Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente
Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Misha
Vogelushja Misha

Regjistruar: 08/09/2009
Vendbanimi: Everywhere
Mesazhe: 263

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Bravo, shko krihu tani le te digjet fshati ashtu shteti desha me thene!



qyqa e politika jemi ktu mi femne??? une muhabet brekesh....pune leshi eshte ky shteti o ti mi shoqe , pisk e kena

mire rrogen qe sna e ngriti po edhe breket po i blejme te perdorme

__________________
No one thinks to change himself, everyone thinks of changing the WORLD........Tolstoi my love

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Gusht 2012 23:29
Misha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Misha Kliko këtu për të kontaktuar me Misha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Misha Shto Misha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Misha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Don't try to be a smart ass with me you ignorant slut.
I was high obviously lslistening to music and didn't care much to see what thread i was in.
Plus nuk eshte se blej rraqe shpesh, give me a break you anoying little bitch

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2012 00:09
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Misha



qyqa e politika jemi ktu mi femne??? une muhabet brekesh....pune leshi eshte ky shteti o ti mi shoqe , pisk e kena

mire rrogen qe sna e ngriti po edhe breket po i blejme te perdorme

Te isha si ti, pa breke do rrija, pa to fare e te perdorura sdo i blija KURRE.
Por edhe pa buke do rrija e pa breke sdo rrija Kurre.
Ku ti gjesh leket te blesh breke te paperdorura?
43 leke ne dite kushton digitalbi, 50 cent ne dite internet, ne fund te fundit mos e mbush celularin per nje muaj dhe ndoshta blen edhe dy apo tre pale breke te reja fringo.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2012 00:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Misha
Vogelushja Misha

Regjistruar: 08/09/2009
Vendbanimi: Everywhere
Mesazhe: 263

piktor qe sot do heq dore nga digitalb, celular dhe shume vese te keqija dhe do meqe ne llogarine do mbeten shume lek po i blej edhe Kurtit nai pale se qeka me ibret se une....rrofsh qe me dhe nje ide kaq brilante

__________________
No one thinks to change himself, everyone thinks of changing the WORLD........Tolstoi my love

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2012 01:46
Misha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Misha Kliko këtu për të kontaktuar me Misha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Misha Shto Misha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Misha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Kompani te sigurimit fantazma

(VIZION PLUS)

Ne këtë periudhe vere, kur është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve kompanitë e sigurimeve, kane gjetur mënyra te reja, për te shmangur detyrimet e pagesave ndaj klientëve, duke hedhur hije te forta dyshimi për veprimtaritë e tyre financiare. Vetëm ne dy javët e para te gushtit ne Gjykatën e Tiranes, janë marre ne shqyrtim, mbi 45 çështje, ku këto kompani, kërkojnë pezullim te përkohshëm te ekzekutimit te vendimeve nga përmbaruesit. I gjithë ky fluks kërkesash, vjen ne një periudhe kur gjykatat, kane qene pushim dhe gjyqtaret e gatshëm thirren ne pune vetëm ne rastet e dhënies se masave te sigurisë. Ne kontakte me avokate dhe përmbarues, “Vizion Plus”, ka zbardhur skemën e funksionimit ne rast te një aksidenti, kur personi ne fjale, ka qene i siguruar. Pas vendimit te formës se prere te gjykatës, qe detyron kompanitë e sigurimit te dëmshpërblejnë klientët sipas ligjit, këto te fundit kane një afat 10 ditor për shlyerjen vullnetare. Por ne vend te dëmshpërblimit kompanitë, hapin çështje ne gjykate, duke kërkuar shtyrje te ekzekutimit te vendimit. Pas afatit 10 ditor, përmbaruesit, i del e drejta te marre shumën e caktuar nga llogarite, qe kompanitë kane te ngrira për këtë qellim. Por duket, se ne shumicën e rasteve, këto llogari qe kapin vlera 1.5 apo 2 milionë euro ne baze te kapitalit te firmës, nuk ekzistojnë ose janë bosh. Kjo ka shtyre, qe edhe vete përmbaruesit te mos marrin përsipër klientë te tille, te cilët presin me vite te dëmshpërblehen. Duke përfituar nga periudha e pushimit, kompanitë janë dyndur ne Gjykatën e Tiranes, ku një pjese e mire e çështjeve, vjen edhe nga byroja shqiptare e sigurimeve, institucioni qe mbikëqyr këtë treg. Ne pothuajse gjysmën e rasteve, Gjykata ka vendosur ne favor te kompanive te sigurimeve, duke shtyre afatet e dhënies se dëmshpërblimeve. Fenomeni nuk duket sporadik, për sa kohe paditësit janë pothuajse, te gjithë kompanitë e sigurimeve me ne zë ne treg, qe mbulojnë edhe pjesën me te madhe te siguracionit te jetës, shëndetit apo pronës

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2012 01:57
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nisur nga komente dhe lajme te dites bindem gjithmone e me shume qe Signal Detection Theory spjegon shume gjera. Shqiperia eshte nje vend me amulli, pra me informacion te veshtire per tu perceptuar nga zhurma. Ka shume thashetheme dhe shume propagande, nga te cilat vetem pak plluskojne ne media. Ne ambjent te tille eshte veshtire te perthithet informacioni sepse te gjithe krijojme nje lloj zhurme informative, nje mori opinionesh qe kundershtojne njera tjetren, pas te cileve veshtire te nxirret e verteta. Madje e verteta behet krejt relative.

Per me shume o popull lexoni teorine e vleresimit te informacionit:
http://en.wikipedia.org/wiki/Detection_theory

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 23/08/2012 ora 05:42

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2012 05:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Misha
Vogelushja Misha

Regjistruar: 08/09/2009
Vendbanimi: Everywhere
Mesazhe: 263

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nisur nga komente dhe lajme te dites bindem gjithmone e me shume qe Signal Detection Theory spjegon shume gjera. Shqiperia eshte nje vend me amulli, pra me informacion te veshtire per tu perceptuar nga zhurma. Ka shume thashetheme dhe shume propagande, nga te cilat vetem pak plluskojne ne media. Ne ambjent te tille eshte veshtire te perthithet informacioni sepse te gjithe krijojme nje lloj zhurme informative, nje mori opinionesh qe kundershtojne njera tjetren, pas te cileve veshtire te nxirret e verteta. Madje e verteta behet krejt relative.

Per me shume o popull lexoni teorine e vleresimit te informacionit:
http://en.wikipedia.org/wiki/Detection_theory



Me impresionove me keto qe the....me duhet ca kohe ta marr veten nga gjithe kjo e vertet e madhe qe na e plase ne kete dite me temperatura kaq te larta

__________________
No one thinks to change himself, everyone thinks of changing the WORLD........Tolstoi my love

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2012 11:50
Misha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Misha Kliko këtu për të kontaktuar me Misha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Misha Shto Misha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Misha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

100 vjet me sharlatanë e romantikë

Nje shkrim interesant qe duhet te sjelle reflektim...


------------------------------------

Nëse do të përfillnim teoritë e thënies dhe të bashkëthënies, do të na duhej të përfytyronim se në këtë 100-vjetor kemi një bashkëbisedim mbi historinë e Shqipërisë. Që të kemi komunikim, pra bashkëbisedim, duhet që dikush të flasë ose të kemi një thënie me tregues të folësit dhe një palë tjetër të dëgjojë. Ky është rregulli numër një në komunikimin njerëzor. Në qoftë se do ta përfytyronim tekstin apo thënien e gjatë të historisë si një fjalim të parapërgatitur më parë, atëherë analiza mund të bëhej në disa rrafshe. Në periudhën komuniste folësi ishte zëri off siç quhet në komunikim, zëri që vjen nga lart, teksti zyrtar, i cili nuk mund të modifikohet dhe bashkëfolësi është publiku në tërësi, i cili nuk mund ta diskutojë tekstin që dëgjon as ta vërë atë në dyshim. Teksti i historisë ose thënia e gjatë historike, është veshur në këtë rast me hijen e teksteve të shenjta dhe vënia në diskutim mund të të çonte në burg dhe të të rrezikonte ekzistencën. Pas rënies së komunizmit, ra edhe ngrehina e thënies zyrtare historike. Institucionet që ishin marrë me përpunimin e kësaj thënieje, në të shumtën e rasteve, u mënjanuan dhe dogma komuniste apo nacionalromantike u zëvendësua me tekste heterogjene që ndërtoheshin nga grupe të caktuara sipas simpatisë apo pranisë historike në formacionet politike të paraluftës. Pas viteve ’90, në Shqipëri u vu në diskutim çdo gjë, deri edhe gjuha shqipe dhe origjina e saj. Bashkëbisedimi për shenjat apo historinë kombëtare u transferua nga aulat e institucioneve shkencore në studiot e mediave televizive. Thënia shkencore u zëvendësua me zhargonin publicistik dhe figura e folësit shkencëtar u zëvendësua me analistin. Lind kështu sharlatani mediatik që i di të gjitha. Përballë tij nuk mund të qëndrojë askush, sepse furia e sharlatanit nuk është argumenti shkencor, i cili që të shtjellohet kërkon mund e vite e vite pune dhe transmetohet te publiku përmes një prej formave më të vyera të komunikimit që është libri. Sharlatani ka si mjet diskursin publicistik dhe etiketimin.

Në këtë 100-vjetor po shfaqet edhe një anë tjetër e pështirë dhe e mbrapshtë që është protagonizmi shtetëror e qeveritar. Në Shqipëri ende nuk është ndarë vetëdija shtetërore nga vetëdija qeveritare. Shteti shqiptar sot po përgatitet të festojë 100-vjetorin e tij, ndërsa qeveritë që janë ndërruar në këtë shekull kanë qenë të shumta. Mirëpo veçanërisht në tri periudha historike, në atë të Zogut, të Enver Hoxhës dhe nën qeverisje e surragatos së këtyre të dyve, pra në qeverisjen e Sali Berishës, shteti identifikohet me qeverinë dhe qeveria i jep të drejtë vetes që të riformatojë historinë e shtetit. Historia e vendeve perëndimore e moderne shënjohet me lindjen e shtetit, me shenjën e veçantë të flamurit dhe me gjuhën. Të tria këto shenja dallojnë një entitet të veçantë që është shqiptari. Historia e Europës nuk është tjetër vetëm se histori luftërash e tragjedish për të imponuar njërin komb mbi një tjetër. Ne harrojmë se dy nga luftërat më të përgjakshme në historinë e njerëzimit kanë ndodhur në Europë dhe memoria e këtyre vendeve natyrisht që nuk është fshirë, por e ka ndërtuar të ardhmen jo duke e projektuar mbi të shkuarën, por duke mos e përsëritur atë. Ndërkaq, askush në Europë nuk mendon që të modifikojë shenjat e tij vetjake, datat historike. Ka një paradoks disa herë. Vendi ynë fqinj, Italia, feston me të madhe përvjetorët e një arme të ushtrisë, të dashur për ta, që është arma e Bersalierëve. Kjo armë i ka shërbyer edhe fashizmit dhe ka bërë edhe luftëra pushtuese, megjithatë italianët ndihen krenarë me të. Ndërsa ne sot kemi turp të festojmë krijimin e formacioneve luftarake që u ndeshën me këto formacione pushtuese. Pse? Sepse ne e kemi projektuar gjithmonë veten si viktimë të historisë dhe vuajmë nga kompleksi i të nënshtruarit. Debati i sotëm mbi historinë e Shqipërisë dhe droja për të qenë krenar me të shkuarën tonë na ka bërë që të ndihemi një popull i vockël e gjithë komplekse. Jemi gati të falim gjithkënd që nuk është si ne, jemi gati të miratojmë të gjitha marrëzitë nacionaliste të kombit më shovinist të Europës, që janë serbët, por nuk duam të vlerësojmë kontributin e jashtëzakonshëm të gjigantëve të çështjes shqiptare. Ndaj sot është bërë modë që sharlatanët dhe qeveria e sharlatanëve të vënë në diskutim çdo gjë. Eqrem Çabej dhe Shaban Demiraj janë dy nga kolosët e albanologjisë shqiptare. Në kurset që na jepte prof. Shabani dhe në tekstet e prof. Çabejit, kurrë nuk është thënë se shqipja vjen nga ilirishtja. Pse? Sepse nga kjo gjuhë nuk ka asnjë dëshmi. Gramatika historike shqiptare dhe studimet albanologjike kanë qenë gjithmonë të rezervuara në këtë pikë. Edhe prof. Demiraj në një nga librat e tij të fundit, “Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe” (Botimet “Shkenca”, 1999), thotë se nga dëshmitë historike është e sigurt që shqiptarët kanë qenë në këto troje që nga kohë shumë të lashta, se gjuha shqipe ruan dëshmi të marrëdhënieve me greqishten e lashtë e melatinishten. Shkenca e albanologjisë nuk u krijua në Shqipërinë e Enver Hoxhës, por në Gjermaninë e shekullit XIX. Dhe dy shkencëtarët e mëdhenj që përmenda më lart kanë qenë shumë të rezervuar sa i takon historisë së shqipes së shkruar dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Ndërkaq, kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të ndihemi krenarë me Pjetër Bogdanin fjala vjen apo me Budin dhe poezinë e tij, sepse letërsia jonë e Mesjetës është një nga faqet më të ndritura në historinë e popujve të Ballkanit.

Ndaj në këtë 100-vjetor ne bashkë me zërin off të historiografisë zyrtare po shpërbëjmë edhe pëlhurën e vetëdijes kolektive. Vetëdija kolektive në një vend si Ballkani, është e mbushur me data luftërash e betejash. Pak ditë më parë, Presidenti serb dhe udhëheqësit maqedonas deklaruan se do të festonin bashkë ditën e luftës shfarosëse kundër shqiptarëve. Në Greqi partia naziste i ka rritur tonet agresive ndaj shqiptarëve dhe rikujtimi i të vrarëve në luftën italo-greke po i nxeh gjakrat nacionaliste. Në gjithë këtë klimë arkaike ne shqiptarët tregohemi syleshë, kokulur, të turpëruar dhe të mbuluar nga kompleksi i njeriut të fundit, sepse kështu duan sharlatanët tanë që po e shkruajnë tekstin e historisë nga studio televizive që ngjajnë me skenat e vatrave të kulturës ku zhvilloheshin gjyqet komuniste. Shqiptarët mund të mos bien në një mendje për shumë sende politike, por ata nuk duhet ta harrojnë kurrë se flamuri i tyre kombëtar u ngrit në Vlorë më 28 Nëntor 1912, se shqiptari me emrin Ismail Qemali pati fatin historik që ta lidhë emrin e tij me emrin e shtetit shqiptar. Shqiptarët nuk duhet të turpërohen pse gjuha e tyre shqipe, e shkruar natyrisht, nuk është gjuhë aq e vjetër siç thonë sharlatanët. Shqiptarët duhet të ndihen krenarë sot se Kosova është e pavarur, se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë siç ishin vite më parë. Ky është shekulli i shqiptarëve. Për fat të keq, gjithmonë shqiptarë e sharlatanë kanë qenë bashkë, sepse sharlatani është pasqyra ku ne shohim veten tonë me gjuhën jashtë…

Ilir Yzeiri

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2012 20:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Shume i goditur ky shkrim i Yzeirit.
Ne fakt mungesa e njohurive me te thella per historine e kombit tone keshtu dhe gjuhes sone eshte pikerisht koha e komunizmit qe krijoi kete vakum dhe si rrjedhoje kemi kete situate sot.
Nacionaliste te thekur qe nuk kane lexuar e mesuar asgje nga historia. Qe kur lexojne, apo degjojne per diçka ne ndonje rast apo raste te veçanta te historise i shikojne dhe i zmadhojne sipas lentes se tyre. E shume te tjera... Keta do i thosha zotit Yzeiri jane viktima dhe vetem viktima te ideologjizmes dhe doktrinave me te cilat jane rritur e shkolluar keta njerez.
Mungesa e shkrimit ne gjuhen shqipe pertej shekullit te XV-te eshte mese normale per ke ka studiuar histori qofte historine njerzore qofte ate linguistike.
Isamil Qemali ngriti flamurin ne Vlore, kjo dihet, e di i madh e i vogel.
Ate qe nuk di shume kush, ose nuk e pranon kollaj eshte:
Qe veriu ka qene gjithmone i gatshem dhe gjithmone ka sakrifikuar per te pasur nje Shqiperi te pavarur,dhe nje nje gjuhe shqipe.
Kjo nuk e erreson apo zbeh aspak Qemal beun vetem se evokon nje te vertete te madhe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Tetor 2012 21:41
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dy dite me pare News24 transmetoi intervisten e ideologut te Agimit te Arte grek. Ai quajti shqiptaret hajdute dhe drogaxhinj mes shume epitetesh te tjera. Reagimi i opinionit publik ishte i menjehershem, ndersa vazhdojne deklarata politikanesh per kete pune.

Sot lajmet tregojne se:

1. Shqiptaret luajne nje rol shume aktiv ne trafikun e droges, e cila vazhdon te transportohet me skafe. Kjo del nga raporti i bashkimit europjan.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1...afe-118735.html

2. Dy hajdute shqiptare pikasen nga policia ne Itali dhe ikin me makine. Gjate ndjekjes se policise perplasen me nje shpejtesi marramendese me nje makine tjeter, ku gjendej nje vajze italiane 25 vjec e cila vdiq.
http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/...31&IDFoto=10531

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Janar 2013 23:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.