e thashe dhe me lart mua me rezulton krej e kunderta sepse jo per gje por sa takime ka bere me personalitete te huaja topi ne ndihme te ceshtjes kosovare dhe futjes se shqiperise ne be ne dy muaj skane bere gjithe ish presidentet e shiqperise ne 10 vjet,
Por firmosja e shkarkimit te sollakut nga roli i kryeprokurorit se shpejti do jete dhe nje plus i madh per presidentin bamir topi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Tetor 2007 04:39
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Annika
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: suedi
Mesazhe: 42

i vogli president

i ziu varka, qënke për të qarë hallin

__________________
cfarë do mbjellësh do korrësh

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Tetor 2007 20:51
Annika nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Annika Kliko këtu për të kontaktuar me Annika (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Annika Shto Annika në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Annika në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Re: i vogli president

Citim:
Po citoj ato që tha Annika
i ziu varka, qënke për të qarë hallin


Annika me thuaj te lutem perse varka qenka per te qare hallin?
Apo mos valle varka mendon ndryshe nga ti dhe kjo gje ben qe ti qash hallin?
Here tjeter perpiquni te mos ofendoni njerzit dhe te jepni nje mendim kritik rreth atyre qe shprehni.
Kete gje urrej tek njerzit ,mos pranimi i opinionit te tjetrit me ane te ofezes.

Hajd ja kalofshi mire nga Diabolic A'S

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Tetor 2007 21:08
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

i vogli president
i ziu varka

e madhja annika
e bardha annika
keshtu duhet te jesh patjeter ti kur etiketon te tjeret.
miqesisht po te jap nje keshille mos hyre neper debate dhe tema qe se ke idene se cbehet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Tetor 2007 22:55
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Sa i vogël mu duk presidenti ynë.

Citim:
Po citoj ato që tha Annika
Shumë i vogël mu duk presidenti ynë
Nuk u desh shumë kohë o Varka e ti Rajmond që të kuptojmë se Bamir Topi nuk e meritonte presidencën.
Kur e dëgjova të fliste në konferencën për shtyp, ku i kundërvihej Blushit si ato fëmijët në kopësht, "të vjen inat ty se mua edukatorja ma dha mollën më të madhe", t'ju them të drejtën doja të ndërroja kanal e të mos e shihnja më.

Mirë e ka Artan Lamja, na u zëmërua mbreti pse dikush i tha të vërtetën, ishte LAKURIQ.
Në forumin tonë parashikuesit duhen përgëzuar.
Vetëm më vjen keq nëse këta do përbënin më të shumtë jashtë vëndit se brënda vëndit.

dmth ti kundervihesh Benit nuk meriton te jesh president. Prit ta mendoj dhe njeher hahahahahahhahah .

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Tetor 2007 00:34
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Kercenimi

Nga Neshat Tozaj
Ne e dëgjuam kërcënimin haptazi dhe përpara gjithë popullit shqiptar që Presidenti Bamir Topi bëri ndaj Ben Blushit. Dhe ky ndoshta është mesazhi i parë publik, i sinqertë, i ambalazhuar politikisht, i Presidentit për një figurë përfaqësuese të opozitës. Në kërcënimin e Presidentit Topi se do ta paditë penalisht për shpifje, (kërcënim i Komandantit të Forcave të Armatosura dhe i Kryetarit të KLD), u vu re më tepër (dhe kjo duhet marrë në konsideratë) se Presidenti i Republikës nuk është larguar ende nga shfaqjet e hapura të mburrjeve të adoleshencës. Kështu, ai e shpjegoi konstatimin e Blushit për të si një inat të Blushit, si inatin e një njeriu që dikur të barabartë me Topin (Të dy ishin kryetarë të grupeve parlamentare respektive dhe ndërsa Topi u ngrit e u bë president, Blushi e humbi dhe këtë detyrë). Ndërsa kërcënimin e tij e mbështeti mbi psikologjinë e adoleshencës: "...po erdhe nga lagjia ime... dhe unë jam bërë i madh tani dhe do të të bëj atë që s'mund ta mendosh..."Me që jemi në fazën kur po "rishkruhet historia" bëjmë mirë të shpjegojmë, për zotin President se Ben Blushi është një nga studentët e spikatur të Dhjetorit 1990. (Greva e tij e urisë, edhe pse ka kaluar në anën e socialistëve është e barazvlefshme me grevën e urisë të atyre që kanë mbetur me PD.Ben Blushi është një nga gazetarët e parë me shumë autoritet dhe emër i RD. Autoritetin i tij e krijoi me punën e tij, me diapazonin e kulturës së tij demokratike, të individualitetit të tij dhe të personalitetit të tij. Ben Blushi, që Presidenti po e kërcënon sot haptazi, nuk vjen nga anonimati. Ai ka një të kaluar që e bëjnë figurën e tij të besueshme për të gjithë. Nëse Presidenti i Republikës, ishnënkryetar i Partisë Demokratike nuk e di apo nuk do ta dijë këtë fakt, kjo nuk përbën as lajm dhe as lajm të rëndësishëm.Ka një moment në zhvillimet e Gazetës RD kur Ben Blushi, së bashku me gjashtë gazetarë të tjerë, dhanë dorëheqjen nga kjo gazetë për shkak të luftës pa moral dhe rolit të turpshëm që u kërkonte të luanin lidershipi i PD. Ky moment, nga pikëpamja e historisë apo e "rishkrimit të historisë", duhet vlerësuar. Ky akt duhet çmuar si qëndresa intelektuale e gazetarëve që sakrifikuan për indipedencën e pikëpamjeve të tyre dhe që të mos bëheshin vegël e "Zyrës së shtypit" apo e "shtypësit të Zyrave dhe të mendimit të lirë". Në biografinë politike dhe morale të Ben Blushit kjo është një pikë e rëndësishme dhe do të bënte ziliqar jo vetëm Presidentin e sotëm, që nuk dihet ç'ka bërë në atë periudhë të krijimit dhe rritjes së opozitës antikomuniste, por që dihet sa i paaftë dhe servil është treguar kur ishte Kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Për shtatë shkelje kushtetuese, të konstatuara nga një shumicë mediash, të kritikuara një për një nga deputeti S. Ngjela dhe të konsideruara antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Republikës, Presidenti i sotëm as që e ngriti ndonjëherë zërin. Ai ecte përpara drejt "misionit" të tij për postin e Presidentit që do të "prishte balancën" me Ben Blushin.Pa dashur të marr anën e Blushit në këtë "konflikt të të mëdhenjve" do të nënvizoja që zgjedhja e Presidentit në Shqipëri nuk është konsensuale. Ishte dashur që ta propozonte opozita (nga radhët e saj apo nga inteligjenca e pavarur apo shoqëria civile) dhe ta jepte konsensusin mazhoranca. Zgjedhja e presidentit me gjashtë vota mercenarësh e ka nxjerrë korrupsionin në ballë të vendit. Pra me korrupsion jo vetëm mund të bëhesh i pasur, por dhe mund të marrësh çdo post. Dhe nëse "balancimet" e konkurencës së ndershme prishen në këtë mënyrë, në këtë vend mungon konkurenca e ndershme dhe ajo është zëvendësuar nga prostitucioni politik. Mua nuk më duket aspak e çuditshme që, në Tiranë, Presidenti i Republikës kërcënon një deputet, personalitet, për mendimin e lirë dhe në Bruksel, Kryeministri deklaron se, për të respektuar fjalën e lirë të mediave do të rishikojë Kodin Penal me qëllim që të hiqen dënimet për gazetarët. Mosrespektimi i principeve bazë është tipik për ata që nuk ndjehen demokratë në mendime dhe në veprime, por ndjehen bajraktarë apo bajraktarucë.Në Kuvend, një tjetër figurë, Kryetarja, zhvillon një luftë "me mullinjtë e erës". Ajo afishon fotografi arkivore me gjyqet e një shekulli më parë duke mburrur parlamentarët e mbretërisë shqiptare dhe duke stigmatizuar gjyqet politike të komunistëve sapo morën pushtetin. Ajo flet si Avdi Mamani që delte çdo ditë në pazar me një shkop në të cilin kishte skalitur një figurë kundër pushtuesit. Kryetarja e Parlamentit do të tregojë me "gjuhën e urrejtjes" se derivati i Zogut sot janë demokratët ndërsa derivati i komunistëve janë të majtët. Ajo vazhdon, nëpërmjet naivitetit, t'i hedhë "dru zjarrit të urrejtjes" dhe këtë e bën në institucionin ku e ka zyrën. Idetë e saj shkojnë edhe më thellë: të parët janë jaratisur nga zoti për të qeverisur dhe të dytët, pasaardhësit e kriminelëve të kuq, duhet të qeverisen me dorë të hekurt, të mbahen nën kontroll. Më tej kjo do të thotë se, për të realizuar këtë strategji, pushteti duhet përjetësuar në "mënyrë demokratike". Me një fjalë strategjia nuk ka ndryshuar: Të zgjedhurit e zotit do të donin të qëndronin pa fund në pushtet. E gjithë historia, por edhe ajo që do të rishkruhet "objektivisht" ka dëshmuar (edhe tek muret e zyrave të Kuvendit, përbri Bulevardit të Madh) se "të zgjedhurit", i kanë dhënë vlera Shqipërisë, (Ti Atdhe më jep nder apo e kundërta?!!). Nëse strategjia nuk ka ndryshuar, Taktika disi ka ndryshuar. Privatizimi i pushtetit është bërë në mënyrë "të butë" e "të ëmbël", (një "grusht shteti i ëmbël" e jo si deri në 1997), institucionet e pavarura kanë rënë një nga një. Tani kemi mbetur tek Prokurori i Përgjithshëm dhe pastaj (megjithëse ka "shfryrë" edhe tani, po i vjen radha SHIK-ut). Mirëpo sado "ta fshehin kokën në rërë" autorët e mentaliteteve të tilla, jehona e veprimeve po e ndot shumë ajrin.Vet nënçmimi i të tjerëve, si në rastin e Ben Blushit, për të treguar sa lart ke hipur, të kujton "arien e krimbit""Më thuaj vëlla atje lart, si je ngjitur?Duke u zvarritur vëlla, duke u zvarritur".

Zeri i Popullit
----------------------------------
Kush eshte Neshat Tozaj...Ai qe ka punuar ne Sgurim...U ftyra me dy faqe..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Nëntor 2007 19:36
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Berisha: I pari që është blerë për zgjedhjen e Topit është Edi Rama
Nga A. Maho
Kryeministri Berisha deklaroi dje se zgjedhja e Bamir Topit në krye të shtetit është bërë me ndihmën e kryetarit të PS, Edi Rama. Gjatë një replike me deputetin e PS, Blendi Klosi, i cili e akuzoi kryeministrin për blerje të votave për zgjedhjen e Topit, Berisha tha se kontributin kryesor për zgjedhjen e Topit e ka dhënë Edi Rama dhe në prezencë kanë qenë dhe tre dëshmitarë të tjerë. “Në rast se është blerë kush për zgjedhjen e presidentit, i pari që është blerë, është kryetari i partisë së tij, se unë operacionin më kryesor e kreva me ndihmën e tij. Absolutisht po. Por ju keni frikë. Ju më keni mua si tabelë qitjeje, sepse ju e dini që unë duroj e duroj. Ju flisni, flisni, por matini ca gjëra. Unë operacionin paqësor, thelbësor, kirurgjikal për atë proces e bëra me kryetarin tënd dhe e kam bërë me tre dëshmitarë. Mos më bëj t’i nxjerr këtu dëshmitarët. I pari është Neritan Ceka. Mos më shty të vazhdoj më tutje. O socialistë të dashur, të nderuar, Zoti ju ruajt nga njerëzit e mirë juve!”, - tha Berisha.

Kjo është një tjetër dëshmi e ardhur nga kryeministri Berisha, e cila hedh dritë mbi rrjedhën e ngjarjeve që çuan në zgjedhjen e presidentit. Vetëm pak kohë më parë, deputeti i PS, Ben Blushi, pati një debat me vetë kreun e shtetit, Bamir Topi, në lidhje me votat që ky i fundit mori për zgjedhjen e tij në krye të shtetit. Nga ana e tij, Topi reagoi, duke u shprehur se deklaratat e Blushit nuk janë gjë tjetër vetëm se zili për karrierën e tij politike. Nga ana e saj, opozita vazhdon të akuzojë mazhorancën për blerje votash nga ana e saj. Nga ana e saj, mazhoranca e ka konsideruar zgjedhjen e presidentit të vendit si procesin më legjitim dhe transparent të ndodhur në të gjithë këto vite demokraci.

------------------------------------------------------------------------------------------------

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2007 01:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Berisha: I pari që është blerë për zgjedhjen e Topit është Edi Rama
Nga A. Maho
Kryeministri Berisha deklaroi dje se zgjedhja e Bamir Topit në krye të shtetit është bërë me ndihmën e kryetarit të PS, Edi Rama. Gjatë një replike me deputetin e PS, Blendi Klosi, i cili e akuzoi kryeministrin për blerje të votave për zgjedhjen e Topit, Berisha tha se kontributin kryesor për zgjedhjen e Topit e ka dhënë Edi Rama dhe në prezencë kanë qenë dhe tre dëshmitarë të tjerë. “Në rast se është blerë kush për zgjedhjen e presidentit, i pari që është blerë, është kryetari i partisë së tij, se unë operacionin më kryesor e kreva me ndihmën e tij. Absolutisht po. Por ju keni frikë. Ju më keni mua si tabelë qitjeje, sepse ju e dini që unë duroj e duroj. Ju flisni, flisni, por matini ca gjëra. Unë operacionin paqësor, thelbësor, kirurgjikal për atë proces e bëra me kryetarin tënd dhe e kam bërë me tre dëshmitarë. Mos më bëj t’i nxjerr këtu dëshmitarët. I pari është Neritan Ceka. Mos më shty të vazhdoj më tutje. O socialistë të dashur, të nderuar, Zoti ju ruajt nga njerëzit e mirë juve!”, - tha Berisha.

Kjo është një tjetër dëshmi e ardhur nga kryeministri Berisha, e cila hedh dritë mbi rrjedhën e ngjarjeve që çuan në zgjedhjen e presidentit. Vetëm pak kohë më parë, deputeti i PS, Ben Blushi, pati një debat me vetë kreun e shtetit, Bamir Topi, në lidhje me votat që ky i fundit mori për zgjedhjen e tij në krye të shtetit. Nga ana e tij, Topi reagoi, duke u shprehur se deklaratat e Blushit nuk janë gjë tjetër vetëm se zili për karrierën e tij politike. Nga ana e saj, opozita vazhdon të akuzojë mazhorancën për blerje votash nga ana e saj. Nga ana e saj, mazhoranca e ka konsideruar zgjedhjen e presidentit të vendit si procesin më legjitim dhe transparent të ndodhur në të gjithë këto vite demokraci.

-----------------------------------------------------------

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2007 01:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Doktori ua plasi mu ne fytyre Ben Blusherve,miushit Brace $ Co,prandaj eshte mire qe ata ta mbyllin sqepin e mos te grijne sallat ne parlament e ne konferenca shtypi.Keta persona t'i marrin ere m...t qe ka bere Edvini tani.Kush eshte i korruptuari ne kete rast?Nuk e dijme se si do t'ja vendosin emrin ketij dobici qe u zbuloi Saliu ne parlament.Pse nuk u kunderpergjigj Neritani,por heshti?E pra ai ishte nje fakt qe tregon se sa thelle ka hyre korrupsioni tek PS.Per mendimin tim bomba qe hodhi Saliu dje do ta beje Edvinin me paralize spaciale,duke i shtremberuar gojen.Shqiptaret dhe elektorati i PS mesuan se kush eshte fytyra e vertet e E Rames.Nje goditje fatale per ate qe po bredh arave e fushave te Shqiperise.Po vertetohen ato qe po thote ish kryetari i PS mafiozi Nano.Berisha ju beri nje favor te madh nanoisteve,por jo Shqiperise e shqiptareve.Askush nuk duhet te genjehet nga ato qe propogandon Nano ******hata.Riciklimi  politiki Nanos zgjat jeten e te vjeterve ne politike,edhe te vete doktorit.

Puntori a ke vene re se si jane strukur te majtet ekstremist te forumit.Ju ka ngelur vetem te shajne e te fyejne.Kjo tregon se sa parashikimet e tyre jane te pa shpresa.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2007 17:59
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:03 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.