Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Cool

VETMI.

Trotuaret ishin braktisur ate pasdite
dhe une nuk e dija perse;
ndoshta per shkak te shiut qe binte,
a te shisheve qe rrokulliseshin perdhe.


(26.06.99 )


marre nga libri me poezi shqipe "Monstra ne Shpirtin tim"
autore A.G

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Gusht 2007 06:53
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa
[B]Kaq shume rruge te cilat i ndermarrim ne jete na dalin perpara vetem per shkak te gabimeve. Shkelim e vazhdojme te ecim tek to vetem per shkak te gabimeve, edhe gabimet kthehen ne ato rastesite e cuditshme te cilat per nje moment i pe si mrekulli e ne momente te tjera te kthehen ne mallkime.
I besojme kaq shpesh personave te gabuar, ndoshta sepse thelle thelle brenda nesh kemi te strukur ate personin e mire me endrrat e bardha e besimin naiv se syte qe te veshtrojne perballe teje jane sy te paster qe te veshtrojne nepermjet nje shpirit te bukur, nje zemre te paqme. Por harrojme se monstrat jetojne brenda gjithekujt e heret a vone do te shfaqin kokat e tyre te shemtuara duke thyher retinen e syve te paster ne te cilet po pasqyroheshim me pare. Ndonjehere ndodh qe monstrat te hidhen persiper e te fillojne e te kafshojne e ti perpiqesh te mbrohesh por gjithesesi te lene nje shpirt te gjakosur... por here te tjera kafshimet e tyre as qe i sheh....as qe i ndjen, vetem kur e sheh sesa ke humbur nje dite kur ti kalon nje kthese edhe i sheh mostrat aty duke lepire kockat e tyre...
Gjithesesi ndergjegjesisht te zgjuar e dime se gabimet do te mbeten aty e do vazhdojme ti bejme dosido... cila eshte rrugezgjidhja, sa mundesh te mesosh nga gabimet qe ben, deri ku mund te te behet pesimi mesim? E deri ku mund te arrish ta mbrosh veteveten? E deri ku vete-mbrojtja mbetet vete-mbrojtje e nuk kthehet ne vete-izolim ?
Kujt ti besosh ne kete bote kur njerzit te cilet i beson vazhdon te rrezohen njeri pas tjetrit si kollona qe shemben e ti s'di me ku te mbahesh? E per me teper me humbjen e tyre humbet edhe besimin ne vetevete, ne gjykimin tend, ne vlerat e tua intelektuale, ne gjithecka...
Gabimet gelltitin gjithecka! Edhe momentet e bukura qe i japin ngjyra jetes. E ne castet e grishta ti ulesh diku, ne nje cep te shpirtit ku dhimbja nuk te arrin edhe pyet vete-veten:Eshte me mire te shohesh boten bardhe e zi e te pertypesh neper dhembe dhimbjen e rezistences ndaj jetes? Apo ti shohesh ngjyrat per aq kohe sa ato rrezellijne me gjithe shkelqimin e tyre lebetyres sado qe e di qe heret a vone do te plaken para teje e do te veniten me shpresat e vrara gjithashtu?
Dosido ne fund te gjitheckaje ti ndodhesh ne funeralin e nje shkendijeze te bukur te shpirtit tend. Vajton per aq kohe sa mundesh te vajtosh, me aq zemer sa mundesh ti dedikosh asaj shkendijeze....i dedikon edhe nje rekuiem aq te hidhur sa mundesh edhe....
.....
..... edhe fillon serish nga e para....

Une gjithnje e kam ditur se shpirti yt eshte burim i pa shtershem ...

Je e pa harrueshme

ps,Citova kete postim se jane pak a shume mendimet qe me vertiten...(sikur te ishim moter e vella ne te dy)

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shtator 2007 17:19
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Kuptome ti njeri

 

Kur mbi fytyren time shikon hije trishtimi

hesht,dhe me shiko pa e ditur une.

Dhe kur te jeme kredhur ne detra mendimi

te lutem mos u bej lum qe te derdhesh tek une.

Dhe kur heshtja te me kete perpire ne thellesi

duke me lidhur me krahet si litar,

hesht dhe ti me mua o njeri

dhe lotet mbi fytyre le te behen udhetare.

Mos e ndal vershimin e tyre te lire

Pse fuqi nuk kam ta mbys kete bote cinike?

Jo fjale,asnje shikim,se nuk dua meshire

nuk te braktis vuajtje,te qendroj ty besnike.

 

        - poezi nga mikja ime shpirti i dyzuar

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Tetor 2007 14:03
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

                                                  Pa titull

        Qetesi varri ne qytet

prishet nga hap i lehte ne mesnate,

nje zemer e brishte qe troket

ne nje dere me mekat lare.

        Frika ndihet ne cdo percapje,

nga kycja e celesit ne deren mekat,

me pas do kete te tjera percapje

me shpirtin e kurdisur ne sahat.

       Minutat ecin ne erresiren e perdale,

duke lene shenja mbi zemren e brishte,

asgje tjeter nuk pritet te dale

vecse turpit te shumfishte.

007........

                                    

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Tetor 2007 15:30
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shpirti i dyzuar
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: shkoder
Mesazhe: 31

VETEVRASESE

QAN TI NE HESHTJE PER LOTET PENDOHESH
NUK NGOPESH NE DOZA PESIMIZMI DROGOHESH
NE VORBULLEN E HESHTJES NGRE KOKELARTE REVOLTEN
PERCAPESH DESHTUAR DJERSITUR MERR DROGEN



MEMURE SHEKULLOREPO RRETHON TE ARDHMEN
GENJEHESH SE SFIDON POR PENGON TE ARDHMEN
FSHEH GJOKSIN PERPARAHAPSIRAVE UL KOKEN
KTHEN SHPINEN ZHURMSHEM PERPLAS PORTEN



NE SOFREN E SHTRUAR KAFSHATAT PERTYP
E URITUR NXITON KAFSHATE QEMBET NE FYT
VEPRON NDAJ GJITHCKAJE EGERSISHT HAKMARRESE
ME VETEN LUFTON S'KUPTON PO BEHESH VETEVRASESE.

__________________
kur mbi fytyren time shikon hije trishtimi,hesht dhe ti me mua o njeri

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Tetor 2007 20:55
shpirti i dyzuar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shpirti i dyzuar Kliko këtu për të kontaktuar me shpirti i dyzuar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shpirti i dyzuar Shto shpirti i dyzuar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shpirti i dyzuar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Ilirusa, nga behesh moj vajze, ke kohe qe nuk dukesh, apo jo??

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Tetor 2007 12:23
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Re: Monstra ne shpirtin tim

rrezellin nje e qeshur ne te mite sy
ne shpirtin tim, monstrat humbasin!

ps,Ky shiu i sotem sikur morri gjithcka me vete

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Prill 2008 05:25
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Me mungojne shkrimet e Iliruses.
Gjej pak caste edhe per ne moj vajze se na thave syte.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Prill 2008 14:08
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Dhimbja, trishtimi dhe egersia i paraprijne rrugen duke percare dhe vrare cdo perpjekje rezistence nga ajo cfare ka mbetur prej shpirtit tim. Mendja po me le dhe guximi eshte strukur di ku per te lepire plaget vdekjeprurese. Asnje pike fuqie ne gjoksin tim dhe i gjithe trupi dhemb. Shoh rreth meje. Askush qe te me ndihmoje. Te gjithe jane te zene duke luftuar mullinjte e tyre te erres dhe askush nuk sheh qe erresira ka pushtuar cdo cep te botes sone te brendshme. Transformimi eshte i paevitueshem. Mbreti i erresires eshte prane per te me dhene damken e merituar.

Pasqyren ka kohe qe e evitoj. Si kam qene dhe si jam tani. Ndergjegjia eshte burg budallenjesh. Te etur per me shume harruam kufijte e te drejtes te ngritur nga ne dhe tani ndjehemi te humbur ne erresire pa drejtim. Provuam gjakun dhe tani duam me shume. Si monstra perrallash qendrojme naten zgjuar me duart qe na dridhen per viktimen e rastit te kaloje shtegut tone.

I shperfytyruar, nenshtrohem fatit tim dhe bashkohem me shume te tjere duke vrapuar mbas burimit te erresires me shpirtin qe nuk gjen prehje kurre. Valle shpresa ka humbur pergjithmone?

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Prill 2008 02:18
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Me duhej ky "déclic" kjo mbushje, ky shperthim per te kuptuar qe nuk ju urrej por ju dua me shume seç duhet dhe se eshte momenti te shkeputem, si ajo anija e ngarkuar rende, ne breg te detit, dhe qe i ngrihet spiranca...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datë 01/08/2008 ora 01:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Gusht 2008 01:43
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:41 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.