Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Leter shkruar vetes
Sikur te ishte e mundur qe opsioni "indietro" te ndihmonte ne ngjitjen e nje buke te thyer!?
Sot rruges per ne shtepi, duke qendruar e mbeshtetur ne sediljen e busit, me syte mbyllur duke u munduar te ndertoja ne mendje gjithcka ka ndodhur mbreme, degjova (pa dashje) biseden e dy vajzave qe ishin te ulura mbrapa meje. Mjaftoj kjo per te zgjedhur opsionin "indietro" dhe per t'u stacionuar tek nje situate e ngjashme me "buken e thyer" me te cilen jam perballur muaj me rralle por qe iu dha finishi vetem para 1 jave... Ajo qe me ben pershtypje eshte nje lloj ngerci qe kam ne stomak sa here qe e shoh? Ok,jam nje njeri qe pergjithesisht karakterizohem tolerante, indiferente dhe moskokecarese gjate procesit te dickaje ,por ajo qe nuk dine keta qe me karakterizojne ne menyre te ketille eshte se vjen nje moment qe gjithcka absorbohet ne nje ngerc brenda meje!!
Por gjithsesi , me ngushellon fakti qe jam mesuar te merrem me shkoklavitjen e ngecave dhe qe kam miq te vertete qe me ndihmojne ne kete proces. Ashtu sic mjaftoj sot nje telefonate e gjate me mikun tim....
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|