Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Sot ka dhene doreheqjen edhe ministri i rendit ne Rumani
Kjo histori i ngjan doreheqjes se minsitrit te rendit shqiptar kur Sali Berisha kerkoi te bombardonte jugun ne 1997-en.
--------------------------------
BUKURESHT- Ministri i Brendshëm rumun Vasile Blaga njoftoi sot dorëheqjen, tri ditë pas një manifestimi të paligjshëm të 5 000 policëve të cilët hodhën sllogane ofenduese në drejtim të presidentit Traian Basescu.
"Sot në mëngjes paraqita dorëheqjen. Është një gjest nderi", deklaroi Blaga në një konferencë shtypi.
"I respektoj të drejtat e policëve për të manifestuar, por vetëm në një kuadër ligjor", shtoi ai.
Të premten 5 000 policë protestuan kundër një uljeje prej 25 për qind të pagave të tyre, pas miratimit të programit të rreptë ekonomik nga qeveria në muajin korrik.
Pasi ishin mbledhur përpara qeverisë, siç ishin autorizuar, ata shkuan në pallatin presidencial, ku kërkuan dorëheqjen e Baseskut dhe lëshuan fjalë ofenduese në adresë të tij.
Ministri i Brendshëm dënoi menjëherë manifestimin ndërsa theksoi se zyrtarët sindikalë të cilët inkurajuan policët duke shkelur ligjin do të ndëshkohen.
Nga ana e tij Basescu njoftoi të shtunën se heq dorë nga mbrojtja e policisë, duke u shprehur se policët që kishin manifestuar të premten kanë dëmtuar autoritetin e shtetit.
Edhe kryeministri Emil Boc ka bërë të njëjtin veprim si Basescu, duke hequr dorë gjithashtu nga mbrojtja me policë. Dhjetëra policë ngarkoheshin në përgjithësi të shoqëronin kortezhet zyrtare të presidentit dhe kryeministrit, siguria e të cilëve garantohet nga SPP-ja, shërbimi i posaçëm i mbrojtjes së funksionarëve.
Sipas të përditshmes "Gandul", presidenti mendohet t'i ketë kërkuar dje ministrit Blaga të shkarkojë shefat e policisë dhe xhandarmërisë, gjë që ky i fundit e ka kundërshtuar.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|