notti_stellate
Ne sherbim te Hippocrates

Regjistruar: 26/03/2003
Vendbanimi: _
Mesazhe: 19
|
Kaloja sot ne rruget e qytetit por me nje mendim fiks ne koke,nje dite dikush qe njoh me tha ca gjera mbi nje realitet(te shikuar sipas syve te tije),pyesja veten nese ishte respekti ndaj meje qe e coi deri aty,nje interes i fshehur,apo nje inat...eshte ne kete gjendje qe ze vend me teper ne vetvete,ndihem e pasigurte per realitetin tim edhe pse jam e sigurte qe vizioni IM i realitetit me ka tradhetuar shume radhe.Por,gjithe dime qe te gabosh eshte njerezore e une gabimet s'mund ti pranoj nese jane mbi nje ceshtje si kjo,ose me mire NUK dua ti pranoj.
Duke shpejtuar ashtu nen shiun e imet qe ju jepte nje forme me te c'rregullt flokeve te mi shoh papritmas nje fytyre te njohur,per pak sekonda kerkoj ne kujtesen time nje emer per kete fytyre qe me buzeqeshte por s'arrij ta gjej e me ne fund ne momentin kur me perqafoi dhe i ndjeva tingujt e zerit u kujtova...huuh,shpetova nga nje gafè!
Kujtuam para nje drink-u situata te kendeshme nga e mesmja,sa cudi,diten e fundit u ndame me klasen duke i thene njeri-tjetrit(te gjithe)do takohemi shpesh...por sot mbas pak vitesh kuptova qe eshte jeta qe ka pregatitur trajektin tend dhe shpeshhere eshte i ndryshem me ate te njerezve qe respekton,qe ju beson,qe do!
E me pas ripyes veten nese truri im eshte duke i dhene nje pamje tjeter dickaje per mua te rendesishme,eshte duke me bere te njejten loje (por pastaj ne ngadalesim)me ate te emerit?!
Kam filluar te kem frike nga vetvetja,jam shenderruar ne nje njeri me nje siguri te papare mbi shume gjera e nje konfirmim i vazhdueshem i ideve te mia me jep akoma me teper siguri.Ndoshta kam ndryshuar dhe une ne zgjedhjen e gjerave qe me pershtaten me teper ne jete,qe me japin siguri,qe me japin sodisfaksione me teper,nje stabilitet te papare etj.
Nganjehere me mungon ajo vajza e frikesuar para nje provimi(sado i lehte qe qofte)e tani?Tani me frikeson siguria e po te njejtes femer me te cilen hyn ne nje provim,ajo me te cilen ju pergjigjet pyetjeve pa nje rreze sikleti ne fytyre...Ndoshta kaperceva faza te jetes sime duke arritur nje pjekuri te parakoheshme,ndoshta jane te paketa gjerat qe munde te me frikesojne pasi tashme ju kam provuar shijen OSE pa dashur perfundova ne budism(nese ka nje zgjidhje te nje problemi s'ke pse merzitesh.Edhe nese NUk ka nje zgjidhje problemi s'ka kuptim te merzitesh) :p ...kush e di?!
Kundershtim me idete e shprehura ne paragrafin e pare??Nuk do e thoja,jam vetem une qe i perjetoj,qe arrij te vizatoj nje linje te qarte 
Nuk me pelqen te filozofoj mbi pyetje qe s'munde te kene pergjigje te parakoheshme pasi keshtu do perfundoja ne idiotesirat e ca njerezve ketu!Cdo gje do ja le kohes,fundja cdo surprize do jete vetem e imja,qofte ne sensin pozitiv-qofte ne ate negativ...s'ka te drejten ASKUSH te perzihet ne te!
Gjuetareve te shtrigave ju le krahe te lire,gabohen nese mendojne qe e gjithe bota koncepton boten si ato vete... 
Modifikuar nga notti_stellate datë 07/04/2004 ora 18:32
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|