BluE_icE
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 23/06/2004
Vendbanimi: on the palm of God's hand
Mesazhe: 200
|
thnx albushe
------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------
remotely... :
Duart po i dridheshin teksa mbante me duart e saj canten e kafenjte. Pastaj e mblodhi veten dhe u perpoq te mos tregonte asnje shenje shqetesimi ne fytyre ,por nuk ia arriti qellimit teksa pa pasqyrimin e saj ne xhamin e deres.Fytyren e kishte te bardhe shkumes dhe ne cep te syrit ,afer temthit te djathte kishte nje fasho me permasa te pazakonshme .Buzet i ishin enjtur...
-E, mund te futesh-ia beri "presidentja "e studenteve internacionale .
Gruaja qe mund te ishte rreth te 50-ave ,vinte e shendoshe e veshur me nje kostum te lehte kaf me lule .Kostumi shkonte me ngjyren e flokeve te saj geshtenje .Ne zyren e saj te vogel kishte souvenire dhe ornamente prej vendeve te ndryshme te botes .Midis te tjerash ishte nje flamur kuq e zi i vendit te saj ,nje perkrenare e vogel qe ndoshta ndonje student shqiptar do ia kish dhuruar. Megjithate E-ja s'i perfilli ornamentet ,as shikimin dyshues te gruas teksa per nje moment te shpejte e kaloi shikimin tek fashoja e saj.
Ato dy dite kishin qene tmerr, tmerr psikologjik per te, torture dhe ankthe teksa zgjohej naten e djersitur dhe zemren e cmendur qe gati sa s'i dilte prej kraharorit.Ankthi ishte i njejte, i perseritur aq e aq here teksa ajo sillte neper mendte kafsherine e asaj dite te marte prilli.
Ishte kthyer heret prej punes dhe ishte shtrire ne dhomen e saj per tu shplodhur teksa shoqet me te cilat jetonte po rrinin ne dhomen tjeter.E ne ate moment ajo nuk e dinte qe ne nje ane tjeter te B. , A-ja ,i dashuri i saj kish degjuar qe ajo e paskesh tradhetuar. Nuk e dinte as faktin qe ai ishte drejtuar per tek shtepia e saj. Vetem kur degjoi trokitjen ne xhamin e dritares dhe e hapi vuri re dy djem(A dhe nje tjeter) qe gjithe shpejtesi u futen ne dhome .
x o x o x o
Dy vajzat qe po bisedonin gjithe qejf dhe entuziazem degjuan thirrjet rrenqethese te E-se ne dhomen tjeter dhe zera djemsh dhe te frikesuara u fshehen ne shtepi .Nderkohe gulcitjet e E-se me fjalen perseritese :mos ,te lutem ,mos ;nuk preknin asnje prej djemve. Vetem vajzat e fshehura qanin ne heshtje duke imagjinuar njemije e nje te zezat qe mund te kishin ndodhur ne ate dhome.
x o x o x o
-So you want one year of detachment from school?-pyeti gruaja nen syzat e saj ngjyre ari.Ajo pohoi me koke.
-You know it is illegal ?-ia beri ajo me nje buzeqeshje qe gati gati dukej sikur shprehte sadizem me ate pamje ne fytyren e saj te kuqe.
Ajo insistoi duke thene qe per arsye shendetesore nuk kishte mundesi te vazhdonte studimet ate vit .
Te pakten derisa shenjat ne fytyre ti ishin zhdukur dhe te kishte lene mbrapa dhunen qe i ishte nenshtruar ,mendoi . E teksa mendonte keto e dinte qe nje fillim i ri ishte perpara saj .
But would she ever recover from the trauma?-the doubt always lingered there,always....
__________________
Fear less,hope more/eat less,chew more/whine less,breathe more/talk less,say more/love more and all good things will be yours:p(swedish proverb)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|