Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Dordoleci i 97-es duhet qe njerezit te behen si pula. Njerezit pa bythe, kuptohet, se njerezit me bythe e dine cfare duan. Sipas teorive me dordolec, italianet duhet te ishin terrorizuar nga eventet dhe bombat e viteve '70. E megjithate prape bejne protesta kur e do puna. Madje ka vetem pak jave qe dyqanet e Romes u thyen nga protestat e ligjit te ri te arsimit.
Duhet pranuar gjithashtu se ka goxha ndryshim mes mentalitetit europian dhe mentalitetit amerikan. Kete e reflektojne dhe shqiptaret pa dyshim. Ne Amerike njeriu mesohet te uli koken, ne Evrope i shikon protestat me sy. Kujtoj Genoven 2001, apo betejat e Parisit te dy viteve me pare. Per mentalitetin amerikan njerezit duhet te jene pula qe zbatojne ligjet dhe pranojne qeverite. Ndersa kur qeveria ben gabime duhet te japi doreheqjen apo te ndiqet penalisht. Mirepo ne vende si Shqiperia qeveria dhe politikanet nuk kane cipe, nuk japin doreheqje dhe nuk kerkojne falje. Prandaj nuk mund te funksionoje sistemi i pularise amerikane. Demostratat dhe protestat nuk jane vetem kunder Sales, siç mund te mendojne mendjet e ngjyrosura politikisht, por kunder sistemit politik. Nese ti terheq zvarre ne shesh politikanin e korruptuar, tjetri e di mire qe duhet te tregoje shuuuuume kujdes. Do thuash ti drejtesine s'mund ta beje turma. Dakort, atehere le ta beje gjykata dhe prokuroria. Por kur keto s'po bejne asgje, ndersa njerezit e shikojne me syte e vet kush eshte politikani i korruptuar, atehere normal qe do e beje turma. Istitucionet lindin mbi baza morale qe caktohen ne shesh. Dhe aty perfundojne kur sistemi istitucional eshte nje farse, siç eshte shteti shqiptar.
Ndonjehere duhen bere dhe kompromise, jam dakort. Por kompromiset behen ne nivel situatash, jo ne nivel morali. Nuk mund te thuash s'ka problem se ka korrupsion. Mund te thuash po ia fal kesaj rradhe. Nuk mund te korruptosh parimet e tua per te mbajtur ne kembe pushtetin e nje krahu apo nje partie. Ne nje fare pike duhet te zgjedhesh si e imagjinon shtetin. Nese korrupton veten ashtu do e kesh dhe shtetin. Prandaj mos u anko shume.
Puna eshte se une flas kot. Se e di me cfare mendjesh diskutohet ketu. Losti nuk e di as vete cfare mbron, di vetem qe urren komunistet dhe partia me komunistin ne krye quhet demokratike. Kshu qe teknikisht s'jane komuniste. Zgjohu ca lost, para se te mbrosh pushtetin e te tjereve me shume sesa parimet e tua. Nuk behet shteti me oportunizem. Apo me njerez qe hedhin parimet individuale ne plehra dhe i thone te bardhes te zeze meqe kshu thote shumica. Si ne eksperimentet e Ach:
http://en.wikipedia.org/wiki/Asch_c...ity_experiments
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|