Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Ku mund të udhëtojnë Shqiptaret pa viza?
Me heqien e Vizave, shqiptarët mund të udhëtojmë pa te në hapësirën Schengen, e cila përfshin "shtetet anëtare" dhe "shtete të asociuar që zbatojnë plotësisht Acqui-në Schengen".

Kjo hapësirë përbëhet nga këto vende: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra. (nga ky grup vendesh, Islanda dhe Norvegjia kanë ende një "pjesëmarrje të limituar" në Shengen).
Këtij grupi i shtohen edhe tri shtete të tjerë Qipro, Rumania dhe Bullgaria, të cilat, megjithëse të përfshirë në zonën Shengen, kanë ende kontrolle në kufi. Dy vende të tjerë, Anglia dhe Irlanda, nuk e njohin marrëveshjen Shengen.
Aty nuk mund të shkohet edhe nëse vizat hiqen.
Pas votimit të djeshëm në PE, heqja e vizave për Shqipërinë pret një vendim të Këshillit të Ministrave të BE-së, ku përfaqësohen 27 vende anëtare të organizatës.
Nëse dy të tretat votojnë pro, vizat pritet të hiqen në dhjetor 2010 ose në janar të 2011.
Lëvizja pa viza në BE, jo më shumë se 90 ditë, ndryshe sanksione
Qytetarët që hyjnë në vendet e BE-së, dhe qëndrojnë më shumë se 90 ditë, do të ballafaqohen me ndalesë për hyrje, prej një viti deri për gjithë jetën.
Diplomatët evropian thonë se personat që do të dënohen për një shkelje të tillë gjithmonë do të jenë në shënjestër të autoriteteve kufitare gjatë hyrjes në ndonjë vend të BE-së. Kjo do të ndodhë për faktin se të dhënat e tyre regjistrohen në rrjetin kompjuterik të doganave i cili është i përbashkët për gjithë zonën shengen.
Kërkesat specifike financiare që sugjerojnë ambasadat perëndimore si dhe dokumentet e nevojshme që mund të kërkohen në kufi. Një qytetar fillimisht duhet të ketë pasaportë biometrike, më pas nga autoritetet kufitare mund të pyetet për qëllimin e udhëtimit. Nëse është për turizëm mund të kërkohet rezervim nga hoteli ose garanci nga personi ku do të qëndrojë.
Nëse udhëtojnë tek familjarë të afërt që kanë të rregulluar qëndrimin e tyre në ndonjë vend evropian, atëherë nuk është e nevojshme letra e garancisë, por vetëm të dhënat e mikpritësit. Sigurisht që udhëtarët duhet të kenë edhe dëshmi të mjeteve financiare.
Risi është se vende të ndryshme evropiane kanë përcaktuar se sa para do të duhet të ketë një person për një ditë qëndrimi në një vend. Shuma është rreth 50 euro në ditë, por mund të ketë edhe ndryshime, sepse për shembull Sllovenia kërkon 70 kurse Holanda 34 euro në ditë.
Qytetarët kanë të drejtë për qëndrim në afat të shkurtër prej 90 ditësh në afat prej gjashtë muajsh,gjithësisht deri 180 ditë në afat prej një viti. Nëse përmbushen këto kushte nuk duhet të ketë probleme edhe pse nuk përjashtohet mundësia që autoritetet kufitare, nëse kanë dyshime, mund të mos lënë ndonjë udhëtar të hyjë në vendin e tyre.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|