i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280
|
Kemi shume kohe bashke dhe shume dashuri por s'te kam ndjere ndonjehere me afer se tani. Frika se mund te te humb me ka bere te kuptoj se sa i rendesishem je per mua. Eshte interesante menyra se si harrojme sa te brishte jemi, harrojme qe e ardhmja eshte mister dhe jeta teper e shkurter. Edhe une kisha harruar. Kisha harruar se sa te doja, kisha harruar qe zenkat e kota s'ja vlejne te kujtohen, inatet s'ja vlejne te mbahen, hakmarrjet s'ja vlejne te ndiqen. E vetmja gje qe ja vlen te mbushin castet e vyera te jetes tone eshte dashuria.
S'kam qene kurre me e frikesuar se tani, por as me e lumtur. Me vjen turp nga vetja qe duhet te ishte frika ajo qe do me nxirrte dashurine per ty nga thellesite e zemres time. Me vjen turp qe nuk e njihja veten dhe se dija qe zemra ime ishte aq e thelle sa te fshihte dashurine edhe nga vete une. Me vjen turp qe s'ta kam thene me perpara me kaq bindje sa ta them tani. Te dua, te dua, te dua. Shpirti im, shpresoj qe gjithcka te shkoje mire...
Modifikuar nga i/e paregjistruar datë 15/02/2006 ora 06:15
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|