shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Marr leje te bej edhe une nje koment ketu.
Jam dakort me cedrus kur thote qe ne poezi duhet pasur shume kujdes ne shume elemente ne menyre qe ajo te dali artistkisht e pelqyeshme etc etc, edhe pse nuk jam krejtesisht ok me menyren deri diku "kategorike" qe Ai e shpreh kete mendim.
Por gjithsesi une mendoj se disa njerez ( duke u nisur nga vetja), i hedhin gjerat ketu pa pasur parasysh "publikun virtual " cedrus , sepse dihet /eshte e kuptueshme qe te gjithe ne (sic e ka thene edhe Inge me lart) kemi krijuar miqt tane ketu dhe /me te cilet komunikojme dhe merremi vesh, dhe i transmetojme edhe bukurine e asaj qe shkruajme bashke me gabimet tona ne te shprehur.
Une psh.mbaj rekord per gabime ne poezi ( edhe pse ato nuk di ti bej hic xhanem),por edhe atehere kur i bej nuk i plotesoj asnje element , as rime, as strofe , asgje prej gjeje e megjithate perseri Guxoj!
Gjithsesi kirtikat kur behen per arsye konstruktive jane gjithnje te mirepritura!
ps: Inge ,te pershendes!
A mundem te replikoj pak edhe une? Ing, ka te drejte te plote te fshije te gjitha komentet, te mijat te pakten duke ju lutur moderatorit.
Kati, ne poezi ka disa gjera qe duhen zbatuar ne menyre rioroze. Nuk e kam direkt per Ingun kete, por ne pergjithesi.
Edhe format me moderne te poezise, rrymat e ndryshme franceze, simbolizmi, apopoezite hermetike, kane rregulla te cilave duhet t'ju pershtatesh. Nuk mund te nisesh nje poezi, pop, strofen e dyte ta kesh simboliste dhe te perfundosh ne alegro. Ka ne fakt edhe poezi qe perpiqen qe te bashkojne stile te ndryshme, por arkitektura e vargut del e renduar dhe pa efekte.
Disa autore perdorin vargun e lire dhe midis fusin strofa te rimuara ABAB ose AABB, osde edhe ABBA. KJo jo se nuk behet por duhet bere me shume kujdes dhe pa teprime. Psh ne nje poeme te gjate ne varg te lire, ne nje moment te shkrep te pershkruash natyren. Ne kete rast mund te fusesh nje lirike te shkurter, qe ngjason me nje melodi ne intermexo dhe me tej perseri vazhdon aksi qendror ne stilin themelor.
Teoria e letersise eshte e pafundme dhe sigurisht qe edhe stilet jane po ashtu te panumurta dhe akoma ka vend per stile te reja.
Ne rastin konkret, behet fjale per pakujdesi dhe mosrespekt ndaj vetes dhe te tjereve. Nuk pranon poezia, si forma me e larte e te shprehurit, lajthitje te tilla.
Ingu ka plot mendim, plot fantazi dhe te con befas neper labirinthe plotesisht te bukura. Poezia e tij sidomos eshte e mbushur plot ndjenje. Une nuk mund te rrija pa e keshilluar, madje edhe share pak. Nuk mund ta duroj nje poezi qe mund te jete e bukur qe te paraqitet keshtu ...Ja imagjino nje nga bukuroshet e forumit tone me floke te pakrehura, qe te mos them"te palare" 
Ing mos me keqkupto. 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|