Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...
Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Falja ka kuptim vetem atehere kur dikush nuk e di se po ben gabim para se te veproje. Nje person qe e di qe po vepron kunder ligjit dhe kapet, nuk kerkon falje kur thote "me falni", por meshire pavaresisht se perdoret i njejti term. Mua, s'me intereson meshirimi i Pangos.

Zenia ne gabim e top channel ne ceshtjen e privacise eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Perndryshe do te ligjerohej venia nen pergjim te te gjithe ministrave, kryeminstrave, presidenteve, juristeve e te gjithe te tjereve me radhe, me arsyen e kapjes me presh ne duar.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Korrik 2010 08:11
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

A jemi ne shoqëri në depresion?

---------------------------------
Nje shkrim per te sjelle humorin.
--------------------------------

Nuk guxoj të pyes me zë të lartë "a jam i lumtur" sepse një i djathtë do më thotë që jam i lumtur, ndërsa një i majtë që jam i palumtur. Çfarë deshët të pyesni ju? A na do Europa? Pozita thotë që po, opozita thotë që jo. Apo mos deshët të pyesni nëse George Clooney është gej? Opozita sigurisht do thotë "jo", ndërsa maxhoranca jep garanci që është gej e shkuar geut. Kjo ndodh për çdo gjë. E vërteta, na shfaqet me 2 fytyra krejt të kundërta në këtë vend. Fytyrën e atyre që janë mbi pushtet, dhe fytyrën e atyre që janë nën pushtet.
Them mbi e nën, se s'mund ta them në pushtet, meqë pushteti kohët e fundit nuk është asgjë përveçse vija që ndan ata që kanë gurin dhe arrën në dorë, nga ata që e kishin dhe që po vdesin që ta kenë prapë gurin dhe arrën në dorë.
Si përherë, nuk bëhet fjalë që të bien dakort, të mbajë njëri arrën e tjetri gurin.
Po, për të mos u larguar nga tema, "A jemi ne të lumtur?"

GJITHÇKA SHITET
Që mos duket si dialog telenovelash, po e bëj pyetjen ndryshe. "A jemi ne shoqëri në depresion?" Njerëzit me simpatira/bindje/interesa të njërit krah do konfirmonin "po"! Ata me simpatira/bindje/interesa të krahut tjetër politik, do ngulnin këmbë "sigurisht që jo!"
Për ta analizuar nëse shoqëria jonë i ngjan apo jo shtëpiakeve të dëshpëruara, kam zgjedhur dy elementë: jeta dhe prona - vetëvrasjet dhe gazetën Çelësi.
Lexoj nganjëherë Çelësin, sa për të parë çfarë shesin njerëzit. Po shesin gjithçka, që nga qenushët e deri tek brisqet e rrojës. Shitet një biçikletë shumë e përdorur, një parafangë benzi e para 12 viteve, një karrige shumë e përdorur berberi, shitet një hartë Shqipërie (e ç'e duam hartën, kaq shpejt sa po e shesin këtë vend ajo Hartë pak vite jetë ka), shitet tharëse flokësh (i thajmë në diell), shitet një libër, shitet kornizë, shitet çdo gjë që mund të sjellë lek. Shiten linja të tëra prodhimi: shenjë që dikush u nis të bënte një biznes, investoi, e pastaj hoqi dorë. Qeratë janë shumë të ulëta, ndryshe askush s'do merrte shtëpi me qera. Ka vetëm kërkesa për punë, e pothuaj aspak oferta për punë. Kërkojnë punë inxhinierë, mësuese, administratore, ekonomiste, të tërë me shkollë të lartë. Madje, dhe një bodigard me shkollë të lartë.
Shiten shumë qen. Sakrifica fillon nga fundi i zinxhirit. Dhe nuk ka dëshpërim më të madh se kur je i detyruar të shesësh qenin tënd.

FLUTURIMI NGA KATI I 5-TË
Nga ana tjetër, gati çdo ditë vret veten një person, nganjëherë dhe dy. Pata menduar që me ardhjen e verës, ky numër do të pakësohej, ca ngaqë vera sikur të këndell e të jep ca shpresë, e ca duke menduar që ata nuk do donin që të bëjmë figurë të keqe para turistëve.
Por jo. Njerëzit me të cilët ndajmë këtë vend, vrasin veten përditë, kush me armë, kush me fluturim nga kati 5, kush me helm, kush me varje. Sipas medias, në shumicën e rasteve vetvrasja është për shkak të varfërisë.
Të mbytur nuk kemi, sepse, Tirana nuk ka lumë. Nuk ua kemi dhënë shansin që të hidhen nga ura. Por ama, shteti, i njëjti që i le në mëshirën e fatit, ua jep një shans tjetër. I ka furnizuar me armë; me kulla të larta prej nga të mund të hidhen pa pasur frikë se shpëtojnë gjallë, qoftë dhe rastësisht; i furnizon rregullisht me helm për minj...
Vetë shteti i vret qentë rrugaçë, ndërsa për minjtë ta le helmin ty.
Ka kohë që nuk lexoj për vetëvrasje nga dashuria. Njerëz që kur të thonë "vdeksha për ty" e kanë seriozisht.
Kohët depresive do të kenë marrë fund dhe ne do të jemi një komb i lumtur vetëm kur të lexojmë që njerëzit po vrasin veten nga dashuria e jo nga varfëria.

VDEKJA E FUTBOLLIT
Ekziston dhe kategoria e atyre që vrasin veten pasi kanë lënë gjithçka në baste. Këta, vdesin nga dashuria për sportin që mund ti kish bërë të pasur. Nuk kam shumë për ti shtuar asaj që ka shkruar Besnik Dizdari e Fatos Lubonja, apo etiketës së Johan Krujf për Kampionatin Botëror si anti-futboll. Personalisht, mendoj që ishte një kampionat i shëmtuar, ku e vetmja ndeshje e bukur, Gjermani - Uruguai, ishte ndeshje jashtë konkurimi, tradicionalisht e krijuar vetëm për marketingun e FIFA-s.
Tifozë që brohorasin jo për futbollin po për lekët që kanë vënë në lloto; Hollanda që luan si Interi; tifozë që bëhen me Portugalinë se K.Ronaldo është çun seksi.
E gjitha kjo, ka kohë që po e vret futbollin.
Ky kampionat i shëmtuar, megjithatë, e ka bërë FIFA-n akoma më të pasur. Prandaj e urrej futbollin më shumë se ç'urrej Bankat.

FUTBOLLI SI URREJTJE
Ju kujtohet Gjermani - Spanjë? Kishte tifozë të çmendur për Gjermaninë dhe tifozë të çmendur kundër Gjermanisë. Thuajse asnjë tifoz i Spanjës. Po kështu kur luante Italia apo Brazili. Kam parë njerëz të hidheshin përpjetë për golin e Koresë së Veriut si t'u kish lindur djalë. Dhe nuk kishin vënë as bast. Tipike e jona. Ne nuk jemi pro këtij, po jemi kundër atij tjetrit. Ne bëjmë tifo që Tjetri të mos gëzojë.
Neve, edhe me sportin, na lidh urrejtja.
Jo urrejtja për gjermanët. Urrejtja për shqiptarët. Urrejtja për shqiptarët tifozë me Gjermaninë. Me Italinë. Me Brazilin. Urrejtja për ty, për mua, për fqinjin tonë që është tifoz i tyre. Ne e kemi halë në sy gëzimin e tjetrit.
Nga ana tjetër, festa e tij - festa jonë - në rast fitoreje është e dhunshme. Fqinji, po fitoi do na shqetësojë me gëzimin e tij. Sepse, edhe kur festojmë, festojmë si për inat të tjetrit. Gëzimi jonë ka brenda urrejtjen për atë që u mund. Pa folur që gëzimet tona janë me të thyera stolash, me shkrepje armësh, me britma e me të shara.
Gëzim i ekzagjeruar për diçka që në të vërtetë, nuk na përket. Është i njëjti emocion negativ që ndjejmë kur militantët festojnë para kohe fitoren e Partisë së tyre me buri makinash e flamuj nëpër rrugë. Më varfanjakët gëzojnë që pasanikët po bëhen deputetë!
Dhe në futboll, kombi i fundit i mbetur jashtë Evropës bën tifo si i çmendur për Italinë, Anglinë ose Gjermaninë, madje gëzon më fort se vetë ata.

VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË
Ka vdekur futbolli, ka vdekur Arqile Boti, dhe, të tjerët hidhen përditë nga ballkoni.
Arqile Botin nuk di me se do mund ta zëvendësojmë. Mbase me Elton Dedën, që është kthyer për pak ditë nga mërgimi.
Por, për futbollin diçka mund të bëjmë. Futbolli nuk besoj se shërohet nëse ndalohen kompanitë e basteve. As nëse Murinjo internohet sepse ndërtoi një Inter që e ruan portën si derë burgu. As nëse Bekam ndahet nga Viktoria.
Futbolli rilind, kur ne të refuzojmë të shkojmë në stadium për kampionatin tonë me rezultate të shitura apo për të parë seancën stërvitore të Real Madridit me Gramozin.
Futbolli rilind, kur ne të refuzojmë të ndjekim edhe në TV kampionatet e anti-futbollit, apo të bëjmë tifo për ekipet që bëjnë rezultat por jo lojë.
Futbolli rilind, kur ne të dalim te fushat e rrjepura e të ndjekim ekipin që vërtetë na përket, atë të lagjes.
Dal nganjëherë te fusha e sportit pranë pallatit tim dhe shoh ekipet e 14 vjeçarëve që luajnë futboll, me atlete gabi e me fanella të sajuara si kanë mundur. Por, luajnë futboll të vërtetë. Futboll për pasion e jo për tu bërë miliarderë e çuna kopertinash. Futbolli që luhej para 100 vjetësh te Shallvaret.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Korrik 2010 08:53
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re dielli_planet.png
Ky file është shkarkuar 61 herë.

Ose injoranca eshte e thelle, ose mungesa e profesionalizmit eshte totale.
Une besoj se jane te dyja.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Gusht 2010 20:46
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Falja ka kuptim vetem atehere kur dikush nuk e di se po ben gabim para se te veproje. Nje person qe e di qe po vepron kunder ligjit dhe kapet, nuk kerkon falje kur thote "me falni", por meshire pavaresisht se perdoret i njejti term. Mua, s'me intereson meshirimi i Pangos.

Zenia ne gabim e top channel ne ceshtjen e privacise eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Perndryshe do te ligjerohej venia nen pergjim te te gjithe ministrave, kryeminstrave, presidenteve, juristeve e te gjithe te tjereve me radhe, me arsyen e kapjes me presh ne duar.



Koncepti i faljes eshte me i gjere besoj dhe eshte element i domosdoshem ne nivelin e zhvillimit qe jetojme. Nuk dua te them qe nuk eshte i nevojshem denimi dhe as qe e kam fjalen per rastin konkret.

Pango beri gabim? Po edhe jo. Ne nje shoqeri te tille ku jetojme kur nje femer te vjen e provokon, qe une e perkthej (ta kerkon), ka shume mundesi qe edhe mashkulli te bjere viktime. Une mendoj qe viktima eshte Pango dhe jo femra. Te mendojme se shkuan me tej. Ne fund te fundit te du " e kishin brenda", pra te dy u q...ne. Ore mashkulli beri qejf dhe femra beri qejf. Pae femra qenka viktima kur ajo shkoi atje pikerisht per kete qellim. Nuk e dinte ajo se kjo pune eshte per ate pune?

Pastaj i veme duar e kembe, jo Pangos nuk i lejohet se eshte figure etj, se demek figurat nuk kane P... Ore keto jane inskenime te poshtra te kanaleve televizive, TV qe duhen masakruar per keto qe bejne. Ai TV duhet shkaterruar me themel qe askujt tjeter te mos i shkoje ndermend kjo pune e ndyre e futjes ne cark te tjetrit. Zagare te qelbur e putana te pista.

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Gusht 2010 21:08
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Ku po shkon, Shqipëri e dashur?!

-Dr. Alban Daci-

Kjo është pyetja aktuale, që të gjithë ne ja bëjmë vetes dhe e diskutojmë mes miqve të ngushtë . Megjithatë, në publik as nuk kemi guximin më të vogël ta bëjmë dhe të përpiqemi t'i gjejmë një përgjigje. Ku po shkon shoqëria shqiptare sot? Kemi më shumë se 20 vjet që po rropatemi lart e poshtë në kaosin e një tranzicioni, që duket sikur nuk ka fund.

Sot, dikush nuk studion fare, por vetëm pse ka para apo miq të fortë mbaron universitetin, masterin shkencor dhe doktoraturën. I mbaron pa e pasur edhe idenë mbi lëndët që duhet të studioj. Po flisja një herë me dikë që po studion për drejtësi në një universitet privat. Po më thoshte se kishte provim.

Kur e pyeta se për çfarë lënde bëhej fjalë, nuk i dinte as emërtimin e plotë. "Por do të shkojë shumë mirë", - më tha, - sido që të jetë nuk më ngelin dot. "Po të më ngelin, e dinë që ik në një universitet tjetër privat..". E pyeta pse të mos studionte seriozisht, që të bëhej vërtet i zoti në atë fushë dhe përgjigja ishte: "Unë nuk jam, dhe ata që futen në shkollë me para ose me parti nuk janë më të zotë se mua".

Është ngulitur mendimi se paraja dhe miku partiak, janë cilësitë që duhen, të tjerat nuk kanë vlerë në Shqipëri. Kam më shumë se tre ditë që shkoj dhe pi një kafe përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Pothuajse, të gjithë studentët, dhe ndonjë pedagog, rrinë në kafe. Bari i madh ishte aq plot sa ishte e vështirë të gjeje një vend për t'u ulur. Pothuajse, të gjithë studentët, veçanërisht vajzat, pinin duhan pa pushim. Sapo uleshin në tryezë, nxjerrin celularin, paketën e cigareve dhe çakmakun.

Mbi kokat e njerëzve qëndronte një mjegull tymi, e cila ngjasonte shumë me renë që qëndronte mbi shtëpinë e familjes Adam's. Juristët e ardhshëm, "pinin duhan si turqit", - kur i thonë fjalës. Nuk po zgjatem te veshja, e cila është një histori më vete. Duket sikur shkojnë në ndonjë mbrëmje gala, dhe jo në një orë leksioni.

Në një nga ditët e këtij vazhdimi pashë më në fund dy studente, të cilat sapo u ulën në lokal nxorën kompjuterin. "Më në fund", - thashë, - një pamje normale. Po s'qe e thënë. Nuk po shkruanin ndonjë detyrë kursi, vajzat hynë në facebook dhe filluan të ngarkonin foto, të cilat po i komentonin me njëra-tjetrën.

A nuk u bën përshtypje pedagogëve ose vetë studentëve, që asnjë (me ndonjë përjashtim fare të vogël) nuk mban libra apo fletore shënimesh në duar? Pse nuk dëgjojmë në një tavolinë me studentë, thuajse kurrë një debat për studimet, leksionet, provimet apo lëndët.

Një bisedë intelektuale mbi problemet e mprehta të vendit, është e tepërt të kërkohet nga studentët e sotëm? Do t'u kishte hije, për derisa janë studentë. Por bisedat që dëgjon zakonisht, janë çështje banale, thashetheme, muhabete veshjesh, aksesorësh, etj.

Një nga studentët më tregoi se Fakultetin e kishte këtu tek Blloku, por për shkak se nuk ka mjedise të mjaftueshme, leksionet i ndiqte në mjediset e një universiteti privat. E pyeta se si po shkonte me leksionet? Ai, më tha, se këtu nuk merret vesh asgjë në lidhje me leksionet. -Po përse nuk merret vesh?- e pyeta unë.

- Po ja, nëse kemi për të bërë pesë orë leksion në javë për një lëndë, ngaqë profesori bën edhe punë të tjera, ai nuk vjen kur kemi leksion sipas orarit, por na le një ditë në javë dhe na i bën për një ditë të gjitha orët që duhet të bënim për një javë, -u përgjigj ai , sikur po më thoshte gjënë më të zakonshme. (!)

Para ca muajsh do të merrja një vërtetim studenti për një të afërm timin në Universitetin e Durrësit. Ju betohem, se jam sorollatur dy javë për ta marrë. Një ditë shkova në universitet dhe gjeta rektorin, por nuk gjeja sekretaren, një ditë tjetër gjeta sekretaren, por nuk ishte rektori, një ditë tjetër nuk ishin asnjëri prej tyre.

Më në fund, pas kësaj telenovele, e mora vërtetimin, por duhej të bëja pagesën, sepse nuk ishte falas. Në Evropë, mund të marrësh jo një, por një mijë vërtetime në ditë në universitete dhe që të gjithë janë falas. Në Shqipëri, në fakultetet publike, dhe këto janë me lekë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Drejtorinë Arsimore të rrethit Durrës.

Më duhej të merrja vërtetim për një tjetër të afërme timen, e cila studion në gjimnaz. Përsëri e njëjta telenovelë: shkoja të merrja vërtetimin dhe nuk gjeja sekretaren, sepse kishte dalë për kafe. Kur pyesja, se kur mund të vij, askush nuk ishte në gjendje të më jepte një përgjigje. Por çudia nuk mbaron me kaq.

Një ditë e gjeta sekretaren në zyrë dhe më tha që të shkoja nesër paradite për marrë vërtetimin. Shkova të nesërmen dhe e gjeta duke dalë nga zyra. I thash: "Ku po shkoni? A e lamë dje të më jepje vërtetimin?"

- Nuk ta bëj sot, sepse po ik në dasmë.- më tha ajo, qetë -qetë. -Si po ik në dasmë, po ty kush të zëvendëson? - ngula këmbë. - Paske shumë llafe, nuk të jap llogari ty, se ku shkoj dhe çfarë bëj (!). Edhe këtë herë pasi kaloi një javë, arrita ta merrja edhe këtë vërtetim, i cili përsëri ishte me lekë. Paguhej një detyrim i caktuar në bankë.

Ky realitet i hidhur haset kudo. Ministritë janë njësoj si universitetit në këtë drejtim. Është, pothuajse, e pamundur të arrish të takosh lirshëm një punonjës ministrie për të zgjidhur një çështje. Komunikimi me publikun është për tokë, qytetarët nuk respektohen dhe nuk ndihmohen.

Flitet se kanë ardhur shumë të rinj që kanë mbaruar studimet jashtë vendit. Unë, deri tani nuk kam parë asnjë, nuk kam dëgjuar asnjë konkurs publik për ndonjë vend të ri pune.

Ngado flitet për militantë që ju kanë shërbyer partive dhe tani partitë po ju kthejnë "kusurin" për kontributin e mëparshëm. Ku janë të rinjtë, ku janë specialistët, ku është meritokracia?! Një profesor, (i cili është eksponent i lartë i një partie), kur e pyeta si do mund të ecë ky vend përpara kështu, më tha: "Po nuk bërë për partinë, Partia nuk bën për të tjerët". Dhe nuk ma tha me shaka.

Deri këtu ka ardhur puna. Flitet, se ka ardhur koha që intelektualët dhe studentët që mbarojnë në Perëndim të kthehen në shtëpi, pas liberalizimit të vizave. Të kthehen, po ku do të shkojnë, me ç'punë do të merren?

Edhe sot ka në Shqipëri plot djem e vajza të reja që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet në perëndim, por janë pa mbështetje nëse nuk "njohin dikë të partisë X apo Y". Sillen rrugëve sikur të ishin të njerkës.

Disave madje u thonë që "je më i kualifikuar se ç'duhet" (!). Ka ndodhur edhe kjo.
Flitet se ka shoqata e ka programe qeveritare për kthimin e trurit në Shqipëri. Askush s'e di se ku janë e çfarë po bëjnë këto të ashtuquajtura mekanizma e programe.

Ku po shkon Shqipëria jonë, që për të hyrë edhe roje duhet të jesh anëtar partie?! Ku po shkon Shqipëria jonë, që për të hyrë në punë, nuk duhen diploma apo rezultatet e merituara, por paraja, miku dhe partia?!

Ku po shkon shoqëria, kur institucionet nuk kanë as në periferinë e vëmendjes së tyre qytetarin dhe hallet e tij, aq më pak trurin e këtij vendi ?! A nuk duket sikur në këtë vend po investohet për të prodhuar injorantë dhe për të përjashtuar dhe izoluar intelektualin dhe talentin e vërtetë. Shqipëria, është i vetmi vend në Evropë, ku pafundësisht prodhohen mediokër që ulen qetë -qetë në karriget e pushtetit.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Nëntor 2010 19:23
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Moratoriumi i Bashës dhe i Ramiz Alisë

Sikur Basha të ishte në politikë njëzet vjet më parë, me siguri do të isha me të. Ajo që tha për moratoriumin më bëri vërtet të kthej kokën pas e të dëgjoj nja dhjetë fjali të palëve që po sillen po aq çmendurisht si ato kohët e vjetra.

Çfarë lidhje ka midis Bashës dhe Ramiz Alisë? A ka vlerë të përngjasojnë politikanët e dy epokave e aq më tepër kur ngjarjet janë larg për krahasim?

Kam kohë që dëgjoj për heroizmat e takimit me intelektualët në gushtin e ‘90-s, për atë të Cekës në Urën e Lanës, për mbroçkulla dokumentarësh që evokojnë periudhën pa kuptuar as edhe gjënë më të vogël prej saj. Fundja po flas si dëshmitar i kohës e lexuesi le t’i bëjë vetë krahasimet.

Në janarin e ‘91-shit, ashtu si pohon edhe Fatos Nano kohë më vonë, në arkat e shtetit shqiptar kishin ngelur as më shumë e as më pak por vetëm 6 milionë dollarë. Nuk e di a e kupton njeri këtë shifër dhe se çfarë ka menduar atëherë udhëheqësi i revolucionit Berisha për të? Do të ishte interesante ta dëgjoja sot, për të folur më pak për heroizmat e tij edhe të të tjerëve, heroizma që përveç se te studentët nuk i pashë gjëkundi.

Kishte më shumë se dy vjet ku rënia e sistemit në të gjithë Lindjen i fshiu me një të rënë të lapsit tërë planet pesëvjeçare komuniste. Tanimë duhej paguar jo me klering, por me para. Shteti kishte dy vjet që po e bënte këtë dhe thonë jo me para, por me flori në dorë.

Çfarë bëri komunisti plak? Futi në skenë 80 përqindëshin pa punuar, duke shpallur kështu faktikisht moratoriumin. Ishte i detyruar, sepse, veç të tjerash, 90 për qind e fabrikave punonin me lëndë të para që kërkonin flori e jo gjë tjetër. Kaq ishte pak, por e mjaftueshme për të kuptuar takimin e gushtit ‘90. Kur zënë e tregojnë sot trimëritë e intelektualëve dhe kurthin që po u ngrinte Ramizi qesh me lot. Një muaj para takimit katër mijë shqiptarë kishin zënë ambasadat dhe asgjë nuk u ndodhi, sepse shteti kishte marrë fund.

Ramizi kishte hapur portat e Janinës si Veziri plak i dikurshëm dhe rrinte vetë mbi ca fuçi baruti që nuk ekzistonin apo ishin të gjitha bosh.

Në dhjetor Ramizi e pohoi këtë fare thjesht me studentët, duke shtuar se atë vit kishte pasur dhe thatësirë që kishte përlarë dhe 150 milionë dollarët e fundit për të blerë grurin e bukës. Praktikisht takimi i dhjetorit e veshi Shqipërinë dhe me koperturën politike të pluralizmit. Domosdoshmëri absolute, sepse nëse në njërën anë ta bënin me sy gjashtë milionë dollarët e mbetur, në anën tjetër ishte presioni i lemerishëm politik i atyre që njihnin situatën.

Gjithnjë kam mbajtur idenë se sikur amerikanët të mos ta ndihmonin Alinë të mbante stabilitetin politik me kujdes, në berihajin e madh e të zi që kishte pllakosur, fqinjët do të kishin marrë pjesë me gjithë qejfin e mundshëm....

Çfarë mund të bëhesh në një situatë të tillë e çfarë lidhje ka tregimi më sipër me atë që po ndodh sot?

I ndodhur në Tiranë pa bukë e pa punë, por më afër se kurrë Berishës, iu luta një ditë për ta bërë me qetësi atë punën e kthimit të sistemit, i cili de fakto kishte ngordhur. Nuk ishte puna të shpëtohej ai, pasi kjo edhe të donim unë, Berisha dhe Ramizi nuk bëhej. Unë ca më pak se të dy, se e kisha provuar “mrekullinë” e sistemit. Por pse duhesh menduar për uljen e butë?

Në diktaturën më të egër, më gjakatare, dhe më qesharake që kishte kaluar Shqipëria duhej së pari të kuptohej si kishte arritur të mbijetonte Hoxha për gati pesëdhjetë vjet. Ai që mendon vetëm me dru në dorë ka pjesërisht të drejtë. Cili ishte mekanizimi i mbijetesës së popullit në aspektin ekonomik?

Mund të shohim në pak rreshta Veriun nga vinte vetë Berisha. A e mbanin vetëm kooperativat këtë pjesë të vendit? Natyrisht jo. Në çdo pesë vjet afërsisht sistemi u falte borxhet atyre, ndërkohë që nuk prodhonin asgjë.

Ndërkaq regjimi preokupohesh që një anëtar i familjes të kompensohej duke punuar në miniera, pyje, bimë mjekësore, ushtri apo hidrocentrale. Një rrogë e mirë e pesëmbëdhjetëditëshit këtu mbante me bukën e gojës pjesën tjetër të familjes. Çdo të ndodhte nëse do të realizonim menjëherë teorinë e “fillimit nga zero” ashtu siç pohohej nga mendjet e revolucionit që e kishin mësuar ekonominë kapitaliste me dispensa a artikuj revistash?

Të mbetur pa pronën që ua kishte marrë Hoxha që më ‘44-n, por tanimë dhe pa rrogën e pesëmbëdhjetëditëshit, çfarë mund të bëhej?

Natyrisht mbijetesa të tregon arratisjen nga sytë këmbët. Po ku? Në Itali, Greqi, por edhe në Tiranë nëse nuk arrihej qëllimi për te dy të parat.

Me çfarë bilete e ku do flihej? Këto para duheshin gjetur. Po ku?

Duheshin prerë pyjet, duheshin vjedhur minierat e çdo gjë që binte para.

Tirana e sotme është vepër pikërisht e atyre ditëve që Basha sot burrë i pjekur, por fëmijë atëherë, duhet ta kuptojë.

Por nuk ishte vetëm kaq. Arratisur nga sytë këmbët pushteti politik, por dhe ai administrativ, kishte lënë edhe zyrat bosh. Ato mund t’i zinte kush të mundte e për këtë mjaftonin dy gishtat lart.

Tirana e viteve ‘90-2000 ishte pikërisht vepër logjike e atyre që u preokupuan për pushtetin. Jo vetëm Lana, por i gjithë qyteti dhe e gjithë fusha përreth u shpartalluan për ambicie pushteti në një proces të zhvilluar kësaj radhe pa lejen e askujt. Për pasionantët e letërsisë e gjitha të kujton pikë për pikë romanin “Fshatarët” e Balzakut gjenial, ku përzënia e gjeneralit plak përfundoi me ngritjen e një mizërie të pafundme kioskash në pronat e tij. Berisha, tifoz i Hygoit, që e përmend herë pas here është mirë ta lexojë a rilexojë francezin tjetër të madh e të kuptojë se çfarë pushteti realisht projektoi në revolucionin që shoqëroi vdekjen a përzënien e gjeneralit plak.

Tirana e sotme nuk është vepër e Ed Ramës dhe pa e kuptuar dhe pa pohuar sinqerisht këtë nga PD-ja, kësaj të fundit do t’i duhen vite të tëra për ta rimarrë. Tirana është qendra e inteligjencës së vendit dhe zor ta gënjesh me klishe torollakësh.

E kam pohuar gjithnjë shembullin pse Tirana e sotme e pjesës së saj të keqe nuk është vepër e Ed Ramës. Shkoni tek ura afër Shkollës Teknologjike, qëndroni në mes të saj dhe ktheni kokën djathtas. Do të shihni pikërisht atë që u pohua më lart. Kaloni Tiranën e në periferi do të shihni po atë model. E nëse nuk u mbushet mendja shihni tërë Shqipërinë e betonizuar në qytet e fshat, fusha e pllaja pa kriter dhe shenjë e çmendurisë kombëtare të një kohe ku pushteti politik ka pjesën e luanit.

Nëse PD-ja e Bashës do të tregonte qoftë edhe një vepër të vetme rrugë apo rrugicë, të bërë nga ajo në vitet kur e kishte pushtetin në Tiranë, do të jepja me qejf votën për të. Ajo ishte epoka thotë dikush. Do të zhvilloheshim ashtu duke bërë zallamahinë që njohim. Mund të ketë edhe arsye objektive për këtë lloj çmendurie të kohës që analizohet, por mund të shprehemi thjesht edhe me fjalët që Basha i thotë sot. PD-ja e kohës mund të mos kishte fuqi ndërtuese apo projektuese, por moratorium mund të bënte me të fituar pushtetin qendror.

A kishte mundësi të bëhej të paktën kjo? A mund të bëheshin ligje për të evituar vetëshpartallimin të paktën për territorin? Tre katër muaj pas përmbysjes së ‘92-shit shqiptarët e ikur me të gjitha mjetet e evituan urinë dhe i mbushën dyqanet. Pra kriza e bukës u shmang dhe ishte koha të mendohej. Por a ndodhi kështu? Pushteti qendror e zhvendosi luftën në kahun politik kundër rrezikut të kuq e të tjera mbroçkulla që nuk ishin veçse përsiatje të veprave të çmendura të Hoxhës që kishte gjysmë shekulli që recitonte gjëra të tilla.

Për çfarë duhet moratoriumi që thekson Basha?

Tirana e sotme, vepër e rrëmujës së djeshme dhe çmendurisë socialiste të planifikimit dhe shtetëzimit të pronës duhet ndërtuar, por kush duhet ta ndërtojë. Kam idenë se në vend të premtojë karta studenti apo histori të ngjashme Basha duhet të mendojë të ndalojë sa më shpejt këtë histori universitetesh që janë bërë fabrika diplomash. Në Tiranë ka aq shumë juristë dhe filozofë sa një avokat i shquar më tha një ditë, se pas pesë vitesh ata arrijnë numrin e atyre të Parisit.

Po a ka Tirana mekanikë, elektricistë, marangozë, karpentierë, teknikë profesionistë që aq shumë duhen për ne po dhe për Perëndimin që synojmë. Natyrisht duhet moratorium për të ndërruar universitetet e pafundme me shkolla profesionale. Gjithnjë ëndërroj se katër pesë shkolla të tilla të klasit të parë në Tiranën e periferisë, jo vetëm do të ishte ndjesë për tragjedinë që u shkaktuam banorëve të këtyre zonave, por dhe ndihma reale që i jepej Tiranës për sot dhe nesër.

Moratoriumi duhet për gjë tjetër jo për ato që Basha mendon. Nëse spitalet tona janë më të këqijat në Europë, a më tutje duhet ndërprerë me urgjencë kjo çmenduri e tenderëve që megjithëse Berisha mburret që i bën elektronike bien gjithnjë në dorën e atyre që ka qejf ministri. Për të arnuar dhe jo ndërtuar.

Moratoriumi duhet për të menduar forma të tjera sjellje me vendin dhe jo për të qëruar hesapet me Ramën. Vepra e këtij të fundit në Tiranë shihet me sy. Edhe sikur të gënjejë për sasinë e paktë të lejeve që ka dhënë do të mjaftonte një vëzhgim elementar për të kuptuar të vërtetën. Pallatet e lejuara prej tij ndryshojnë në themel nga ato që kanë lejuar paraardhësit që në formën e jashtme. Rrugët dhe rrugicat po ashtu.

Të parakalosh Ramën duhet moratorium, por jo për ato që mendon Basha.

Duhet një mënyrë e re të menduari që bazohet me një fjali të thjeshtë. Janë idetë ato që pjellin para dhe jo paratë për të realizuar idetë. E bën dot këtë Basha? Në deklarimet e tij shihen shumë para, por që nuk dihet se ku ekzistojnë.

Kur ai pohon se është kundër prishjes së Piramidës ai thotë një pjesë të asaj që duhet të thotë. Piramida, hotel “Dajti” apo lulishtja prapa Pallatit të Kulturës janë veprat e vetme ku PD-ja ka futur dorën në Tiranë.

Pas disa tenderësh që hëngrën shumë para në favor të destinacioneve të ndryshme, Piramida më në fund do hidhet në erë. Nga të paktat ndërtesa historike të klasit të Tiranës, Dajti u pa si destinacion për Ministri të Jashtme. Mbasi u shkatërrua me themel (një mik më tha se mobiliet e tij ishin të rangut botëror) hoteli klasik na hëngri dhe tridhjetë milionë euro që ia zhvatëm Bankës Qendrore në emër të nevojave të çastit për qeverinë.

Lulishtja prapa Pallatit të Kulturës me të famshmen gropë të Hadin Sejdisë, në vend të bëhej parking se ishte i gatshëm e t’u jepej pronarëve kompensim e pastaj sipër të bëhej çfarë duhej, përfundoi lulishte me tri lule.

Duhet moratorium patjetër. Po për të penguar këtë mënyrë të menduari që zor i mbush më mendjen Tiranës. Duhet bërë, sepse jam i bindur që PD-ja do ta ketë zor për nja njëzetë vjet të tjera të marrë votën për ta qeverisur atë.

Ramiz Alia shpalli “de fakto” me anë të tetëdhjetë përqindëshit moratoriumin. “De jure” nuk e bëri se kjo do të thoshte se sistemi që kishim ndërtuar kishte marrë fund. “De jure” ai u shpall vetë.

Basha duhet të shpallë moratoriumin për të ndaluar mënyrën e të menduarit të partisë së tij, që ende nuk kupton se nuk është Rama armiku kryesor i saj.

Nëse ai është vërtet aq i keq sa mendon Berisha, kjo vetëm PD-në dëmton. Sepse zbulon thjesht sa keq ka qeverisur ai që në Tiranë mbretëron Rama prej dymbëdhjetë vjetësh.

Duhet moratorium vërtet. Basha e ka të domosdoshme ta thotë që tani imtësisht idenë. Kjo të pakën i shërben që dhe pas humbjes të ketë me se t’i vërë qytetarët në mendime apo të paktën të mendojnë se ishte djalë i mirë.

Shpëtim Nazarko

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Prill 2011 20:15
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shteti vdiq! Hienat nëpër rrugë!

Dje po kthehesha me disa miq të mi nga një tur në zonat e veriut. Ishte ora rreth 19:00 në rrugën Fushë-Krujë-Aeroport. Një autoveturë e tipit “Opel Calibra”, ngjyrë blu e errët, cilindrat e lartë, me targë TR. Në timon një fytyrë e urryer, e gërryer nga poshtërsitë, nga burgu, nga droga, si dhe nga jeta e tij e mbushur me fatkeqësi, me kokën si kastravec i rruar keq. Duke ecur normalisht në pjesën ku ndodhet “PARKU NORD”, na parakalon dhe frenon duke bërë manovrën klasike për t`u përplasur unë me të, ose për të më bërë të frenoja dhe të dilja nga rruga. Sigurisht që reagova shpejt, me kujdes dhe nuk ndodhi gjë. Mostra u mërzit e përsëriti disa herë manovrën e tij… e sigurisht unë reagova përsëri me të njëjtën mënyrë… edhe pse u bëra gati të luftoja me të, ta hidhja në kanal. Kisha me vete në makinë dy zonja dhe një mikun tim, që do të thotë se duhej të bëja kujdes edhe për ta. Ndërkohë, po merrja në telefon 129-n, shërbimin gjoja emergjent të policisë së pseudo-shtetit. Tentativa ime vazhdoi për më tepër se 20 minuta, por askush nuk u përgjigj në telefonin e emergjencës për qytetarët. Shteti kishte vdekur!

Lloji i mostrës që po na prishte ditën dhe humorin pas një tur-i kaq të bukur, pa që nga larg se pas 200 metrash ishte një patrullë policie dhe u kthye andej nga erdhi. Ne vazhduam. Dhe sigurisht u ndala tek patrulla e policisë, për të kërkuar ndihmën që nuk po e merrja dot nga telefoni i emergjencës. Iu drejtova policit të patrullës që ishte buzë rrugës, me mbiemrin Rama, i cili bashkë me kolegun e tij e kishin përqendruar të gjithë vëmendjen tek “gjoba” që duhej t`i vinin drejtuesit të një mjeti luksoz “Bentlley”.

I thashë: – Patëm një konflikt të rrezikshëm në rrugë, një agresion.

- E po pastaj ?! – m`u përgjigj polici Rama, me mospërfilljen tipike e arrogante të një fshatari bandit dhe injorant.

-Çfaaaaarë?! – iu drejtova me ton…

- Po me po!… Kush je ti iher ? Çfarë do ti? Nuk e shef që po punojmë ne ktu?!

- Ore – i thashë. Ti ktu je për të bërë policin, apo po shet akullore?!

Polici i shëmtuar dhe me gjithë të zezat e kësaj bote, ndërroi ton (ndoshta i frikësuar nga ndonjë e papritur) dhe më kërkoi t`i shpjegoja incidentin. Ia shpjegova, i dhashë të dhënat, targën etj… dhe e luta që të komunikonte me radio të gjitha patrullave në mënyrë që ta bllokonin këtë terrorist superstrade! Polici po bënte numra. Po spërdridhej shumë, pa bërë as më të voglën tentativë për të ndjekur procedurën normale. Po bënte legenin. Po bënte banditin.

Dhe sa hap e mbyll sytë, në tentativën për të bindur policin bandit se si duhej të vepronte, kaloi para nesh mostra me Opelin Calibra, në shenjë sfide. I tregova policit idiot se ja ku ishte ai që mund të çonte drejt vdekjes njerëz të pafajshëm në mes të ditës, në mes të rrugës… dhe polici, me shumë vonesë, pasi mostra na kaloi para turinjve, ngriti tabelën në shenjë presioni, gjoja për ta ndaluar.

Mostra iku, u zhduk me shpejtësi të madhe dhe polici bëri gjoja sikur u indinjua përsëri, në vend që të sinjalizonte me radio, bëri sikur mori dikë në telefon, nga aparati i tij celular. Po na gënjente.

E kuptova dhe i thashë se do ta denoncoja për abuzim me detyrën dhe shmangie nga detyra gjatë shërbimit në rast emergjence. Bëri sikur me toleroi dhe në fakt u kënaq që ika dhe iu “hoqa qafe”.

Ndeza makinën dhe vazhdova rrugën duke u futur rrugës së aeroportit, ndërkohë që po qetësoja miqtë e mi se kjo gjë nuk do të përsëritej më, u shfaq që larg mostra me makinën e tij përballë nesh, me shpejtësi të madhe. U habitëm. Miqtë e mi, një kanadez, një amerikane dhe njëra shqiptare, u tronditën. Unë u bëra gati ta ndeshja me makinën time, pasi e dija se do të tentonte të na përplaste në mënyrë ballore. Tension i madh. Rrita shpejtësinë. Mostra u afrua duke ardhur drejt meje në krahun e kundërt të rrugës. Qëndrova drejt për ta ndeshur. Doja ta hidhja në kanal, aty ku e kanë vendin krimbat, por në fund ndryshoi timonin dhe pësoi një manovër të keqe, duke ikur si legen.

Këtë denoncim e bëj në emër të dinjitetit tim, të dinjitetit të miqve të mi dhe luftës së madhe që kemi përpara nesh për të ndërtuar shtetin, jo më me mostra në krye të tij, sepse kur ka mostra në krye të shtetit, ka mostra edhe në krye të Policisë së Shtetit, nëpër patrullat e vogla të Policisë së Shtetit, si dhe në rrugët tona … ku kryeministri na fton të bëjmë turizëm. E madje, të ftojmë edhe miqtë tanë për të vizituar e për të shijuar bukuritë shqiptare.

Dje shteti kishte vdekur, por unë isha gjallë. Mostrat kishin dalë për terror dhe policia ishte ortak me ta. Ne ishim të sulmuar e të pambrojtur, por ishim të zotët e vetes. Nesër do të dal i armatosur nga shtëpia dhe do ta pi kafenë poshtë shtëpisë së kryeministrit ose Drejtorit të Policisë së Shtetit, për t`iu kërkuar shpjegim për këtë maskaradë!

Alban Guri

* * *
Lexojeni, lexojeni kete ngjarje.
Ky - keshtu eshte shteti i Salistanit

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Korrik 2011 16:39
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Hahaha, e forte kjo. Ngjan si monologu atij te Portokallise, por eshte e vertete. Ne Shqiperi nuk te bie shpirti rehat pa bere dy vrasje ne dite thote nje shoku im.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Korrik 2011 21:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

hahaha
Ishalla e ka armen me leje ky tipi, se perndryshe do e rrasin ne burg neser.

Si e pabesueshme me duket ti kete thene policit po shet akullore.
Se polici do ishte pergjigjur shes banane.
hahahahah.


Nejse seriozisht shteti duhet te marre masa urgjente ndaj atyre policeve nese jane sjelle keshtu dhe fare mire mund te punesoje dy te tjere profesioniste ne vend te atyre.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Korrik 2011 22:17
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Miro mo Vizo po ti imen e gjeta me e von kete lajm qe do iki ne shqiperi me hyni tmerri apo sdoja me i dal dhe ketej nga Kroacia aha spaskam me arrit ne elbasan une me duket

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Korrik 2011 22:28
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:23 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.