Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Vendosa te hap syte. Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

IQVLORA kjo puna e inxhinjerit me zemer poeti nuk e di se shume mund te funksionoje. Kam dy nete qe nuk kam fjetur as edhe nje ore mbasi duhet te mbaroj nje projekt me patjeter dhe ne vend qe te jem perpara autocad-it qendroj ketu para forumit duke cliruar valvulat time te urgjences.


Ps: Nuk mund te vendosja dot per nje titull per kete poezi ndaj nqs dikush ka ndonje mendim eshte i ftuar te me ndricoje.


Ne mes tallazesh dimri
anija ngre velat per udhetim
dhe nuk pyet per stuhine
rrugen can me zemerim.

Besimi eshte i forte
dyshime kjo zemer nuk ka
papritur zera sirenash jehojne
timoni i anijes nga duart ra.

Tingujt e embel shperbejne
cdo arsyetim rezistence.
Ne meshire te dallgeve
mbetet anija memece.

Me sy te mbyllur pergjysem
cdo drejtim harrohet
vetem kembanat aventuriere
nga brenda shpirtit degjohen.

Shpejt sirenat lodhen
me kete loje hipnoze
dhe heshtja mbizoteron
ne anijen misterioze.

Per ku u nisem valle
ate mengjes te zymte dimri?
Ashtu me nxitim
pa varka shpetimi?

Anija e lodhur
nen diell turfullon,
mungesa e llogjikes
mbi krye shume rendon.

Ate qe nuk e peruli dimri
shiu, rrufete apo acari,
u shperbe ne hic
nga nje marrezi enderrimtari.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shtator 2008 02:41
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy



Ne mes tallazesh dimri
anija ngre velat per udhetim
dhe nuk pyet per stuhine
rrugen can me zemerim.

Besimi eshte i forte
dyshime kjo zemer nuk ka
papritur zera sirenash jehojne
timoni i anijes nga duart ra.

Tingujt e embel shperbejne
cdo arsyetim rezistence.
Ne meshire te dallgeve
mbetet anija memece.

Me sy te mbyllur pergjysem
cdo drejtim harrohet
vetem kembanat aventuriere
nga brenda shpirtit degjohen.

Shpejt sirenat lodhen
me kete loje hipnoze
dhe heshtja mbizoteron
ne anijen misterioze.

Per ku u nisem valle
ate mengjes te zymte dimri?
Ashtu me nxitim
pa varka shpetimi?

Anija e lodhur
nen diell turfullon,
mungesa e llogjikes
mbi krye shume rendon.

Ate qe nuk e peruli dimri
shiu, rrufete apo acari,
u shperbe ne hic
nga nje marrezi enderrimtari.



Poezi e bukur dhe e thjeshte. Titulli i takon te zotit

P.s. Ki kujdes se ndonjehere forum dhe internet jane vetem alibi per te evituar punen. Ashtu si disa vajza lajne shtepine ne periudhe provimesh.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shtator 2008 14:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Me padurim pergjoj enderrat e njerzimit
Tek shnderrohen prej vetes
Me to vendos sot une te argetohem
Dhe ndaj humanizmit mos rezervohem

Pjelle e nje te kaluare pafund qe fijet akoma leviz
Nje te gjore mban zgjuar akoma
Etja ime per te zbuluar ndizet serisht
Dhe padurimi im thyen qetesine e brishte.

Perpara! Me shpejt!
Me ne thellesi.
Cdo rruge qe zgjedh
Sot nuk ka rendesi

Per nje moment hezitoj.
Pse valle drejt nje mankthi po udhetoj?
Ne nete te tilla cdo rruge te con
Ne te njetin destinacion.

Duke udhetuar shoh qoshe te njohura
Brava qe lehte hapen nga I njejti celes
Mbasi shpirtrat njerzore
Shume te perbashketa kane.

Dhe kete here
Ne qender te mozaikut
I etur per lot dhe gjak
i buzeqesh viktimes se radhes.

I munduar nga hije te krijuara
Prej enderres tende gjysmake
Me besim te verber dicka vendos
Dhe fatin tend me mankthe hijesh vulos.

Ah … ti qe quan veten njeri
Shembellim I venitur I se kaluares
E sotmja dergjet e lodhur
Prej fiksimeve te tua te dikurshme.

Ora e reres ngadale boshatiset
Dhe ti perseri statik nuk leviz
I fshehur brenda vetes
I humbur brenda vetes
Zvogelohesh dhe zvogelohesh.

Tani duhet te dal dhe ik
Puna ime eshte bere
Une thjesht ne vesh peshperis
Kete mekanizem e ve ne levizje vetem ti.

ingmetalboy
26 Shtator, 2008

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2008 22:32
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Poezi e bukur dhe e thjeshte. Titulli i takon te zotit

P.s. Ki kujdes se ndonjehere forum dhe internet jane vetem alibi per te evituar punen. Ashtu si disa vajza lajne shtepine ne periudhe provimesh.



Te arrish ate faze mendoj se duhet te genjesh veten aq shume sa te fillosh ta besosh dhe vete. Ndersa per mua eshte thjesht nje tregues tjeter i pertacise sime me te cilen kam kohe qe kam bere paqe.
Persa i perket titujve une jam gjithmone i hapur per SUGJERIME.
shendet

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2008 22:39
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me padurim pergjoj enderrat e njerzimit
Tek shnderrohen prej vetes
Me to vendos sot une te argetohem
Dhe ndaj humanizmit mos rezervohem

ingmetalboy
26 Shtator, 2008



Cdo poezi e jotja ing te le nje djesi te ndryshme nga e meparshmja. Dicka qe ke deshire ta lexosh e rilexosh.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2008 23:49
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


Cdo poezi e jotja ing te le nje djesi te ndryshme nga e meparshmja. Dicka qe ke deshire ta lexosh e rilexosh.



Demo
Nuk besoj qe ka kompliment me te bukur se kjo qe me the ti. Gjithmone mundohem te jem i larmishem ne ato qe shkruaj. Te pakten per kete mundohem.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Shtator 2008 02:04
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Poezite tuaja i lexoj nga 2-3-4 here, ne menyre qe te kuptoje me saktesi ate qe ka dashur te thote ai shpirt i shqetesuar endrrimtari.Pozite e tua te fundit, shprehin gjendjen tuaj shpirterore.
Dicka te bukur po perjeton shpirti i poetit tone dhe per kete ai eshte pak konfuz e e disi pesimist. Edhe poetet jane njerez si gjithe te tjeret,vecse zemra e tyre eshte me e ndjeshme.Ajo perpelitet e perpelitet duke menduar e shpresuar qe anija t'i caje dallget e te mbrije ne destinacionin e shumpritur.Ajo anije eshte e forte dhe do ta coje shendosh e mire poetin tone endrrimtar ne brigjet e lumturise.
Nje diell i bukur me plot shkelqim do t'i shoqeroj endrrat e tua i dashur poet endrrimtar.Shikoje me me optimizem te ardhmen!Gjendje te tilla jane kalimtare.Zemra jote patjeter qe do te gezohet!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Shtator 2008 20:14
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Une do te jepja nje mendim per titullin e poezise pa titull:


Tallazet e shpirtit tim
Studioje ne se i pershtatet poezise.
Respekte

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Tetor 2008 20:30
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Une do te jepja nje mendim per titullin e poezise pa titull:


Tallazet e shpirtit tim
Studioje ne se i pershtatet poezise.
Respekte



Ndonjehere perpiqem te genjej veten se vertet nuk jane tallazet e shpirtit tim ato qe kam shkruar. Qe poezia eshte thjesht nje pasqyrim i botes qe une shoh. Por kur mendoj me kthjellet per koordinatat e botes ku une hedh syte kuptoj qe ato jane vertet reflektimi i vertete i te perbrendshmeve te mija. Derivim i thjesht llogjik apo jo?
Me pelqen " Tallazet e shpirit tim".
Faleminderit IQVLORA

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Tetor 2008 00:00
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Rekuiem gjate maratones

Do te desha te mund te ndaloj
edhe nje cast te vetem.
Nga trupi im te dal
Si i jashtem te meditoja per jeten.

Ky oqean cudish
mes dhimbjesh na u fal.
Here ftohte, here nxehte
kurre hapin nuk e ndal.

Koha te pushoje nuk di.
E si mund te ndalem une?
Te shoh brenda vetes,
keto nete pse nuk kam gjume.

Nje ritem ne vesh
Tik-taku i ores therret.
Nje maratone pacmim
per te mbaruar me mbet.

Cfare do te ndryshonte
nqs ndaloj kohen ne hapesire
dhe rrjedha e jetes
ndalon renien e lire?

Te paren shkalle te thyer,
hallken e dobet te zinxhirit magjik
qe me beri te tjetersoj
kater dimensionet e shpirtit unik.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Tetor 2008 00:28
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Vendosa te hap syte.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.