Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
'Azil politik sapo të hiqen vizat'
100 ish-të persekutuar paralajmërojnë nisjen kolektive dhe veprimin ekstrem pas heqjes së vizave. Protestë me zinxhirë te Parlamenti Europian. Udhetimin e pazakonte e paguan biznesmeni Beqir Caushi.

Thonë se u ka sosur durimi. Deri në atë pikë sa, sapo të hiqen vizat do të nisen ta kërkojnë shpëtimin dhe fatin drejt Brukselit. E jo thjesht me ndonjë takim protokollar me krerët më të lartë drejtues të Europës së ëndërruar edhe kur shumë shqiptarë të tjerë e përbuznin. Por do të shpërthejnë shpirtin që iu vlon kaherë pa shpëtim në vendin e tyre, ku as dikur, as tash nuk po e gjejnë veten. Dhe do shprehen vërtetësisht, ashtu siç ndiejnë. Me një grevë të paqtë e njëkohësisht tronditëse urie, mu përpara Parlamentit Europian. Duke kërkuar deri azil politik, e jo në kohët e Shqipërisë komuniste, por paradoksalisht të asaj postkomuniste.
"Do të kërkojmë azil politik, do të futemi në grevë urie, që ta dijë Europa se në ç'gjendje i ka katandisur ish-të burgosurit politikë shqiptarë atdheu i tyre, në të cilin as ka pasur, as ka demokraci dhe drejtësi. Një vend ku fitojnë e janë ende në pushtet ata që na vranë e persektuan. Një vend ku ndihesh i huaj, pasi fitojnë vetëm hajdutët, imoralët, kontrabandistët, servilët, spiunët", shprehet Gjergj Ndreca, sekretar i Shoqatës së Rehabilitimit për Drejtësi dhe Dinjitet të ish-të persekutuarve politikë, e cila numëron 450 anëtarë. Dhe jo thjesht me fjalë, por me vepra për këtë qëllim janë mbledhur 100 ish-të burgosur të komunizmit, të cilët fill pas 16 dhjetorit, ditës kur s'do të ketë më viza, do ta kenë të afërt ditën e nisjes për rrugë drejt Brukselit.
Ndërkohë që në kryeqendrën e institucioneve europiane, Bruksel, i presin edhe 50 ish-të burgosur të tjerë, të cilët do të mblidhen aty posaçërisht nga diaspora. "Shpenzimet e rrugëtimit tonë kolektiv do t'i marrë përsipër biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, Beqir Çaushi, nipi i Hysen Haxhisë, i cili ka bërë 16 vjet nëpër burgjet komuniste", thotë Ndreca.
Dhe jo vetëm grevë urie. Si simbolikë të protestës në Bruksel janë blerë edhe 220 metra vargonj hekuri, nga ai që përdoret për të lidhur makinat në dëborë, dhe me të do të rrethojnë simbolikisht Parlamentin Europian.
"Disa njerëz të qeverisë, të cilët e kanë marrë vesh gjithë sa u tha më sipër, për të na zmbrapsur na pëshpërisin se po të shkojmë atje do na rrahin policët e BE-së. Por ne do kërkojmë të drejtat tona paqësisht. Edhe po na rrahën, neve na kanë rrahur komunistët në Qafë të Barit, Spaç, Burrel. Na e kanë thyer kurrizin, kështu që nuk kemi frikë.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|