Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

Masakra në Korcë, 84-vjecari: Vrava partneren time

Masakra në Korcë, 84-vjecari: Vrava partneren time
13/08/2011 21:30

Zbardhet ngjarja makabre e masakrimit të një gruaje në Korcë. Personi me të cilin bashkëjetonte viktima 42-vjecare pranoi të ketë kryer aktin kriminal.
Policia ka bërë të ditur se viktima quhet Liljana Arapi, ndërsa autori është Gaqo Dumka 84 vjec, i cili është arrestuar dhe ndodhet ne komisariatin e Korcës.

Gjatë rrëfëmit në polici i moshuari ka treguar se e ka vrarë gruan në banesë, më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në plehra të ndarë në pjesë. Dyshimet e para të cojnë në konkluzionin se krimi i rëndë është kryer për motive xhelozie.

Ndërkohë ende nuk është gjetur koka e gruas, e cila bashkë me duart dhe këmbët ishte e ndarë nga trupi.

Horror në Korcë

Gruaja është masakruar pa mëshirë dhe është hedhur në fushën e mbetjeve urbane në periferi të qytetit të Korçës. Që nga orët e mbrëmjes të ditës së enjte, kur janë zbuluar rastësisht gjymtyrë të prera të një kufome të seksit femër në fushën ku hidhen mbetjet urbane, rreth dy kilometra larg qytetit të Korçës, dhe në orët në vazhdim të ditës së premte kur kishte mbetur ende mister ky krim rrëqethës, vrasja me prerje të gjymtyrëve dhe kokës së një gruaje ka qenë ngjarja më tronditëse për opinionin vendas.

Zbulimi i kufomës së prerë në gjymtyrë dhe në kokë, është bërë fare rastësisht, nga banorë të periferisë që punojnë për të mbledhur kanaçe në vendin e hedhjes së mbetjeve urbane në Korçë. Policia tha se është sinjalizuar rreth orës 23:00 të së enjtes, nga persona që sistemojnë mbeturinat urbane të qytetit, për këtë ngjarje të pazakontë.

Në fakt, kanë qenë banorë të periferisë, ata të cilët duke gërmuar nëpër thasë kanë gjetur papritur pjesë të gjymtyrëve të një njeriu dhe pamja tronditëse nuk kishte se si të kalonte pa njoftuar policinë. Burime zyrtare të Policisë së Korçës, bënë të ditur se në afërsi të fshatit Ravonik, pranë fushës së mbetjeve urbane janë gjetur dy thasë të zinj plastikë me gjymtyrë të prera njeriu. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje, ka konstatuar se kufoma e prerë në pjesë i përkiste një njeriu të seksit femër, të moshës rreth 40 vjeç. E gjymtuar në pjesën e këmbëve dhe të duarve, si dhe me kokë të prerë, kufoma nuk është identifikuar edhe pas orë të tëra përpjekjesh dhe sensibilizimi nga policia.

Gjatë ditës së premte, kanë mbërritur në morgun e spitalit të Korçës ku do të kryhej autopsia, edhe mjekë nga Tirana për të bërë të mundur identifikimin e gruas së masakruar.

Policia bëri të ditur se nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se viktima nuk ka kryer më parë lindje fëmije. Sipas hetimeve gruaja është qëlluar para se të gjymtohej në gjymtyrë dhe kokë me disa thika në trup, dhe këto i kanë shkaktuar vdekjen. Më pas, i janë prerë me sëpatë gjymtyrët e këmbëve dhe duarve, si dhe koka.

Ka të dhëna të policisë, se mizoria e personit që ka kryer këtë akt, ka shkuar deri në prerjen e organit gjenital të gruas, duke bërë që të dyshohet se ka qenë një hakmarrje për motive xhelozie apo për lidhje intime të viktimës me ndonjë person tjetër.

marre nga Top-Channel

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=216885&ref=fp

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Gusht 2011 17:23
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana1 Kërko mesazhe të tjera nga: Ana1 Shto Ana1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

cmendurite vazhdojne ne Shqiperi

Shijak, burri ekzekuton gruan e tij
13/08/2011 11:05

Një krim brenda familjes ka tronditur banoret e komunes Xhafzotaj të rrethit Durres. Isuf Smoqi, 54 vjec ka qelluar paraditen e se shtunes mbi te shoqen me nje arme gjahu duke e lene ate te vdekur ne vend.
Viktima eshte Bukurie Smoqi 50 vjece, nene e tre femijeve te autorit te krimit. Familja e Smoqeve nuk njihej si nje familje me probleme dhe ende nuk dihet argumenti qe ka nxitur konfliktin dhe me pas ka perfunduar ne vrasje.

Ngjarja e rende ndodhi ne fshatin Pjeze te komunes Xhafzotaj te Shijakut. Pas krimit burri nuk ka levizur nga shtepia ne te cilen ndodhej vetem me gruan ne castin e konfliktit. Ai ka njoftuar femijet per ate qe ka bere dhe ka pritur ne shtepi policine e cila ka bere shoqerimin e Smoqit bashke me armen e krimit e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.

Ngjarja ka shokuar krejt banoret e fshatit te cilet nuk pranojne te komentojne mbi ngjarjen e rende dhe as marredheniet mes cciftit qe kishte tre femije, nje prej te cileve te martuar. Zyrtarisht nga policia e Durresit deklarohet se ka qene nje konflikt i ashper i castit mes bashkeshorteve qe ka cuar ne ekzekutimin makaber te gruas 50 vjecare, ndersa ende nuk dihen motivet e tij pasi ne shtepi nuk ka qene askush pervec ciftit te perfshire ne krim.

marre nga Top-Channel

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=216847&ref=ml

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Gusht 2011 17:31
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana1 Kërko mesazhe të tjera nga: Ana1 Shto Ana1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

O Ana mos ja ver re korcarit , se e ka bere krimin motivuar nga dashnia e forte ,prandaj

Lajme nga Cuba ---Sot Fidel Kastro mbush 85 vjec i urojme edhe nje 100 per te miren e popullit te tij shkerdhat

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Gusht 2011 18:16
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Prostitucioni, minorenë shqiptarë në dosjen e “Save the Children”

ROMË – Reklamohen si qendra masazhi, por brenda tyre prostituohet. Madje, ofrohen prostituta minorene. Femra, por edhe meshkuj. Dhe një përqindje e tyre janë nga Shqipëria. Këto janë përfundimet e një investigimi të organizatës ndërkombëtare “Save the Children”,
të cilët kanë përgatitur një dossier voluminoz mbi fenomenin që fokusohet në Itali. “Save the Children” konfirmon se minorenët e dokumentuar në dosjen e saj, që shfrytëzohen seksualisht janë nga Rumania (46%) nga Nigeria (36%), nga Shqipëria (11%) dhe nga Afrika e Veriut (7%).

H., është 16 vjeç dhe është egjiptian.

Me premtimin e një të ardhmeje të shkëlqyer disa persona i kanë propozuar prindërve të tij ta dërgonin në Itali. Ka zbritur në bregdeti sicilian natën, dhe menjëherë është dërguar dhe është mbyllur në një vilë së bashku më bashkatdhetarë të tjerë. Pasi ka mbërritur në Milano, H., është detyruar të punojë natën në tregun e frutave dhe perimeve duke fituar nga 20 deri në 80 cent për kosh.

Ndërsa " A" është nga Lagos, edhe ajo ka ardhur në Itali me premtimin e një pune. Por e detyruan që të prostituohej.

Për kaq euro i duhet të jetë skllave për gjithë jetën. Si H dhe A janë me mijëra të skllevërit e vegjël e të padukshëm, minorenë viktima ose në rrezik shfrytëzimi në Itali. Denoncimi i “Save the Children” vjen në prag të Ditës në Kujtim të Skllavërisë dhe Heqjes së Saj.

“Është një shfrytëzim që përfshin më mijëra minorenë, vajza rumune, nigeriane, shqiptare dhe afrikano-veriore, por edhe meshkuj rumun, magrebini, egjiptianë, afganë dhe romë nga ish-Jugosllavia”, – thuhet në parathënien e raportit.
Llogaritet se rreth 1.600 – 2 mijë minorenë femra dhe meshkuj nga këto vende janë përfshirë në prostitucionin në rrugë.

Por është në rritje shfrytëzimi seksual brenda apartamenteve të mbyllura (tre herë më i madh se ai në rrugë). Investigimi i “Save the Children” vë në dukje se janë shtuar veçanërisht ambiente prostituimi që reklamohen si qendra masazhi.
Të fshehur nga sytë e të gjithëve, viktimat e reja janë shumë të vështira për t’u arrirë nga ana e operatorëve socialë. Kush do t’i ndihmojë për të dalë nga një jetë e tmerrshme?

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Gusht 2011 20:05
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Albakut shqiptar i bie telefoni duke vjedhur nje shtepi ne Greqi.

ATHINE- Ndërsa ishte duke vjedhur në një shtëpi, pakujdesia i kushtoi arrestimin. Është fjala për një nga tre shqiptarët, të cilët ishin duke vjedhur shtëpinë e një 67 vjecari në Kalohori.

Rreth orës 04:00 në mëngjes, vjedhësit hynë në shtëpinë e 67 vjecarit, nga ku vodhën një orë dore, një telefon
celular dhe 200 euro. Në përpjekjet e tyre për t’u larguar pa lënë gjurmë, 23 vjecarit shqiptar i ra celulari nga xhepi. Më vonë ai kuptoi se ai e ka humbur telefonin dhe mendoi se atë e ka marrë bashkëpunëtori i tij 36 vjecar. Gabimi i tij ishte se i ra telefonit, i cili ishte tashmë në duart e një polici.

Ky i fundit iu përgjigj thirrjes duke u shtirur si një person i panjohur, që kishte gjetur një celular. Kur shqiptari shkoi në takim, në vend që te merrte telefonin, u vu në pranga së bashku me bashkëpunëtorin e tij 22 vjecar. Ndërkohë policia është në kërkim të shqiptarit të tretë bashkëpunëtor në vjedhjet.

----------------------------------


Pyetja qe lind: cfare do benin shqiptaret sikur kriminele greke te vidhnin e grabisnin njerez ne Shqiperi. Lajme vjedhjesh ka cdo jave nga shume vende te botes te kryer nga dora e shqiptareve, por kur kriminet behen ne Greqi askush nuk e ve veten ne poziten e tyre, sepse i kemi inat.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shtator 2011 19:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

greket e kane fajin, oj

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shtator 2011 20:46
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Juve akoma nuk dini si ta kreditoni shqiptarin ne ket rast per konfidencen e jashtzakonshme qe ka treguar ne vetevete si hajdut. Simply amazin lool
Dmth asqe nuk eshte preokupuar nga frika se po e kap dikush duke lene gjurme noshta, por eshte merzitur te gjeje telfonin e tij. Imagjinojeni mentalotetin tyre per nje sekond lool Overconfidenca e ka bere idiot dhe e meriton te shkoje ne burg.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shtator 2011 21:21
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shtohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE

Të dhëna nga Komisariati për Refugjatët në Belgjikë, tregojnë se ka një rritje të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria.

Alarmi i cili u dha më parë nga Komisioni Evropian duket se po shqetëson Evropën ndërkohë që dhe ministri i brendshëm, Bujar Nishani e pranoi një fakt të tillë 3 ditë më parë.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, janë shënuar mesatarisht 25 aplikime në muaj ndërkohë që rritje të befasishme është vënë re në dy muajt e fundit. Ndërkohë, gushti numëron 50 kërkesa ndërsa shtatori 84 të tilla.

Zyra e komisioneres Sesilja Malmstrom rikujton ndryshimet që i janë bërë rregullores së vizave. Komisionerja thekson se komisioni propozoi një klauzolë sigurie që do të lejojë, në kushte të posaçme të jashtëzakonshme, rivendosjen e përkohshme të vizave për qytetarët e vendeve të treta që përfitojnë nga heqja e vizave me BE-në.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Tetor 2011 09:11
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Përplasen me pallatin, shembet ballkoni dhe i zë poshtë

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re macchina-terrazzo.jpg
Ky file është shkarkuar 15 herë.

Për shkak të përplasjes së fortë me pallatin, ballkoni shembet, duke zënë nën vete makinën e dalë nga kontrolli, bashkë me dy vëllezër të rinj shqiptarë brenda që shpëtuan për mrekulli. Ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 5 , në rrugën Trento në Fidenza, dhe ende nuk dihet pse të rinjtë kanë humbur kontrollin e Golfit dhe janë përplasur pas pallatit. Praktikisht, dy të rinjtë, rezidentë në qytet, kur kanë mbërritur në udhëkryqin mes rrugëve Trento dhe Trieste, kanë përfunduar me makinën e tyre kundër kolonave mbajtëse të ballkonit. Ky i fundit është shembur menjëherë mbi makinën e vëllezërve, ndërsa ata ishin akoma brenda. Fatmirësisht kanë arritur të dalin nga makina pa pësuar as edhe një gërvishtje.

Burimi: Shqiptari i Italise

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2011 05:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Lajm nga Bota ---Sapo erdhi ky lajm me kabllogram nga ambasada amerikane

--Lajmi thote :.....Amorja ka ndrydhur kemben duke vesh breket ..

I urojme Amorkes sherim te shpejte ,se e kemi zemer

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2011 10:29
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.