Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...
Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Vjedhja e votës si dhunë strukturore

Gjatë kësaj periudhe të debatit të kutive dëgjoj shpesh pyetjen: zotëri je për hapjen e kutive apo jo? Dhe kjo pyetje sikur transkriptohet në pyetjen: je me qeverinë apo je me opozitën. Ky polarizim pa kushte i njerëzve: o me qeverinë o me opozitën gjykoj se nuk është thjesht rezultat i pavetëdijshëm i luftës politike, përkundrazi, është në kulturën politike të të dy palëve. Në këtë aspekt kanë të drejtë ata që thotë se dy njerëzit që janë më pak të interesuar se kuzhdo tjetër për hapjen e kutive janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Sepse këta të dy, si tipologji lideri e kulturë politike, mbijetojnë politikisht pikërisht në sajë të polarizimit të ashpër që krijojnë raste të tilla si ky i hapjes ose jo i kutive, që vazhdon t’i ndajë njerëzit në “o me mua, o kundra meje.”
Personalisht ka kohë që, me bindjen e përvojës së gjatë, e refuzoj këtë ndarje që e ka bërë shoqërinë peng të dy partive të mëdha, që jo rrallë i kam quajtur edhe banda. Prandaj do të vazhdoj të shkruaj e flas pikërisht në emër të daljes nga kjo pengmarrje.
Nga ky këndvështrim i imi, ajo që nuk më zhgënjen në debatin e kutive është fakti se dëgjoj vazhdimisht në retorikën e opozitës se hapja e kutive do ta zgjidhte më në fund problemin e zgjedhjeve - “do t’i japë fund manipulimit njëzet vjeçar me zgjedhjet” - është një shprehje që dëgjohet thuajse çdo ditë në lajme që lidhen me deklarata të PS. Lideri i saj Rama, kur u drejtohet ndërkombëtarëve, u thotë se ky turp i trajtimit të shqiptarëve jashtë standarteve me të cilat evropianët trajtojnë veten duhet të marrë fund, se ne meritojmë të trajtohemi me standartet e tyre dhe hapja e kutive do të sigurojë këtë. Po a është vallë kaq e thjeshtë?
E kam thënë dhe e përsëris se protestat për hapjen e kutive janë të drejta në vetvete dhe kanë rritur sensibilitetin ndaj zgjedhjeve, por, nga ana tjetër kundërshtoj mistifikimin e hapjes së kutive apo përdorimin e tyre për qëllime të tjera nga përmirësimi i lirisë së zgjedhjeve. Kjo është negative njëlloj sikurse ka qenë negativ përdorimi i luftës kundër korrupsionit nga ana e Berishës, për qëllime të tjera nga lufta kundër korrupsionit, sepse një luftë e tillë e aborton një çështje. Dhe gjykoj se tashmë, përsa i përket hapjes së kutive, kemi kaluar në kufijt e abortimit.
Çfarë kërkon PS-ja publikisht? Një komision parlamentar që do të bëjë një shqyrtim të thellë e të plotë të zgjedhjeve ku hyn edhe hapja e kutive, dhe kjo, jo me synim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, por për të marrë masa e vendime e hartime projektligjesh që të evitojnë, në të ardhmen, abuzime të tjera me zgjedhjet. Por, nëse është kështu dhe qëllimi është ky, atëhere le ta marrim si të dhënë faktin se në kutitë ka tjetër rezultat, çka të gjithë e dimë se nuk është çudi. Madje çudi do të ishte sikur të provohej, me hapjen e kutive, se rezultati është ay që kanë firmosur komisionerët. Dhe hajde të ndërtojmë komisionin dhe projektet e përmirësimit të zgjedhjeve të ardhëshme duke e marrë këtë si një të dhënë të pakundërshtueshme. Gjykoj se kjo duhet bërë duke mos harruar, gjithashtu, se hartimi i një projekti të tillë nuk mund të anashkalojë faktin se në historinë e zgjedhjeve tona nuk ka një rast të vetëm ku humbësi të ketë pranuar humbjen e zgjedhjeve (ndoshta me përjashtim të zgjedhjeve të vitit 1992) dhe se në çdo rast janë bërë të ashtuquajtura përmirësime formale apo ligjore që kanë rezultuar si arnime të një gune të vjetër të cilës sa i mbyll një vrimë i hapet një tjetër. Duke u nisur nga kjo mendoj se çështja se çfarë duhet bërë për të ardhmen duhet shtruar në mënyrë të atillë që të mos ketë më një arnim, por një përpjekje për të qepur një gunë të re të qëndrueshme. Kurse reduktimi i gjithë çështjes tek hapmbyllja e kutive është më i keqi i arnimeve.
Po ende, kam ndjesinë se këta gjashtë muaj konflikt mbi kutitë e kanë shtuar rrezikun që zgjedhjet e ardhshme të jenë edhe më të këqija se ato parardhëset, çfarëdo që të ndodhë, sikur të hapen apo sikur të mbeten mbyllur kutitë. Kjo jo vetëm për shkak të konfliktualitetit në rritje që e ka polarizuar edhe më dhe e ka iracionalizuar edhe më politikën, duke i çuar edhe më thellë protagonistët në mendësinë e përdorimit të çdo mjeti për të shkatërruar një kundërshtar, i cili, edhe ai, përdor çdo mjet, por edhe pse gjykoj se ky konfliktualitet nuk është thjesht çështje iracionaliteti dhe emocionaliteti, por edhe çështje e strukturave të dhunës mbi votën që kanë ngritur partitë. Ai buron nga fakti se ne kemi shkuar në drejtim të kundërt përsa i përket ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të tij; se jemi në gjendjen e një parashteti ose të një shteti të falimentuar, nëse me këtë kuptojmë një shtet që nuk kontrollohet nga institucionet dhe ligji, por nga grupe dhe klane të fuqishmish, që, normalisht, s’duhet të kenë asnjë mundësi të dhunojnë institucionet e shtetit. Një nga shenjat më flagrante të kësaj, e jo vetëm, është edhe kontrolli i numërimit të votës nga militantët e dy partive dhe jo vetëm. Normalisht ne duhet të kishim shkuar përdrejt një shteti ku me zgjedhjet merret administrata shtetërore dhe të mos kishte probleme votimi. Kurse të thuash këtë gjë sot në Shqipëri të përqeshin si i marrë dhe askush nuk arrin të kuptojë se pikërisht kjo përqeshje flet shumë për nivelin e demokracisë sonë.
Mirëpo, për të kuptuar se pse ne kemi arritur në këtë gjendje, duhet të zbresim poshtë për të kuptuar se çfarë kemi ndërtuar në katet e poshtme mbi të cilët do të duhej të ndërtohej vota e lirë. Sepse ka shumë që thonë se vota e lirë qëndron në themel të demokracisë, por, duke u nisur edhe nga përvoja e këtyre njëzet vjetëve, besoj të kundërtën: se vota e lirë është rezultati dhe njëherësh treguesi i ndërtimit të të gjithë atyre insitucioneve demokratike që sigurojnë votën e lirë.
Nuk po zgjatem shumë, por po përmend vetëm disa nga drejtimet e mbrapshta që kemi marrë gjatë këtyre viteve që na kanë çuar në këtë gjendje:
Së pari, le ta fillojmë nga ajo që quhet bazë e bazave, ekonomia. Ne kemi një treg që nuk rregullohet e nuk funksionon sipas ligjit, por një treg që fuksionon sipas ligjeve të klientelizmit të partive politike. Dhe sa kohë që politika shihet si një zgjatim i biznesit, zor se do të kemi votë të lirë. Dhe anasjelltazi, sa kohë që biznesi, për të mbijetuar, do të ketë nevojë të përdorë pushtetin politik, ai nuk do të jetë kurrë i pavarur dhe nuk mund të luftojë për votë të lirë. Mbushja e partive me biznesmenë, disa prej të cilëve as nuk ngurrojnë të të thonë hapur se i kanë hyrë politikës për t’i shërbyer bizneseve të tyre, është tashmë shenja më e qartë e këtij deviacioni.

Së dyti, ky deviacion i ekonomisë është i lidhur fort edhe me deviacionin e gjyqsorit. Një gjyqsor normal ka si parim bazë barazinë përpara ligjit të të gjithë qytetarëve. Një ekonomi tregu që rregullohet në bazë të respektit të ligjit e imponon një gjyqësor të pavarur, sepse është ai që duhet të garantojë konkurencën e ndershme, në mënyrë që më i miri dhe më i zoti të fitojë më shumë. Kurse tek ne ndodh e kundërta. Gjyqsori ynë funksionon sipas parimit se e drejta qëndron tek më të fortit që e sigurojnë këtë forcë në saj të politikëbiznesit. Ai është shndërruar madje në një biznes më vete që nxjerr fitime mu pse në vend të drejtësisë apolikon, ashtu sikurse edhe politika e biznesi, padrejtësinë, klientelizmin, rryshfetin.
Së treti, një deviacion tjetër i rëndë është ai i administratës. Në vendet e qytetëruara zgjedhjet kryhen nga administrata që janë stabël, me funksionarë që qëndrojnë atje në sajë të meritave dhe jo në sajë të klientelizmit partiak. E kundërta ndodh me administratën tonë. Çdo parti që vjen në krye të shtetit ve militantët e vet në administrata si zgjatim i biznesit ose edhe thjesht sepse një punësim i militantit në administratë siguron luftën e tij për partinë, ditën kur do të vijnë zgjedhjet. Partia Demokratike në pushtet e ka thelluar këtë fenomen në mënyrë galopante kohët e fundit.
Së katërti, më duket e tepërt të zgjatem për një deviacion tjetër dramatik, atë të mediave, jo vetëm se kam shkruar shumë për këtë temë, por edhe pse është shumë evident. Nuk mund të bëhet transparencë e votave të cilësdo parti, dhe as dënim moral i padrejtësisë me media që në vend se garante të interesave të së drejtës dhe së vërtetës janë garante të interesave të padrejtësisë, si pjesë integrale e të devijacioneve të sipërpërmendura.
Në tërësinë e vet situata në vend gjykoj se është rënduar përsa i përket mundësisë që qytetari të ketë jetën e tij, lirinë e tij dhe votën e tij të respektuar. Njërëzit gjithnjë e më me vështirësi punësohen pa përkatësinë politike në njërën nga partitë e mëdha, njerëzit gjithnjë e më me vështirësi mund të mbajnë bizneset e tyre pa këtë përkatësi, njerëzit gjithnjë e më me vështirësi mund të fitojnë një gjyq pa këtë përkatësi, njerëzit gjithnjë e më me vështirësi e gjejnë interesin e tyre dhe të vërtetën të mbrojtur në mediat, pa këtë përkatësi.
Ekziston pra një zinxhir i tërë me hallka të lidhura me njëra tjetrën që çojnë tek vjedhja e votës e cila, jo domosdoshmërisht, është vjedhje fizike. Ndërkaq, ajo që mungon dramatikisht në debatin tonë politik mbi hapjen e kutive është pikërisht analiza e kësaj dhune strukturore që ka çuar edhe në dhunën ndaj kutive. Opozita e kërkon hapjen me një miopi të skajëshme sipas mendimit tim: ajo thjesht synon të deligjitimojë pushtetin e kundërshtarin, ta fusë atë kësisoj në krizë dhe të përshpejtojë rrëzimin e tij. Por ajo nuk shkon as aq larg sa të kërkojë të parashikojë se çfarë do të duhet të ndodhë më tej. Sepse hapi tjetër do të ishin zgjedhjet e reja të parakohëshme. Dhe, duke patur prasysh analizën që bëra më sipër, thjesht e vetëm hapja e kutive nuk siguron assesi askend se zgjedhjet e reja të parakohëshme do të ishin të ndershme. Ja pse gjykoj se opozita, pa hequr dorë nga kërkesa për hetimin e plotë të zgjedhjeve nga komisioni parlamentar do të duhej të punonte për një projekt alternativ që do të siguronte themele të reja të një ndërtese që do të siguronin votën e lirë. Disa çështje që përmenda si ndarja e politikës nga biznesi që lidhet edhe me kërkimin e transparencës përsa i përket sponsorizimit të partive edhe me kërkesat ndaj kandidaturave, deklientelizimi i administratës, ndarja e medias nga pushteti i politikës dhe biznesit, kërkojnë tashmë projekte serioze. Përndryshe, ashtu sikurse ka ndodhur edhe më parë, do të gjindeshin mjete të tjera për të dhunuar zgjedhjet. Ajo që duhet të ndryshojë, e përsëris, është dhuna strukturore që kanë ngritur partitë për të vjedhur votën. Çështja nuk është të sigurojmë kutitë nga vjedhësit, por që të mos kemi vjedhës si roje të kutive. Korrieri, 8 mars 2010)

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Mars 2010 18:54
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611



Agata me siguri

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Mars 2010 19:00
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Jam homoseksual

Është e dyta herë që se në qytetin e Lezhës një grup jo i vogël personash, kryesisht të rinj, por jo vetëm, - sipas disa mediave deri në 400 vetë, -demostrojnë kundër një personi të vetëm, Klodit, i cili në emisionin Big Brodher të Top Channel paska guxuar të deklarojë se është homoseksual. 
"Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe kombin shqiptar", "Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit", "Klodi nuk është lezhjan", " Klodi nuk duhet të shkelë më në Lezhë dhe as në Shqipëri, por andej nga e ka marrë këtë eksperiencë, në Itali, sepse nuk duam që ky fenomen të ndikojë tek fëmijët tanë. " - janë disa nga deklaratat që lëshojnë, si pa të keq, nëpër media. (Shekulli 12 mars 2010)

Kërkojnë, pra, që Klodi të zhduket jo vetëm nga skena e televizionit, por edhe nga qyteti i Lezhës dhe Shqipëria dhe s'do të rreshtin së protestuari derisa ta arrrijnë këtë.

Duken të sigurt, pa pikën e dyshimit se mund të jenë duke bërë ndonjë punë të keqe. Pamjet dhe fotot e tyre të kujtojnë ngazëllimin e fanatikëve në Mesjetë që galdonin duke parë të digjeshin në turrën e druve heretikët. Mund t'i përfytyrosh me lehtësi se do të shkonin me krenari të shtonin ndonjë dorë lëndë që flaka të bëhej edhe më tmerronjëse nën këmbët e një hmoseksuali të djegur nën turrën e druve.

Në vështrimin e parë mund të të kapë inati dhe ndjenja e përçmimit ndaj tyre, duke parë se me çfarë paturpësie, arrogance dhe lehtësie nxitojnë t'ia bëjnë ferrr jetën një njeriu që s'u ka bërë asgjë përveçse ka guxuar të deklarojë prirjen e tij seksuale. Por problemi nuk janë ata. Problemi është se këtyre të rinjve dhe jo vetëm as nuk u shkon ndërmend se janë pamja e mjerimit të shoqërisë shqiptare të shekullit XXI. Problemi i vërtetë është bash ky mjerim dhe pavetëdija për të. Ata njerëz, me ragimin e tyre, tregojnë se sa e izoluar nga bota e qytetëruar ka mbetur Shqipëria, se çfarë niveli edukimi kanë të rinjtë tanë, e jo vetëm, por edhe se çfarë pune është bërë nga të rriturit, për të futur në këtë shoqërinë tonë kulturën e respektimit të të drejtave të njeriut njëzet vjet pas daljes nga regjimi i dhunimit "par exellence" të këtyre të drejtave. Nuk e di nëse i ka instrumentalizuar kush këta protestues – jam i sigurt që dikush qëndron prapa tyre – por, ashtu siç e ka provuar tashmë historia e çdo diskriminimi, sjellja e tyre e dhunshme është gjithashtu shenjë se këta njerëz jetojnë në një shoqëri me frustracione të thella. Zgjedhja e një viktime për ta dhunuar kësisoj është shenjë e dhunës, brutalitetit dhe injorancës që ushtrohet mbi ta. Dikush ka ngritur me të drejtë pyetjen: pse këta bandillë nuk protestojnë për varfërinë që po i mbyt, pse nuk protestojnë për shkatërrimin ekologjik që po i bëhet rrethit të tyre e me rradhë. Po pikërisht pse nuk protestojnë dot për këto, ngase nuk dinë dhe nuk mundin, protestojnë kundër homoseksualit Klodi.

Shkaqet e kësaj homofobia janë deri diku të kuptueshme po të kemi parasysh se vijmë nga një regjim totalitar që i mbajti shqiptarët për gjysëm shekulli të izoluar nga çdo gjë që ishte e ndryshme nga modelet që predikonte ideologjia nacional - komuniste e Enver Hoxhës, madje që erdhi duke u barbarizuar nga dekada në dekadë. Të gjithë e kujtojmë se si na është kallur në ndërgjegje homofobia në atë kohë edhe nëpërmjet kulturës e vetë gjuhës edhe nëpërmjet faktit se dënohej me burgim të rëndë. Dihet po ashtu se homofobia ka rrënjë edhe më të thella sesa komunizmi Por jam i bindur se edhe para diktaturës edhe në kohën e diktaturës shqiptarët do të tregoheshin shumë më të kujdesshëm në manifestimin e ndjenjave të tilla kaq linçuese ndaj një homoseksuali. Kjo që pamë në Lezhë është diçka që flet për një barbarizim dhe analfabetizim dramatik të shoqërisë. Të duket sikur në Lexhë të mos ketë më shkolla e mësues, as shoqëri civile as kisha e xhamia e priftërinj e hoxhallarë dhe as politikanë. Ose që këta janë në një nivel të mjeruar. Prandaj gjykoj se edhe nëse është e kuptueshme kjo sjellje, kur ke parasysh të kaluarën, ajo është skandaloze po të kesh parasysh se tash njëzet vjet aspirojmë të bëhemi pjesë e një bote ku sjellje të tilla ndaj një individi homoseksual as nuk imagjinohet se mund të kryhen edhe nga grupet më fashistoide.

Gjykoj se sjellja e këtyre të rinjve dhe parrullat e tyre publike ndaj Klodit dhe familjes së tij janë akte linçimi ndaj të cilit duhet të reagojë jo vetëm moralisht shoqëria, por edhe ligjërisht shteti i së drejtës. Ato janë shkelje e parimeve bazë kushtetues, të të drejtave të njeriut.

Personalisht nuk kam ndonjë ndjeshmëri ndaj atij që quhet "imazh" apo "përmirësim i imazhit të Shqipërisë" pasi jam kundër kulturës së aparencës që është aq e përhapur në shoqërinë tonë, ku njerëzit ndryshe shfaqen me të huajt e ndryshe me njëri tjetrin, por në këtë rast është mirë që elita shqiptare, ajo politike kryesisht, që flet aq shumë për hyrjen në Evropë, për rezultatet që ka arritur në procesin e integrimit, të reagojë ndaj demostrimesh të tilla që e dëmtojnë imazhin e Shqipërinë ndoshta edhe më shumë se sa dhuna e konflktaliteti politik apo mungesa e drejtësisë. Ajo që po ndodh në Lezhë tregon se nuk mjafton të bësh një ligj për heqjen e dënimit të hmoseksualitetit apo që lejon martesat e homoseksualëve për t'u bërë pjesë e familjes evropiane të shekullit XXI. Për këtë duhet investim në shkollim e edukim, për t'i nxjerrë njerëzit nga injoranca dhe mjerimi shpirtëror dhe kulturor ku janë zhytur. Në këtë kontekst organizatorët e protestave në Lezhë, që kujtojnë se po mbrojnë nderin e qytetit e të Shqipërisë, duhet të ndërgjegjësohen se i kanë dhënë qytetit të tyre imazhin e një qyteti barbarësh e injorantësh ku nesër e mbrapa do t'i zërë frika të shkelin edhe shqiptarët e qytetëruar e jo më evropianët. "Lezhë , I will never visit again! 
A German tourist in Albania from Munich. Shame on you" (Lexhë nuk do të të vizitoj kurrë më. Një turis gjerman në Shqipëri. Turp të keni!) Ky ishte një nga shënimet që gjeta në internet si koment të lajmit mbi protestat në Lezhë.


Prandaj gjykoj se gjithkujt që kërkon të mbrojë ato vlera të cilat na u dhunuan aq egërsisht në diktuaturë, siç janë liria për të qenë vetja jonë, për të shprehur mendimin ndryshe, duhet t'i dalë në mbrojtje Klodit. Gjithkush duhet të thotë me zë të lartë "jam homoseksual" për t'i bërë ballë kësaj vale barbare sa nuk është vonë. Dhe, kush mendon se kjo barabari kërcënon vetëm homoseksualët, me të cilët ai s'ka të bëjë, gabohet shumë. Ajo është një kërcënim për lirinë e kujtdo. (Korrieri, 15 mars 2010)


Perseri dje tek emisjoni i Arjan Canit, dolen, dy te rinje Lezhjan, qe tregonin se homoseksualiteti ishte nje semundje (pretendonin se ishin studente ne universitete private ne tirane) ... E se kishin te drejte te protestonin se Lezhes i qenka prishur imazhi...!!!

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2010 18:25
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

http://perpjekja.blogspot.com/

Ketu mund te gjeni te gjitha shkrimet e Lubonjes. Blogu update-et here mbas here.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2010 19:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Per ta gjetur e gjen ku te duash edhe tek Korrieri... Qellimi qe un e sjell ketu eshte per ta diskutuar... hajt pau pau

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2010 19:26
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

teper e gjate per tu lexu thjesht po komentoj sipas temes

or djem sa te ket femra pashe nje zot m,os shkoni me meshkuj se na flliqet

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2010 20:26
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
... hajt pau pau


Urdhero ??? ste kuptova !!!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2010 22:08
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Gjendja mjerane e medias shqiptare

Historia e këtyre 20 vjet pluralizëm në Shqipëri përveç progresit natyral që ka sjellë në shumë fusha të shoqërisë, ka prodhuar për fat të keq dhe një shoqëri të ndarë.

Kjo ndarje ose fragmentarizim po ecën me ritme të shpejta duke u përhapur si një infeksion në shumë sfera të shoqërisë. Jo në pak raste etiketojmë njëri-tjetrin edhe ne biseda të rëndomta, “ ai demokrati’’ “ socialist”, “I majte” I djathtë”, “nanoist”, “berishian”.

Edhe ne ligjëratat e liderëve politikë i ndeshim shpesh etiketime të tilla që i shërbejnë pikërisht thellimit të kësaj ndarjeje. Vetëm 6 muajt e fundit e kemi dëgjuar me qindra herë togfjalëshin “populli opozitar”.

Është vështirë si të kuptosh sesi mund të ndahet populli në opozitar dhe jo-opozitar.

Nga ana tjetër, ajo që është më shqetësuese në këtë situatë është gjendja e medias shqiptare.
Të gjithë ne jemi dëshmitarë të pasqyrimit që i kanë bërë televizionet më të mëdha në vend situatës së përmbytjeve në zonën e Shkodrës. Në një televizion, banorët e prekur nga përmbytjet, ishim shumë optimistë nga situata, të kënaqur në maksimum nga përkujdesja e qeverisë dhe e strukturave shtetëroren ndaj tyre, ndërsa në televizionin tjetër situata është katastrofike, banorët të revoltuar në kulm nga mungesa e dorës së shtetit. Reporterët e televizioneve që kishin hyrë në garë me njëri-tjetrin kush të bëjë “stand up” më të mirë, e zbatuan me përpikëri të admirueshme orientimin e shefave dhe pronarëve të tyre për pasqyrimin e situatës.

Në një televizion gazetari raportonte duke pasur në sfond një fushë të përmbytur që dukej si liqen ndërsa në televizionin tjetër raportimi bëhej duke pasur në sfond një situatë krejt ndryshe, pa përmbytje.
E gjithë kjo situatë dezinformimi ishte në shërbim të një klientelizimi që ka mbërthyer median shqiptare dhe që sa vjen bëhet edhe më e padurueshme. Publiku shqiptar dëgjon, shikon dhe lexon çdo ditë interpretime diametralisht të kundërta të deklaratave që bëhen nga përfaqësues të faktorit ndërkombëtar rreth situatës politike në vend. Një ambasador sipas “x” televizioni , ka thënë “se kutitë duhet të hapen”, ndërsa po ta shikosh kronikën në televizionin “Y”, po i njëjti ambasador ka thënë se “kutitë jo vetëm që nuk mund të hapen, por opozita po bën shumë gabim që qëndron jashtë parlamentit”.
Edhe pasqyrimi i situatës ekonomike nuk bën dallim. Shqiptarët dëgjojnë çdo natë në edicionet e televizione kryesore sesi “hynë e dalin nga kriza” brenda pak minutash. Sipas kronikës së x televizioni, gjendja ekonomike është shumë e rëndë, shqiptarët po varfërohen çdo ditë, listat e borxhlinjve vetëm zgjaten, qeveria nuk ka para për të paguar pensionet dhe pagat”, ndërsa nga ana tjetër situatë është krejt ndryshe. Qeveria do rrisë pagat dhe pensionet, investimet do rriten, performanca e mbledhjes së ta ardhurave është në maksimum, eksportet janë dyfishuar , etj”.

Po si ka mundësi more?!

Si mund të deformohet në këtë mënyrë ligjërata e një përfaqësuesi diplomatik. Si mund të keqinformohet publiku në këtë mënyrë?! A ka kufi kjo papërgjegjshmëri e medias shqiptare?!
Kjo gjendje më solli ndërmend një histori që më tregoi një miku im dhe që më bëri shumë përshtypje. Dikur në një vend jetonte një pasha që kishte në zotërim një vilajet të tërë dhe ishte shumë i pasur. Sarajet e Pashait ruheshin nga një qen shumë i fuqishëm që nuk lejonte këmbë njeriu të afrohej. Disa njerëz që ia kishin vënë syrin pasurisë së Pashait filluan të mendojnë rrugët për t’u futur në sarajet e tij dhe vendosën që të zgjidhin fillimisht problemin e qenit. Keqbërësit u ndanë në dy grupe dhe u pozicionuan në dy kodra që qëndronin përballë njëra-tjetrës. Më pas filluan që t’i binin daulles me radhë. Qeni i shkretë që dëgjonte zhurmën e daulles vraponte sa në njërën kodër, në tjetrën. Kështu vazhduan deri sa i “nxorën shkumën” qenit i cili nga lodhja ngordhi. Më pas rruga për të plaçkitur sarajet ishte e lirë. Tani nuk dihet sesa do rezistojë publiku shqiptar, por një gjë është shumë e qartë, daullexhinjtë në të dy kodrat përkarshi janë shumë të vendosur ta vazhdojnë lojën e tyre deri në fund.

T’i bësh gropën vetes...
Një situatë e tillë e medias përveç se po thellon fragmentarizmin dhe krijimin e një shoqërie të ndarë në kuptimin e plotë të kësaj fjale, po i sjell një dëm të pariparueshëm vetë medias. Kjo ka çuar në humbjen plotësisht të besueshmërisë ndaj medias në përgjithësi. Kategoritë që konsumojnë produktin mediatik tashmë janë ndarë sipas bindjeve politike dhe për atë kategori që nuk bën pjesë në asnjë grup militant, nuk ekziston më asnjë alternativë serioze informimi. Duke qenë se zhvillimi i shoqërisë, dalja nga tranzicioni, konsolidimi i demokracisë do të sjellë gradualisht zgjerimin e kësaj kategorie asnjanëse, rrjedhimisht media në Shqipëri po i “bën gropën” vetes. Media tani ka hequr dorë nga krejtësisht roli i saj informues dhe artikujt e gazetave apo kronikat televizive nuk ndërtohen më duke pasur parasysh interesin e publikut, por thjesht interesin e pronarëve të medias dhe tekat e ndonjë politikani. Nga ana tjetër shikon gjithmonë e më pak hapësirë në median shqiptare për kulturën, librin e vlerat kombëtare. Vendin e tyre e kanë zënë diskutimet mbi realiti shou që përveç se degjenerim nuk sjellin asnjë vlerë emancipuese për shoqërinë. Gjithkush nga që do të shfletojë faqet e gazetave këto ditë do të vërë re se ato janë të mbushura me diskutime mbi “homoseksualitetin”. Fenomeni modernitetit fals ka përfshirë të gjithë, që nga njerëzit më të thjeshtë e deri të ata që pretendojnë se janë opinionbërës në këtë vend. Në këtë situata duhet të ketë një pikë kthese që për ecurinë e medias shqiptare. Kjo pikë kthese nuk vjen as duke thënë se “shteti e ka fajin” që nuk ofron fonde për median, as duke importuar nga CNN apo BBC gazetare e reporterë që do ta bënin zanatin më mirë. Problematika i ka rrënjët shumë më thellë, ҫka e bën dhe zgjidhjen shumë të vështirë dhe komplekse.

Për sa kohë informaliteti do të jetë i ulur këmbëkryq në median shqiptare, për sa kohë transparenca të mungojë, për sa kohë pronarët e medieve të vazhdojnë të mëkohen nëpërmjet kanaleve të paligjshme nga politikanët shqiptare dhe për sa kohë OJQ dhe grupimet e gazetarëve do të shërbejnë për të punësuar gazetarët e papunë dhe për të rrëmbyer ndonjë fond nga ndërkombëtarët, kjo gjendje nuk ka gjasa të ndryshojë.

Erlis ÇELA, Start

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Mars 2010 16:51
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Vdekja e shoqërisë - Lubonja

"Dëshpërimi më i rëndë që mund t'i bjerë një shoqërie është kur atë e kap dyshimi se të jetosh ndershmërisht është një punë e padobishme. Dhe ky dëshpërim e ka kapluar vendin tim prej shumë kohësh." Ky është një reflektim që e ka bërë nga fundi i jetës së tij shkrimtarit kalabrez Corrado Alvar, që e citon Roberto Saviano në një shkrim të kohëve të fundit botuar në La Republica.

Duke e lexuar nuk mund të mos më shkonte ndërmend krahasimi me realitetin shqiptar ku ndjenjën e dëshpërimit, si humbje shprese, e gjen të përhapur në masë, si një epidemi. Dhe, duke u thelluar në krahasimin midis dy realiteteve, personalisht nuk mund të mos nxirrja një përfundim edhe më të rëndë. S’kisha se si të mos rëndohesha duke patur parasysh faktin se tek ne nuk mund të flitet për “dyshimin” se “të jetosh ndershmërisht është e padobishme”, por për “bindjen” se “të jetosh ndershmërisht është e pamundur.” Dhe, midis të dyjave, ka një diferencë të madhe. ......

.......................................

..... Pyetja që shtrohet është se çfarë realiteti është ky dhe se çfarë lloj dëshpërimi mund që quhet ai që ngjall ky në krahasim me një vend si Italia ku, siç thotë Saviano, duke cituar Corrado Alvaron, shoqëria jeton me dyshimin se "të jetosh ndershmërisht është e padobishme", duke e quajtur këtë "dëshpërimin më të madh për një shoqëri". Besoj se midis situatës që përshkruan Saviano dhe situatës sonë ka një ndryshim jo të vogël. Dëshpërimi nënkupton të paktën dy gjëra; e para ekzistencën ende të një ndjeshmërie dhe, e dyta, ekzistencën e një shprese që, si të thuash, ka ardhur duke u fikur apo sapo është fikur. Kurse duke përshkruar situatën tonë do të thoja se fjala "dëshpërim" duhet zëvendësuar me diçka tjetër dhe kjo tjetra duhet të jetë një fjalë që nënkupton edhe humbjen e ndjeshmërisë edhe humbjen prej kohësh të shpresës. Duke kërkuar ndonjë fjalë nuk gjeta më të mirë sesa fjalën "vdekje". Duke e perifrazuar citimin e Savjanos do të thoja: "Vdekja e një shoqërie vjen atëhere kur ajo nuk ka më asnjë shpresë se mund të jetohet ndershmërisht.” Dikush mund ta gjejë shumë të rëndë dhe të më thotë se fjala "vdekje" mund të përdoret ndoshta vetëm metaforikisht sepse një shoqëri gjithsesi jeton. Po, por këtu nuk bëhet fjalë për vdekjen fizike të individëve, por për vdekjen e asaj që bën që një numër i madh individësh të quhet shoqëri. Kjo është e vdekur në Shqipëri dhe nuk thashë kot “është e vdekur” dhe jo “ka vdekur” sepse personalisht gjykoj se duhet të flitet për një vdekje që ka ndodhur prej shumë shumë kohësh. Problemi i shoqërisë sonë është se ajo është vrarë prej kohësh nga diktatura dhe nuk ka mundur dot të ringjallet. Ka patur pa dyshim disa momente shprese, ringjalljeje, 1991, 1997, 2005, por larg së merituari këtë fjalë. Ato kanë qenë vetëm përpëlitje sysh që janë mbyllur përsëri. Saviano, duke folur për realitetin italian, në shkrimin që përmenda thotë: “Padrejtësia tek ne ka një shije që nuk të neverit më, nuk ta pështjellon stomakun dhe as krenarinë.” Dhe pastaj vazhdon: “Sikur vetëm dyshimi se çdo përpjekje është e padobishme, se të shprehësh opinionin tënd është e kotë, mbyt dhe varros të drejtën. Të drejtën që është në themel të jetës civile, por ky dyshim mbyt edhe një të drejtë tjetër që e tejkalon këtë: të drejtën për të qenë i lumtur.” Nuk di nëse mund të flitet tek ne për ekzistencën ndonjëherë të së drejtës, prandaj dhe për ekzistencën e lumturisë shoqërore.

Jam i vetëdijshëm se një numër lexuesish do të më thonë se po përsëris gjëra që tashmë i kam thënë, se ata nuk duan denoncime, por rrugëzgjidhje. Dhe u jap edhe të drejtë, sepse edhe këtë kërkesë e shoh si pjesë të sëmundjes. Sa për rrugëzgjidhjen mund të them se Savjano, duke folur për Italinë, thotë se ajo nuk mund t’ia dalë vetëm dhe kërkon ndihmën e pjesë më të qytetëruar të botës. “Të dalësh nga kriza do të thotë të kërkosh alternativa ndaj ekonomisë kriminale.” – thotë Savjano. Dhe ndihma e botës duhet, sipas tij, edhe për arësye se ekonomia kriminale, ajo e ndragetës dhe e camorras, është e shtrirë ndërkombëtarisht.

Edhe ringjallja e shoqërisë shqiptare mendoj se kërkon alternativa ndaj ekonomisë kriminale. Alternativa shumëplanëshe që duhet të fillojnë që nga edukimi i fëmijëve me vlera shpirtërore e principe morale e deri tek riformatimi i sistemit që krijon hapësirat për lulëzimin e krimit dhe pandershmërisë si forma të të padrejtës dhe palumturisë. Dhe kjo nuk është punë e një gazetari. Kjo duhet të jetë punë e të gjithë atyre që duke u ngritur nga kjo ndjenjë vdekjeje shoqërore do të punojnë për altarnativat e ringjalljes.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Prill 2010 14:12
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Vdekja e shoqërisë - Lubonja

Sa te verteta thote. Sikur dhe Losti te lexonte keto. Duke filluar nga hapja e artikullit:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
"Dëshpërimi më i rëndë që mund t'i bjerë një shoqërie është kur atë e kap dyshimi se të jetosh ndershmërisht është një punë e padobishme. Dhe ky dëshpërim e ka kapluar vendin tim prej shumë kohësh."

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Prill 2010 20:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:48 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.