Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Nga sot, 15.12.2010 shqiptaret levizin te "lire" pa viza
Lajmet e ores se fundit:
-Kthime mbrapsht në Kakavijë e Qafë Botë: Duan dokumente shtesë-
KAKAVIJE- Entuziazmi për lëvizjen e lirë drejt të afërmve është prerë në mes për ata shqiptarë që janë kthyer mbrapsht në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas të dhënave nga kjo pikë doganore, deri në orët e paradites kanë kaluar rreth 25 vetë me pasaporta biometrike, ndërkohë që shumë kanë kaluar me lejet e zakonshme.
Mësohet se së paku 18 persona janë kthyer mbrapsht për probleme që as ata vetë nuk dinë t'i sqarojnë. Të pyetur për arsyet, disa prej të kthyerve tregojnë se u është kërkuar arsyeja, vendi i qëndrimit, koha e qëndrimit dhe garancia e pritësit, të gjitha me dokumente.
-Doganierët grekë në grevë, nuk bëhet përpunimi i automjeteve-
Në ditën e parë të lëvizjes pa viza të shqiptarëve në zonën Shengen stresit të shqiptarëve nëse do kalojnë ose jo i shtohet edhe greva e doganierëve grekë.
Në Kakavijë mësohet se dogana është e hapur për udhëtarët shqiptarë, por nuk mund të kalojnë maune dhe automjete private të cilat kërkojnë përpunim ose zhdoganim.
Sipas burimeve nga Kakavija prioritet do të kenë autobusët, kurse ata me automjete private do të duhet të presin, ose të kalojnë në këmbë përtej traut të doganës.
-Shekulli-
* * *
Eshte mese normale qe ne kufi, pikat doganore do kerkohen dokumentat e makines si dhe siguracioni nderkombtar i makines.
Si mendojne Shqiptaret te dalin lirshem dhe me makinat e pasiguruara mos me thene te vjedhura?!
Po ne qofte se ben ndonje karambol, kush i mbulon demet e automjetit te personit te shtetit ku ke ik?! Mos valle i mbulon ai sigurim qe behet ne shqiperi qe ne fakt eshte formal?!
Kur vijme ne nga jashte ne shqiperi na kerkohet "kartoni jeshil" por, edhe pse e kemi ne rast aksidentesh sdo me dit njeri per ate karton-sigurim e te kerkojne robt paret ne dore!!!!! Kurse, jashte doni te vini me ato automjete dhe me ate sigurim dhe Bota ketej t'ju habi deren?!
Cilat automjete te regjistruara jane fut ne sistemin europian te kompiutrit ku eshte dhe i mundur kontrolli i vertetesise se regjistrimit, sic jane fut Pashaportat?! eeeh

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|