Auberoni
...
Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117
|
Citim: Po citoj ato që tha plloshtani
Poezi e krijuar per momentin e mengjesit (5 min)
Zotit!
Kete Zot qe rri i heshtur
une e dua
kete Zot qe eshte perqafuar ne heshtjen e qetesise
une e dua
kete Zot te meshirshem dhe te bukur
une e dua
kete Zot qe askush nuk e pa, po qe na krijoi
une e dua
kete Zot te paqes dhe bujarise
une e dua
kete Zot te heshtur
une e dua...
respekte
..........
Zoti.
Per njeriun i cili nuk ka kontakt me te, per njeriun i cili nuk mund te shoh, prek apo nuhas, Zoti mbetet vetem koncept sepse nuk eshte pjese e dukshme, nuk eshte materialisht pjese e jetes sone.
Te gjithe ne kalojme neper jete duke iu permbajtur predikimeve fetare; mos ben keq, duaje (Doktrina krishtere), frigohu nga Zoti (Doktrina Islame) dhe duke bere ashtu sic thojne librat fetare, ne ikim nga obligimet tona qe i kemi si qenie njerzore; te ndihmojme njerzit.
Dua te them se eshte lehte ta duash Zotin, ta duash nje koncept, i cili nuk vuan nga varferia, i cili nuk lengon nga semundjet, i cili nuk ka nevoje per ndihmen tone dhe i cili nuk ka kerkesa specifike. Pra, duke adhuruar Zotin ose duke iu friguar atij; nuk ke nevoje te ndryshosh.
Por, ta duash fqiun eshte veshtire, sepse duhet te ndryshosh. Nese fqiu ka nevoje ta ushqesh, atehere ti duhet te ndryshosh; duhet ta ndash ushqimin tend me te.
Me lehte eshte ta duash Zotin, dhe te mendosh per te sesa ti perkushtohesh dikujt qe ka nevoja imediate.
Si mundesh vertete ta duash nje koncept abstrakt?
Tostolji, thote per te emen e tije (qe ishte e aferm e familjes se Carit) se ajo qante ne teater kur kishte shfaqje te dhimbshme. Por, karrocieri i saj ngrihej dhe vdiste jashte duke e pritur ne mot te ngrire. Kur kryhej shfaqja,me lote ne sy shkonte, dhe pa u hamendur e as pa bere asnje koment e therriste karrocierin tjeter.
Marre nga Way of Tao.
Per ta asgjesuar malarien nga planeti jone, prej se cilen vdesin shume njerez, posaqerisht ata te Afrikes, nevojiten vetem 5 Miliarde Dollare. Por, jo. As Amerikanet e as Sulltanet e Sheiket nuk japin keto te holla. Japin me miliarda ne Irak.
Pse, sepse ata adhurojne Zotin, ata e permbushin obligimin e dashurine e tyre.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|