Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141
|
Prej kohesh
Prej kohesh kam harruar veteveten
s'e di kur,
ne cilen dite a cilat fjale.
S'e di ku,
ne cilin mur a cilin lot,
vetem se e kam harruar
e s'e gjej dot!
Prej kohesh kam harruar...
S'e di cfare,
c'ngjyre a forma kishte.
S'e di si,
ku u ula, a ku u perplasa
vetem se kam humbur dicka
po s'mbaj mend ku e rasa.
Prej kohesh kam...
S'e di kur,
per c'arsye, me c'llogjike
s'e di ku
ne c'pike shiu a rreze drite,
vetem se kam germuar e groposur diku
nje relike.
Prej kohesh...
s'e di cfare
kuptim a vlere vertet ne ka.
S'e di si,
pse kerkoj e endem rruges se gjate
vetem se kraharorin e kam te zbrazet
te ftohte, te thate.
Prej...
s'e di sa,
ditet shkrijne ne kufijte e njera-tjetres.
S'e di per sa kohe
rreshtat ti rremosh
e ata te te kthehen perseri
pariparueshmerisht bosh!
__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|