Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Leter pa adrese
Kam humbur ne rruget e pambukta te kesaj nate te qete. Zhytem dhe tretem ne butesine e mendimeve per ty. Ti je ketu, ne fijezat e fshehta te kesaj nate, je ne milona yje qe mundohem t’I qep e te thur imazhin tend, buzeqeshjen tende, syte e tu. J Nates I kam hedhur persiper tuniken e qenies tende, e kam parfumosur me aromen tende, e kam ngjyrosur me ngjyrat e shpirtit tend. Sa I pranishem je sonte. Pyes veten dhe arrij ne pergjigje qe I kuptoj vetem nga buzeqeshja jote kur me flet ne telefon dhe me thua : “ I Miss you”! Jemi te dy ne te njetat vale ndjenjash , prandaj dhe kuptohemi edhe pa folur. Dhurojme emocione, buzqeshje, pika loti cepave te syve dhe ndjesi te reja , duke e ditur rrugen qe na prêt…. Me duket sikur kjo heshtje eshte nje kohe qe po na lejon te dyve te thurim ndonje “rastesi” , si ajo e nates kur u njohem; ku nje shi I rrembyer ne 02:00 te mengjesit na struku nen nje cati dhe nga magjia e atij moment ne kemi ndenjur te peqafuar me minuta te tere dhe kur u ndame ne fund pame njeri-tjetrin ne sy dhe buzeqeshem. Dy te porsanjohur qe sillen si miq te vjeter , qe krijojne ndjesi te forta, thurin emocione dhe deshira te “turpshme” vetem me pranine e tyre , dhe qe ditet e njohjes ne vazhdim thjeshte intensifikojne dhe konsolidojne ndjeshmerite e tyre krejt natyrshem . PIka e mberritjes eshte maja, eshte kupa e veres qe pritet te pihet per te perhumbur ne nje dehje qe deshirohet prej muajsh, ne nje dehje per te cilen jemi duke investuar shpirterisht. Ai me ka rrembyer, me eshte bere shall ne sy , me eshte bere mall ne qerpik, me eshte bere nostalgji mbi fytyre. Ai eshte dashuri e kuqe, e forte, e vertete dhe e pamundur!!!
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|