Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Arome boje.
Po shkruaja diçka me nje stilolaps dhe papritmas, stilolapsi ndali se shkruari... E hapa siç beja dikur ne bankat e shkolles ato stilolapsat e improvizuara me tub bakri, ku futnim ato rezervat kineze qe kushtonin 12 lek ose 1.2 leke te reja, i hoqa me mundim majen metalike dhe nisa ti fryj bojes te shtyj poshte, ndersa po i fryeja aroma e bojes me perçoji thelle ne kujtese, ne ato vite te largeta ku gati çdo dite i fryja rezervave dhe nganjehere, ne fakt shpesh, gishtat me ndoteshin me boje. Qesha me vete dhe mu kujtua nje episod , isha i vetmi ne klasen time qe kisha stilograf, e kisha gjetur natyrisht, dhe sa shume i jam gezuar atij stilografi qe gjeta dhe as qe me vinte merak per ate qe kishte qare, ndoshta, kur e kishte humbur...
Ps: Jo se harrova.
Kur bente ngrohte shume boja rridhte vete dhe ngjyroste xhepin e kemishes apo pantallonave dok me xhepa ne forme dardhe dhe tub tek kembet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|