iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
Citim: Po citoj ato që tha Balerina
Iliriusa...eshte hera e pare qe komentoj shkrimet e tua, por kjo nuk do te thote qe nuk i kam lexuar...madje, kam lexuar shume. Ai burimi natyror per te cilin po flet nuk besoj se do te shteroje kurre, nuk ka perse te shteroje, perderisa iliriusa vazhdon te ndjeje...
E di, te kuptoj, po perjeton writer's block. Duket sikur shkruan e shkruan e pastaj shkon "..and the point is?" Mbase edhe gabohem. Por mendoj qe krijimet, prodhimet e writer's block do te jene epike, dhe une pres me padurim per vepren epike te iliriusa.
Dhe kur them epike, nuk nenkuptoj te gjata, por te gjata, ate material te se gjates, ndjenja e cila i dhuron lexuesve eshte aq mbreselenese, saqe qendron si shpirt i jashtezakonshem mbi ndjenjat e tjera, per nje kohe te gjate.
Po presim iliriusa, e lehte eshte te marresh gjithe forumin per nje shkrimtare aq te mire(exceptional). E di qe nuk do te na zhgenjesh.
Pergjigja ime Balerina, eshte disi e vonuar megjithate deshiroja te te falenderoja perpara se te vazhdoja me grumbullin tim te fjaleve e fjalive te cilat ne te vertet te gjithe bazen e kane te luhatur edhe krejtesisht momentale. Te falenderoj qe lexon ato qe shkruaj edhe per me teper qe ma le te ditur mua se i vlerson. 
"Heshtja e dites se sotme u zvarrit zhgrryeshem ne asfaltin e lagur, nen hapat e qullura te kalimtarve.
Shikimet e tyre te perulura nga era zvarriteshin ne pellgjet gri. Fytyrat e fshehura nen jakat e ngritura, cadrat e hapura. I veshtroja qe larg. Mua shiu nuk me lagte. Era nuk me prekte, por si shpjegohet qe i ndjeja te dyja?! Tingujt e lagesht te shiut ritmik? Peshperitjet e ftohta te eres se dhjetorit...
E heshtja u sterzgjate e u sterzgjate me tej si te ishte nje mase elastike qe shtrihej pa i njohur kufijte. E pushtoi se fundmi edhe kohen, edhe oret u shkrine... humben nen biseden e murrme te natyres.
Shfletova faqet e librit qe e mbaja prej disa minutash ne duar. S'e mbaja mend ku e kisha lene historine. Kisha lexuar disa faqe rresht por as qe me kujtohej sec kishte ndodhur me personazhet perkates. Veshtrova serish pertej xhamit, pertej rrekeve te sterzgjatura si duar shume-gishtrinjeshe mbi qelq. E persado qe u mundova pjeseza te mendimeve te mija ngecen aty, u mbyten ngadal ne pellgjet e kristalt te shiut. Shtrengova librin ne duar si te kerkoja te rikthehesha ne veteveten e disa minutave me pare. Por heshtja e kishte zene edhe librin rob. Ishte shperdrredhur pas rreshtave te drejt edhe ia kishte fshire kuptimin. Heshtja s'donte t'ja dinte as per Viktor Hygon.
Me erdhi per te qeshur me mendimin tim. Ndaj e lejova nje buzeqeshje te lindte ne buzet e mia edhe e perserita mendimin serish: Heshtja s'do t'ja dije as per Viktor Hygon. Kush jam une atehere qe perpiqem ta thyhej? Te thyhej heshtjen e fuqiplote qe gelltiti gjithecka. Ula koken ngadal e fillova te luaj me gishtrinjte e mi mbi kopertinen e librit. Mbi fytyren e njeriut qe qesh. Edhe papritur degjova tingujt qe gishtrinjte e mije krijonin butazi. Nje ritem, nje motiv te nje kenge te ciles s'ia kujtoj as titullin e as kengetarin qe e kendon. E krejt papritur, pa asnje perpjekje masive, pa asnje beteje te pergjakshme, heshtja - u thyhe!
Nje ze foli prane meje: Te bezdis?
Une thjesht ngrita syte... dhe buzeqesha..."
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|