Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E allora mambo! (1999)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re alloramambo.jpg
Ky file është shkarkuar 58 herë.

Regjia: Lucio Pellegrini
Skenari: Fabio Bonifacci, Lucio Pellegrini
Aktore: Luca Bizzarri, Paolo Kessisoglu

Stefano eshte nje djale i martuar rreth te tridhjetave. Ai ka nje femije dhe mundohet te shlyeje borxhet me nje rroge modeste. Por gjerat ndryshojne kur zbulon se ne llogarine e tij jane derdhur gabimisht 6 miliarde lireta (3 milione euro). Pa i treguar gruas ai fillon nje jete te re. Kthehet ne Bologna, regjistrohet si student, dhe fillon nje jete te re mes festash dhe daljesh mondane. Ndersa naten kthehet ne shtepi duke thene se ishte ne pune. Ne Bologna njeh Antonian, nje vajze terheqese dhe ekstravagante. Fillon keshtu nje histori dashurie, me Stefanon te ndare ne dy jete, njeren me gruan ne shtepi dhe tjetren me vajzen e Bolonjes. Me kalimin e kohes punet komplikohen dhe Antonia mbetet shtatzane. Stefano gjendet me nje femije tjeter me nje grua tjeter. I detyruar nga ngjarjet thote se eshte shqiptar dhe martohet vajzen e bolognas, kesaj rradhe me emer shqiptar. Jeta familjare tashme eshte dyfishuar dhe ai gjendet tamam me dyfishin e problemeve qe kishte dikur. Kur e kupton kete, vendos ti jape fund lojes dhe ve ne kontakt dy grate me njera tjetren. Por avokati mundohet te pengoje takimin e dy grave duke iu trembur fallsifikimeve legale qe ka bere per shokun dhe klientin e tij.


Film shume i bukur dhe plot sens humori. Regjia ka disa difekte ( por historia eshte interesante dhe i mbulon mire. Eshte filmi i pare i Luca e Paolo dhe mendoj me i bukuri.


Filmi ka kolone zanore shume te bukur, duke variar nga Squirrel Nut Zippers tek Yma Sumac. Vinicio Capossela ka dy kenge ne kete film, njeren me te njejtin titull si filmi, mesa duket e krijuar enkas.


Nje permbledhje fragmentesh:

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2010 09:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gli onorevoli (1963)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re antonio_la_trippa.jpg
Ky file është shkarkuar 56 herë.

Regjia: Sergio Corbucci
Skenari: Giovanni Grimaldi, Bruno Corbucci
Aktore: Totò, Franca Valeri, Peppino De Filipi, Gino Cervi, Walter Chiari

Italia pergatitet per zgjedhje parlamentare. Gjithshka eshte ne levizje, partite, shtypshkronjat, minitngjet, dhe makinat me megafon. Mes kantidateve gjenden lloj lloj njerezish me sjellje qesharake dhe moral te diskutueshem. Nje pasanik kantidohet para pasanikeve te tjere, por femijet e lagjes i nxjerrin bojen dhe i sabotojne mitingun duke e marre si loje. Nje burre tjeter kantidohet me forcat e legalitetit, por kupton se partia eshte krijuar per te marre tendera dhe para. Nje komunist eshte kritik ndaj gjithçkaje dhe urren SHBA, por kenaqet nga pagesat me dollare dhe harron principet komuniste. Nje grua kantidohet me demokristianet dhe perdor prostitutat per te ngjitur postera. Mes slloganeve dhe premtimeve politike njerez te thjeshte mundohen te perfitojne ndonje lek. Disa paguhen per te mbajtur pankarta, te tjere qe te bertasin me megafon. Dhe keshtu afron dita e zgjedhjeve.


Film plot skeçe komike me shume aktore te medhenj. Eshte nje parodi politike qe del me pak se 20 vjet pas fundit te diktatures fashiste. Tallet pikerisht me format qe po merr demokracia dhe aferet qe bejne parlamentare dhe politikane. Nga distanca kohore eshte sikur ne Shqiperi te behet sot, 20 vjet pasi ra komunizmi. Ne fakt shume pjese dhe fragmente kujtojne demokracine shqiptare. Ja pse vlen te shikohen filma te 47 viteve me pare, per lidhjet qe kane me te tashmen.

Skenat jane natyrisht te gjata dhe ngjajne me skeçe teatrale, por shikuesi nuk e ve re sepse aktoret jane shume te mire dhe dinamizmi i filmit ruhet mire.

Emblematik rasti i nje kantidati qe kishte fitoren ne xhep. Por refuzon te marre pjese ne korrupsionet e kryesise dhe i demaskon publikisht. Megjithate njerezit e thjeshte nuk arrine ta kuptojne sakrificen e tij dhe e tallin kur del nga zgjedhjet.

I gjithe filmi gjendet aktualisht ne YouTube (dhe per ca kohe):

Modifikuar nga Fajtori datë 10/06/2011 ora 06:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2010 05:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Banditi a Milano (1968)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re banditimilano.jpg
Ky file është shkarkuar 53 herë.

Regjia: Carlo Lizzani
Skenari: Massimo De Rita , Dino Maiuri
Aktore: Gian Maria Volonte, Tomas Milian

Ne Milanon e viteve 60 ndodh nje grabitje qe do mbetet ne histori. Pas vjedhjes se bankes 4 burra ndiqen nga policia dhe fillojne te qellojne mbi kalimtaret. Per tridhjete minuta Milano kthehet ne arene lufte dhe bilanci eshte i tille. Rreth 34 te plagosur dhe 4 te vdekur mbeten ate dite ne rruge. Kjo eshte historia e vertete e grabitjes qe beri banda e Cavalleros me 25 Shator 1967, nje vit para se te krijohej filmi. Tregimi nuk ndalet vetem tek nje grabitje, por tregon valen kriminalitetit dhe dhunes qe ka filluar ne rruget e Milanos dhe qe do vazhdoje deri ne vitet '70. Kater banditet arrijne te kapen nga policia pas nje operacioni thuajse ushtarak ku marrin pjese 600 police dhe 3 helikoptere.


Eshte film thuajse dokumentaresk qe i qendron fakteve reale me perpikmeri. Ka dy aktore te medhenj, Tomas Milian dhe G. M. Volonte, por xhirimeve i mungon pak aksioni. Psh. mungojne xhirimet nga kendi i rrotes se makines apo perplasjet spektakolare qe shikohen ne filma te tjere policieske te atyre viteve.


Kuriozitete:


  • Nje turme e madhe njerezish ishte gati ta masakronte banditin qe u kap ne fund te ndjekjes. Kjo tregon cfare revolte shkaktoi ngjarja vetem pak minuta pasi kishte mbaruar.
  • Pjesetaret e bandes kishin bindje te forta politike. Adhuronin Leninin por aspironin per nje sistem anarkie nihiliste. Gjate gjyqit njeri e konsideroi veten te burgosur politik dhe se bashku u çuan te kendojne kenge partizane.
  • Gjykata i denuoi me burgim te perjetshem, por tashme kane dale te gjithe. Pietro Cavallero doli pas 20 vitesh burg dhe beri nje liber. Qe atehere punoi ne nje shoqate humanitare thellesisht i penduar per ato qe kishte bere. Nje tjeter, Sante Notarnicola, zoteron nje lokal ne qender te Bolognes.
  • Historia tregohet ne emisionin Blu Notte:
    http://www.youtube.com/watch?v=kmXk...related#t=3m30s


Nje fragment:


Mesa shikoj qenka i gjithi ne youtube:
http://www.youtube.com/view_play_li...1&v=ToK1cJAXXjQ

Modifikuar nga Fajtori datë 21/10/2010 ora 14:28

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2010 14:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Io ho paura (1977)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re hopaura.jpg
Ky file është shkarkuar 48 herë.

Regjia: Damiano Damiani
Skenari: Nicola Badalucco, Damiano Damiani
Aktor: Gian Maria Volontè

Nje polic caktohet te te beje skorten e nje gjykatesi. Gjykatesi e refuzon, sepse e ka te qarte qe po te duan ta vrasin do e vrasin njesoj. Por te dy hyjne ne miqesi dhe polici me nuhatjen qe ka per hetimet ndihmon gjykatesin per hetimin e nje vrasje. Shpejt hetimi merr trajta politike dhe se bashku zbulojne lidhjet e sherbimeve sekrete me kriminalitetin ordiner. Ketu ndahet rruga e tyre, teksa polici e ka te qarte qe kjo eshte mesele shume e madhe, ndersa gjykatesi beson ne drejtesi dhe informon organet e larta. Ne Italine e viteve '70, kur zhvillohet filmi, polici ka plotesisht te drejte se trazirat stimulohen nga qarqe te caktuara politike.


Eshte nje thriller politik me skenar te bukur. Ironia e fatit eshte qe filmi prek te verteta te medha te Italise. Ne fakt sot dihet qe trazirat dhe bombat ne ate periudhe jane vene nga sherbimet sekrete, ne menyre qe populli te kishte frike dhe mos binte ne deshiren per te votuar te majten. Filmi ka disa fjali mbreselenese (shiko fragmentet me poshte) te cilat te bejne te mendosh. Fundi i hidhur i perket nje epoke tjeter kinematografike, kur realiteti tregohej cope dhe filmat nuk beheshin retorike.

Filma te tille, qe trajtojne drejtesine dhe gjykates qe vriten jane prodhuar shpesh ne Itali, por ne Shqiperi nuk ekzistojne. Ne fakt gjykatesit italiane jane vrare dhe hedhur ne ere jo rralle (Givanni Falcone, Paolo Borsellino, Giorgio Ambrosoli). Filmi tregon situata te ngjashme dhe ben te kuptosh se sistemi i drejtesise eshte shume me ndryshe sesa ai ne Shqiperi, ku shpesh behet bashkepunetor i politikes dhe krimit.

Fragmentet kryesore te filmit:

Modifikuar nga Fajtori datë 23/10/2010 ora 05:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Tetor 2010 05:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il Bigamo (1956)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re bigamo-il-movie-poster-1020428322.jpg
Ky file është shkarkuar 43 herë.

Regjia: Luciano Emmer
Skenari: Age-Scarpelli, Sergio Amidei, Francesco Rosi, Vincenzo Talarico
Aktore: Marcello Matroianni, Vittorio De Sica, Giovanna Ralli, Franca Valeri

Mario eshte i martuar dhe ka nje djale te vogel. Nje te Diele e therresin ne polici per verifikim, por aty akuzohet se ka qene i martuar me nje grua tjeter. Kupton se eshte nje gabim emrash, por ballafaqohet me nje grua qe e identifikon me burrin qe martoi dikur. I hutuar dhe i shastisur Mario burgoset per bigami, Ne burg gjehet mes hajduteve dhe kapove te rastit. Keta e ndihmojne, e prezantojne me nje avokat te njohur qe del neper gazeta. Avokati ne fakt eshte i rrjedhur nga trute dhe ne vend ta ndihmoje e ngaterron me shume. I zene ne hall, Mario pranon te ndjeke sidoqofte udhezimet e avokatit dhe shpall veten fajtor. Ndersa gjyqi shkon keq e me keq, nje nga shoket e burgut e ndihmon duke gjetur burrin qe kishte martuar ne te vertete gruan akuzuese. Kjo e fundit rezulton nje budallaçke qe deshiron nje mashkull te pashem dhe kishte akuzuar Marion se i pelqente ta kishte burre.


Film dinamik me goxha skeçe komike. Personazhi i avokatit me emer te madh (Vittorio De Sica) eshte shume i goditur. Thuajse cdo personazh, me perjashtim te vete çiftit, ka ngjyra komike, qofte te fortet e burgut, avokatet, familiaret, etj.

Pjese e filmave neo-realiste qe tregojne jeten e perditshme me humorizem dhe pa drama shekspiriane. Ne fakt ndihet jeta ne Italine e pasluftes, nje familje e sapoformuar me nje apartament te ngjashem me ato qe dalin ne realizmin socialist ca vite me vone. Perveç ketij paralelizmi s'ka asnje lidhje tjeter me vendin tone.


Mungon ndonje fragment me personazhin kryesor. Kjo eshte tek familja e gruas kur marrin vesh arrestimin:

Modifikuar nga Fajtori datë 10/06/2011 ora 06:35

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Nëntor 2010 10:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Re: E allora mambo! (1999)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Regjia: Lucio Pellegrini
Skenari: Fabio Bonifacci, Lucio Pellegrini
Aktore: Luca Bizzarri, Paolo Kessisoglu

Stefano eshte nje djale i martuar rreth te tridhjetave. Ai ka nje femije dhe mundohet te shlyeje borxhet me nje rroge modeste. Por gjerat ndryshojne kur zbulon se ne llogarine e tij jane derdhur gabimisht 6 miliarde lireta (3 milione euro). Pa i treguar gruas ai fillon nje jete te re. Kthehet ne Bologna, regjistrohet si student, dhe fillon nje jete te re mes festash dhe daljesh mondane. Ndersa naten kthehet ne shtepi duke thene se ishte ne pune. Ne Bologna njeh Antonian, nje vajze terheqese dhe ekstravagante. Fillon keshtu nje histori dashurie, me Stefanon te ndare ne dy jete, njeren me gruan ne shtepi dhe tjetren me vajzen e Bolonjes. Me kalimin e kohes punet komplikohen dhe Antonia mbetet shtatzane. Stefano gjendet me nje femije tjeter me nje grua tjeter. I detyruar nga ngjarjet thote se eshte shqiptar dhe martohet vajzen e bolognas, kesaj rradhe me emer shqiptar. Jeta familjare tashme eshte dyfishuar dhe ai gjendet tamam me dyfishin e problemeve qe kishte dikur. Kur e kupton kete, vendos ti jape fund lojes dhe ve ne kontakt dy grate me njera tjetren. Por avokati mundohet te pengoje takimin e dy grave duke iu trembur fallsifikimeve legale qe ka bere per shokun dhe klientin e tij.


Film shume i bukur dhe plot sens humori. Regjia ka disa difekte ( por historia eshte interesante dhe i mbulon mire. Eshte filmi i pare i Luca e Paolo dhe mendoj me i bukuri.


Filmi ka kolone zanore shume te bukur, duke variar nga Squirrel Nut Zippers tek Yma Sumac. Vinicio Capossela ka dy kenge ne kete film, njeren me te njejtin titull si filmi, mesa duket e krijuar enkas.


Nje permbledhje fragmentesh:



Fantastik ky!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Janar 2011 03:53
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il gioccattolo (1979)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re giocattolo.jpg
Ky file është shkarkuar 27 herë.

Regjia: Giuliano Montaldo
Skenari: Sergio Donati, N. Manfredi, G. Montaldo
Aktor: Nino Manfredi

Ne Italine e katrahures se viteve '70, Vittorio kryen nje detyre te rrezikshme. Ai transporton çantat me para te nje biznesmeni te pasrkrupullt. I rrethuar nga roje dhe makina te blinduara, rrezikon vazhdimisht jeten per punedhenesin, i cili ka qene shoku i tij i klases. Por Vittorio eshte tip paqesor, ai nuk mban pistoleta, nuk di si perdoren. Kjo derisa plagoset rastesisht gjate nje grabitje ne supermerkate. Aty njeh nje polic. Polici eshte njeri i mire dhe te dy behen miq te ngushte. Duke shoqeruar policin ne poligon Vittorio zbulon se ka nje talent te veçante: qellon shume mire me pistolete. Ne fakt pistoleta i duhet edhe per punen me biznesmenin, keshtu qe meson ta perdore dhe fiton olimpiada e konkurse. Mjeshteria e pistoletes i hyn ne pune kur i vrasin shokun polic dhe ai qellon nje nga kriminelet. Kjo e ben te famshem per publikun, por tashme ate kerkojne bandat qe duan te marrin hak. I rrethuar nga kriminele te medhenj e te vegjel, jeta e tij veshtiresohet pa pushim. Tashme ai s'mund te ndahet nga pistoleta. Ajo qe dikur lindi si loje, tani eshte zgjidhja e vetme per te.


Film goxha i bukur me nje interpretim te mrekullueshem te Nino Manfredit. Ngjan disi me filmat amerikane (ne Wikipedia e krahasojne me "Il giustiziere della notte"). Nga ana tjeter filmi ka nje fund jo te lumtur, deshmi e skenareve realiste te atyre viteve, ndryshe nga sot, ku fiton gjithmone i miri. Biznesmeni dhe bandat e rruges jane pjese e nje Italie te kalbur, ku njeriu i ndershem rrethohet nga dhuna dhe mashtrimi i detyruar te marre pjese nga pamundesite ekonomike.

Deridiku ky film eshte simboli i viteve '70, te quajtura "anni di piombo". Pistoleta eshte nje loje qe kthehet ne domosdoshmeri, gjuhen e se ciles flet gjithe Italia.

Kushdo mund te gjeje paralelizma me Shqiperine e 20 viteve te fundit, pikerisht ne personazhet e biznesmenit dhe te bandave qe marrin hak.


Nje skene (ku keqberesit i zene prite per ta vrare):

Modifikuar nga Fajtori datë 24/08/2011 ora 08:59

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2011 12:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Si Può Fare
Regia Fabio Bonifacci
Aktor :Claudio Bissio
Eshte nje film i vitit 2008 drejtuar nga Giulio Manfredonia, shkruar dhe me regji te Fabio Bonifacci, eshte nje histori e vertet e nje prej koperative sociale qe kane lindur ne vitet 80 per ti dhene pune pacienteve te dale nga spitalet e cmendurve sipas ligjit Basaglia, in dhe vecanerisht koperativa "Noncello" di Pordenone.
Filmi i dedikohet 2.500 koperative sociale qe jane ne Itali dhe 30.000 jane pjesemarrsit qe punojne ne keto koperativa.Ky film ka nje muzike shqiptare nje kenge vaji hera e pare qe e degjoj dhe me pelqeu shume


Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Qershor 2011 02:36
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mani di velluto (1979)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re manidivellutocic.jpg
Ky file është shkarkuar 16 herë.

Regjia: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Skenari: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Aktore: Adriano Celentano, Eleonora Giorgi

Nje biznemen i suksesshem kerkon te martohet me te dashuren e re, por ish-gruaja nuk i jep divorcin. Ajo i ve nje kusht te rende: burri duhet ti jape aksionet e firmes ne kembim te divorcit. Burri pranon, por shpejt kupton se e dashura do te njejten gje prej tij: leket. Firma e tij prodhon xhama te blinduar dhe te gjitha argjendarite jane pajisur me to. Hajdutet nuk vjedhin dot me dhe asikuracionet nuk kane me kliente, sepse s'kane me vjedhje. Ndodh keshtu qe burri te njihet pikerisht me nje vajze hajdute e cila e urren pronarin e firmes se famshme, pa ditur se eshte pikerisht ai. Burri bie ne dashuri me te dhe fsheh identitetin e tij me kujdes. Derisa nje dite ajo e merr vesh dhe gjithcka merr fund.


Film i mbushur me humorin tipik te Celentanos, i cili eshte ndryshe nga komiciteti i zakonshem. Ftohtesia e tij ne momente emocionale e ben llogarites te mire. Ky tip personazhi perseritet ne filma te tjere te Celentanos (psh. me Ornella Mutin, etj).

Nje fragment kur hajdutja vjedh ne metro:

Modifikuar nga Fajtori datë 24/08/2011 ora 09:02

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2011 01:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Filmat e faqes 14 i kam pare te gjithe.Vertet interesante kjo teme,kete periudhe u jam zhytur shikimit te filmave qe ne te kaluaren per mungese kohe a mungese kujtese s'kam pare.

Filmin e fundit italian qe kam pare as e permend se e kam per turp - me pak fjale film per adoleshente.Po si i thone,duhet ta njohesh armikun ... ndoshta!

Mani di Velluto s'e kam pare po paska regjizor Moccia,babai i Federico qe ben ata filmat skandaloze per mass-market,alias "bimbiminchia"!!

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2011 02:31
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.