Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Kuriozitete mjekesore Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.14.
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

A e dini se...

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re psoriasis.jpg
Ky file është shkarkuar 122 herë.

Cod. A07032007

Semundja e lekures qe shikoni quhet Psoriazi.

Psoriazi ka nje prejardhje te forte gjenetike. Madje me shume sesa depresioni ose skocifrenia. Nje shoku im kishte psoriazi per nje periudhe dhe ishte shume e shpifur, te vinte veshtire ti jepje doren. Zor se me shkonte mendja se mund te ishte gjenetike (dhe per me teper jo ngjitese).

Modifikuar nga NS-6 datë 21/04/2007 ora 03:24

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2007 05:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

shtim

ne fakt nje gje te tille per ate semundje e kam hasur tek atriti psoriazik,nje forme artriti i kockave qe ben pjese ne grupin e artriteve sieronegativ per faktor reumatoid (u bo pak lemsh shpjegimi me duket ) ku paraqet nje lidhje te forte me sistemin HLA B27...dmth i gjithe ai grup ka nje lidhje te forte me kete lokus te sistemit HLA.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2007 21:34
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Amniocentezi

Cod. C08032007

Amniocentezi eshte nje analize qe behet duke marre pak nga lengu amniotik i placentes. Futet nje gjilpere nga barku i nenes derisa arrin placenten dhe merr pak nga lengu amniotik. Materiali analizohet dhe i behen teste gjenetike. Kjo sherben qe te dihen ne kohe semundje te ndryshme gjenetike dhe te evitohet lindja e nje femije me difekte.

Para disa ditesh nje grua 37 vjec shkoi tek mjeku per te kryer amniocentezin. Mesa duket doktori e shpoi keq placenten ose femijen duke shkaktuar abort. E forta eshte qe gruan e derguan ne shtepi ne pritje qe femija ti vdese ne bark. Pasi te vdese do ja heqin. Do thoni ju pse nuk ja heqin qe tani....

Sepse nuk e lejon ligji te kryhet abort ne muajin e gjashte. Duhet te presin ti vdesi femija ne bark asaj gruas para se t'ja heqin. Ja se cfare jane ligjet.

Modifikuar nga NS-6 datë 21/04/2007 ora 03:25

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2007 04:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vetem nena eshte e sigurte...

Cod. B12032007

Statistikat tregojne se 8% e femijeve nuk kane lidhje gjenetike me te jatin...

Kjo dmth se 1 femije ne 12 eshte krijuar nga marredhenie seksuale jashte marteses. Kjo shifer duket shume e larte, por eshte konfirmuar nga studimet shkencore.

Etologet kane studiuar disa specie zogjsh, te cilet krijojne ccifte fikse dhe nuk tradhetoje kurre Eshte vene re se femrat riprodhohen edhe kur mashkulli i tyre eshte steril. Studime te metejshme zbuluan se edhe keto specie, qe kujtonim se ishin krejt monogamike, nuk jane tamam keshtu. Femra e ketyre zogjve largohet per pak kohe nga foleja dhe kryen seks me ndonje mashkull tjeter sa per te ngele shtatzane. Pastaj kthehet ne fole ku vazhdon jeten familjare me mashkullin qe ka zgjedhur.

Nderkohe nuk e di a i kam thene me pare keto, por mu kujtua nje kuriozitet. Nje here shkon nje vajze tek doktoresha dhe rezulton se kishte nevoje per gjak. Historia ka ndodhur ne Shqiepri. Po mire, e pyet doktoresha, nuk te ndihmojne dot prindet duke te dhene gjak? Jo, thote vajza, se prindet e kane te dy grupin e gjakut A, ndersa une e kam AB. Doktoresha ishte munduar te kuptonte nese vajza e dinte cfare dmth kjo. Dhe mesa duket vajza nuk e dinte se babai i vertete ishte nje tjeter. Ky rast hyn me siguri tek 8%.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga NS-6 datë 21/04/2007 ora 03:27

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Mars 2007 01:34
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Statistikat tregojne se 8% e femijeve nuk kane lidhje gjenetike me te jatin...
Kjo dmth se 1 femije ne 12 eshte krijuar nga marredhenie seksuale jashte marteses. Kjo shifer duket shume e larte, por eshte konfirmuar nga studimet shkencore.


Dy-tre gjera qe me kaluan neper koke duke lexuar shkrimin e mesiperm:
Martesa eshte nje konstrukt artificial .Mema natyre nuk ka care koken per moral.Ndoshta ne nje moment mendoi ti jepte fuqine e vendosmerise vete species.Pra u dha lirine te ciftezohen me nje partner fiks,te perdorin intelektin perkrah instinkteve fizike.

Ok,humanet krijuan institucionin e marteses(i cili nen-kupton ne shume kultura monogami)por duhet te jemi koshient qe ky institucion i ka bazat ne egoizem dhe fuqi.Qe njerezit kane lidhje jashte ketij institucioni eshte deshmia me e bukur qe ka mungesa ne vleresimin e nuancave fizike dhe emocionale.Me pelqen nganjehere te them qe jeta s’eshte bardh e zi,por ky institucion e trajton si te tille.

Konstruktet njerezore qe kundershtojne proceset e seleksionit natyral jane destruktive.

Kam frike qe njerezit nuk arrijne te dallojne lidhjet qe s'jane pre e nje presioni social(nuk flas per "lidhjet" ne kuptimin qe e perdorin shqipetaret por per nje ngjitje emocionale)dhe martesen.Martesa ne vetevete ofron kornizen per familjen perfekte.Mirepo familja “perfekte” mund te egzistoje vetem nese eshte e bazuar ne nje lidhje.E lidhja nder-partneriale ka nevoje per perkushtim nga brenda.Martesa forcon perkushtimin nga jashte.Nese dy humane jane te detyruar te qendrojne bashke,do mesojne ta ndreqin ate,ta pranojne dhe te koegzistojne.Ne nje pike keto dhe mund te fillojne te pelqejne gjendjen e koegzistences dhe te nisin te (ri-)lidhen.Edhepse qendron fakti qe ai perkushtim iu eshte forcuar nga jashte.

Ne te kundert,lidhjet jane me natyrale ngaqe ndjenja e perkushtimit vjen nga brenda individeve.Duke pare qe natyra humane peson ndryshime,kjo ndjenje e brendeshme perkushtimi eshte shume e brishte dhe ka nevoje per mbeshtetje konstante,por eshte shume me natyrale dhe jo aq artificiale sa martesat monogame.

E thene kjo,mua me duket se 1/12 s'eshte nje shifer qe duhet te na habise.Apo ky eshte marzhi i gabimit qe i eshte vene institucionit te marteses?!Ehh,sido qe te jete,martesa eshte nje opcion i bukur ne te ardhmen per ne 11 te tjeret te cilen ndihemi te frikesuar nga instinktet prehistorike dhe kemi nevoje per mbeshtetje ne nje kornize sociale

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 13/03/2007 ora 04:10

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Mars 2007 03:58
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pavaresisht se jam dakort me keto qe thuhen me lart, kultura dhe morali me te cilin shumica e njerezve jane brumosur nuk mund te koncpetoje keto gjera. Ja per shembull kush nga ne te dy nuk do tronditej po te merrte vesh se mamaja e ka pjelle nga nje relacion jashte martese. Jo se kjo perben problem, por kultura dhe ambjenti perreth na indukton moralin edhe neve, duam apo s'duam.

Sidoqofte me mesazhin tim desha vetem te kujtoj se keto gjera jane me te zakonshme sesa duken. Pra edhe po i ndodhi ndonje tipi si Ari77labi te mesohet me idene dhe te mos vrase gruan sic premtoi tek nje teme tjeter.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Mars 2007 04:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Morali,te pakten per mua,eshte konstruksion njerezor per ato qe s'arrijne te llogjikojne nga brenda vetes duke respektuar lirite e tjetrit,por kane nevoje te ju imponohet ky moral nga jashte: ne formen e miratimit te grupit?!Pra,presionit te kopese?Mah.
Nese X,Y,Z eshte lindur nga dicka jashte-martesore,si munde te ndihet i fyer nese di qe eshte pikerisht ai restriksion shoqeror qe ka cuar te heshte femren qe i ka bere koken?Pastaj varet shume dhe si dikush e perkufizon atesine-memesine: ceshtje gjenetike ap emocionale?
Askush s'ka te drejte te gjykoje dike pse ka dashur ose heshtur detyruar nga injoranca njerezore.Aq me pak une,ti ose dikush tjeter te cileve na perputhet grupi e gjakut me te prinderve...Prinderit e mi,te tute e shume te tjere kane jetuar ne restriksion dhe shtypje instinktesh te cilat me siguri duhet ti kene pasur.Eshte humane.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Mars 2007 04:25
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ah po,dhe dicka per te interesuarit: "Portrait of a mariage"nga Nicholson.Nje liber qe i bie shqelm moralit te ndyre dhe paragjykimeve qe femijet kane ndonjehere kundert atyre qe iu kane bere koken.Histori e vertete.Flitet dhe per nje lidhje te Virginia Woolf me njerin nga prinderit e tije.

NS-6,nese jemi jashte teme,ndihu i lire te spostosh keto postimet ne nje teme te posateshme.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Mars 2007 04:48
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sipas mekanizmit te osmosit qelizat marrin ose japin uje ne varesi te diferences se kriperave jashte dhe brenda. Ajo qe me ben kurioz eshte pse na rrudhen gishtat kur rrime per kohe te gjate ne uje te kripur ose te embel. Ne teori kur rrime ne uje te embel gishtat duhet te ne fryhen (sepse uji futet) ndersa ne uje te kripur te na fishken (sepse uji del). Eksperinca ama eshte e njejte gjithmone, gishtat rrudhen dhe duart na behen si duart pleqsh. Pse ?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Korrik 2007 20:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Question

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sipas mekanizmit te osmosit qelizat marrin ose japin uje ne varesi te diferences se kriperave jashte dhe brenda. Ajo qe me ben kurioz eshte pse na rrudhen gishtat kur rrime per kohe te gjate ne uje te kripur ose te embel. Ne teori kur rrime ne uje te embel gishtat duhet te ne fryhen (sepse uji futet) ndersa ne uje te kripur te na fishken (sepse uji del). Eksperinca ama eshte e njejte gjithmone, gishtat rrudhen dhe duart na behen si duart pleqsh. Pse ?

A nuk eshte sepse qelizat e shtreses se jashtme te lekures (epidermis) pasi shkallezohen, berthama koklavitet dhe le shtresa te ndryshme ne membrane te perbera nga lipide dhe nga proteina qe terheqin molekulat e ujit. Ajo qe ndodh eshte se kur duart jane ne uje, qelizat te cilat jane te mbeshtjella me proteinen (keratin) thithin ujin dhe fryhen, por nga ana tjeter pjese e brendshme e gishtave nuk fryhet. Si rezultat pasi ka shume shtresa te epidermes (statum corneum) ndodh rudhosja.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Korrik 2007 21:31
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Kuriozitete mjekesore

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.