volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Requiem për një mik nga Timo FLLOKO
Jo, nuk do ta pijmë më dot
Një gotë në Bar Europa, Teodor…
Ky fund vere ngricë ma bëri zemrën,
Dhe një bosh më la në kraharor!…
Si do të gdhijë kjo natë pa ty,
Hënë e plotë po ndrin dhe yje bien
Nga largësitë e përtejme,
Ku të pret me portat hapur Qielli?!
Ti u nise, ike… pas na le…
Ke mbërrirë sakaq, do të desha ta di…
Endet shpirti yt nëpër parajsa,
A në ferrin e mosgjesë pambarim?!…
"Jo, mik - thua ti - koha s'ka kuptim,
S'do t'mi numëroje vitet, jeta me kursim,
Si një Gobsek,
Njëmijë vjet një çast janë tani!…
"Por, unë zymt kam.Përditë po i rrëmben vdekja
Miqtë e mi, të shtrenjtët e mi,
"Peliçelin"…, Profesor Oktrovën…
Dhe sykaltrën Katja… Tani, ty…!
Paqe paç ngaherë atje në qiej
Lus Zotin këtë natë të Gushtit
Ai vetë, qysh sonte për ty,
Si një mik gotën do t'ta mbushi…
Vetmi tani ti s'ndjen…, unë ndjej vetmi…
Ne s'të harrojmë, një ditë do të vijmë,
Nëpër kafenetë qiellore si dikur mbi dhe,
Netët e pafundësisë t'i gdhijmë!…
Mendimtar, hokatar i trishtuar…
Mëndjemprehtë, poet shpirtfisnik,
Dashnor i detit, thellësisë…
Faustian e prapë donkishotik!
Rrallëkush i desh si ti zogjtë, fëmijët,
Ndaj shkëlqimi kurrë në sy s'tu fik,
Të gjithë mik të kishin në këtë jetë,
"Vetëm vdekjen kishe ti armik!…" 1)
* * *
Netëve të vona, nëpër meditime,
Tok me heshtjen do të kujtojmë të dy,
Në çdo skaj të kësaj jete ku le veten,
Teodor, i shtrenjti miku im!…
Tiranë, 21 Gusht 2002
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|