Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Shendeti-dieta-ushqimi
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

enigem,nuk ka problem mund te sjellesh edhe shkrime ne anglisht...vetem se nese do,qe te mbeten vetem ne anglisht mund ta shkruash pa problem ne temen e "medical science" ndersa ne temat e tjera duhet patjeter (qe te mos behet rremuje e kam fjalen) qe ti bashkangjisesh perkthimin shqip...ngut mos ki,sepse mund ta besh kur te duash...ose ose nese me jep leje,po qe ze e perkthej une perpara teje :p,e modfikoj shkrimin tend dhe i shtoj ate ne shqip...zgjidh e merr...besoj me kupton se pse po ta them kete!
shkrimi ishte me te vertete interesant...hallall fare!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Nëntor 2005 20:25
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
... ndersa ne temat e tjera duhet patjeter (qe te mos behet rremuje e kam fjalen) qe ti bashkangjisesh perkthimin shqip...ngut mos ki,sepse mund ta besh kur te duash...ose ose nese me jep leje,po qe ze e perkthej une perpara teje :p,e modfikoj shkrimin tend dhe i shtoj ate ne shqip...


NS-6 dje nuk kisha shume kohe ta shkruaja ne shqip artikullin me siper dhe prandaj e postova ne anglisht pasi e di qe vetia ime per te perkthyer eshte pak e dobet dhe duke patur parasysh qe dua gjithcka prefekte nuk doja te nxitohesha duke e perkthyer. E kuptoj qe te gjithe ne jemi te zene dhe nuk do doja te te shtoja pune ty duke bere modifikime por gjithmone eshte ndihme shtimi ne shqip dhe mos me kerko leje pasi ti po ndimon .

FLM

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Nëntor 2005 20:43
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekësi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Në shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

E nderuara Enigma,

eshte veshtire per tu kuptuar se si njerezit shpesh futen ne dieta te ndryshme, duke pasur parasysh pasojat rezoltuese negative. Eshte e pa kuptimte per mua, qe shumica e njerezve ne kohen e mediave dhe rrjetit elektronik te mos jene te informuar..Cdo gje qe teprohet eshte ne dem te shendetit, aty duhet mesuar thene STOP, disciplina ne ushqim eshte arma me e mire per t´u mbrojtur nga mekanizmat e demshem.

Nje ushqim i rregullt dhe me mase, pirja e ujit te mjaftueshem, levizja, keto sherbejne pozitivisht, pothuaj me sukese te plote psh, per zhdukjen e yndyres ne gjak te quajtur Kolesterole...Kolesterola nuk ka te beje assesi me peshen e nje njeriu, ajo ose eshte e trasheguar, ose ka nje defekt ne shkembimin e lendeve ne organizmin e njeriut...

Me nje fjale, e vetmja rruge per te mbajtur ne menyre te shendoshe vijen anatomike dhe shendetin e plote pa intervenime kimike eshte levizja, ose vrapimi 2 deri ne 4 here ne jave, te pakten nga 6 kilometra. Kete te fundit e thash nga pervoja ime personale......

Shendet e harmoni

__________________
"Ec me kohën"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Dhjetor 2005 05:36
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shtojzovalle Kliko këtu për të kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shtojzovalle në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

probleme te mbipeshes trupore dhe alergjia ndaj ushqimeve

Cod. A20012006

ketu keni nje shkrim te publikuar nga Zeri i Amerikes (data 17 janar 2006) rreth problemeve te mbipeshes dhe alergjive ushqimore te moshes se mesme...tregon gjetjen e fundit rreth tyre:

Probleme të mbipeshës trupore
Një studim i ri tregon se njerëzit me mbipeshë trupore në moshë të mesme janë në rrezik të sëmuren ose të vdesin nga sëmundje të zemrës ose diabeti kur moshohen edhe nëse kolesterina dhe tensioni i gjakut janë në nivele normale. Këto janë rezultatet e një studimi që u botuan kohët e fundit në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Në të thuhet se mbipesha trupore përbën një faktor rreziku për sëmundje të zemrës edhe nëse personi duket i shëndetshëm. Doktor Robert Kushner është mjek specialist për mbipeshën. Nga pacientët e tij ai shpesh dëgjon këtë pyetje: Nëse nivelet e sheqerit në gjak, kolesterinës dhe tensionit të gjakut janë normalë, atëherë përse duhet të shqetësohemi për mbipeshën? Kësaj pyetje i përgjigjet studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.

Mjekja Lijin Yan e universitetit Northwestern thotë se edhe personat që nuk vuanin nga kolesterina e lartë apo tensioni i gjakut e diabeti, por që kishin qënë tepër të shëndoshë ose mbipeshë në moshën e mesme, janë në rrezik të sëmuren ose të vdesin nga sëmundje të zemrës ose diabeti, kur moshohen edhe nëse kolesterina dhe tensioni i gjakut janë në nivele normale. Të dhënat shëndetësore të rreth 17 mijë amerikanëve, shëndeti i të cilëve u vëzhgua për afro 30 vjet, treguan një lidhje midis mbipeshës trupore në moshë të mesme dhe shtrimit në spital dhe vdekjeve pas moshës 65 vjeçare.

Mjekja Lijing Yan thotë se studimi përbën një tjetër arsye që njerëzit të tregojnë kujdes ndaj peshës trupore, madje kjo vlen edhe për ata që mendojnë se nuk janë diabetikë dhe tensionin e gjakut e kanë normal.

Studimi tregoi gjithashtu se njerëzit me mbi peshë trupore në moshë të mesme rrezikohen 4 herë më shumë të shtrohen në spital për sëmundje të zemrës në moshë të vonë, ndërsa rreziku për të vdekur nga diabeti ishte 11 herë më i lartë.

Doktor Kushner thotë se çdo kilogram mbi peshën trupore që njeriu shton në moshë të mesme, kthehet në dëm për shëndetin më vonë gjatë jetës. Gjithashtu gjasat janë që njerëz të tillë të shtrohen në spital më shpesh dhe të vdesin më herët.

Pra njerëzit në moshë të mesme duhet të tregojnë kujdes për peshën trupore tani për të patur një jetë të shëndetëshme pas 30 vjetësh....vazhdon

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 20/12/2006 ora 03:42

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2006 05:03
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

alergjia ndaj ushqimeve (pjesa 2)

Alergjia ndaj ushqimeve

Rreth 7 milionë amerikanë vuajnë nga alergjia e ushqimeve dhe 8 përqind e artikujve ushqimorë, përfshi kikirëkët, arrat, peshkut, vezët e bulmeti, janë përgjegjës për rreth 90 përqind të rasteve të alergjive ushqimore. Ndërkohë vdekja e kohëve të fundit e një vajze kanadeze, si pasojë e alergjisë pasi kishte puthur te dashurin i cili sapo kishte ngrëne gjalp kikiriku, ka ngritur përsëri shqetësime dhe shumë pyetje rreth alergjisë ndaj ushqimeve.

Gazetat kanadeze e quajtën atë puthje fatale. Pak çaste pase Kristina Deforges puthi të dashurin e saj, që kishte ngrënë gjalp kikiriku, ajo u rrëzua pa ndjenja dhe menjëherë u dërgua në spital ku vdiq katër ditë më vonë. Statistikat tregojnë se rastet e alergjisë apo reaksioneve ndaj ushqimeve po vijnë duke u shtuar. Alergjia ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë ushqimore.

Shumë vetë mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është çrregullim metabolik që nuk ka lidhje me sistemin imunitar. Për shembull kur disa njerëz pijnë qumësh, bëhen me dhimbje barku dhe ndjejnë fryrje. Kjo ndodh sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin.

Ndërsa alergjia është diçka tjetër: në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon Imunoglobulin, lloj anti trupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.

Disa thonë se arsyeja që shumë amerikanë preken nga alergjia e kikirikëve është se ata i pjekin kikirikët para se t’i hanë, ndryshe nga banorët në Azi ku kikirikët hahen të ziera ose të skuqura.

Doktor Sampson pranë shkollës mjekësore Mount Sinai thotë se pjekja e kikirikëve sjell ndryshime në strukturën e proteinave dhe kjo ka të ngjarë se shkakton alergji. Një tjetër arsye e mundëshme është se fëmijët amerikanë sot janë ndoshta shumë të pastër. Shkencëtarët thonë se fëmijët e kanë të nevojëshme të ekspozohen ndaj baktereve që në moshë të re për të mbajtur aktiv sistemin imunitar të trupit, përndryshe sistemi imunitar mund të kundër veprojë ose mund të reagojë më tepër sesa duhet ndaj ushqimeve të ndryshme.

E vetmja mënyrë për të shmangur alergjinë ndaj kikirikëve ose çdo lloj ushqimi që bën reaksion është shmangja e tyre. Shumë artikuj ushqimorë tani pajisen me etiketa që tregojnë përbërjen ushqimore. Nëse etiketat përmbajnë terma të paqarta ose të pakuptueshme, njerëzit alergjikë duhet të këshillohen me mjekun specialist para se të përdorin ushqime të tilla, dhe nëse ndonjë artikull nuk është i pajisur me etiketë mbi përbërjen ushqimore, personat alergjikë duhet ta shmangin atë lloj ushqimi.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2006 05:05
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Cod. A17022006

Shekulli Online 14/02/2006

"Në fillim frutat

Pas kileve te shumta, qe mund te kesh shtuar krejt padashur, sigurisht ke nevoje te kthehesh ne formen e meparshme, po si?

Keshilla e pare eshte : Ktheje mbrapsht menune tende

Ne fillim nje frut dhe nje gote uje si aperitiv, me pas sallaten si pjate te pare. Ne vazhdim, peshk ose mish si garniture, makarona si pjate te dyte dhe nje panine si embelsire. Kjo menu u dedikohet gjithe atyre, qe kur ulen ne tavoline harrojne qe duhet te hane pak.

Me kete diete ju ne fillim “e mbushni stomakun” me ushqim te lehte e keshtu do te mbetet pak vend per ushqimet me kalori.

Keshilla e dyte: Meso te kontrollosh oreksin

Disa mendojne se i vetmi sistem per te humbur kilet e teperta eshte te hash pak nga te gjitha. Problemi nuk eshte vetem te dish çfare ushqimesh te hash por te mesosh te kontrollosh oreksin dhe te mos shfrysh gjithe stresin ne ushqim.

Keshilla e trete: Buka ne fund

Pjesa me e rendesishme e dietes te pershkruar ketu eshte vakti i mengjezit, qe duhet te permbaje qumesht, drithera, biskota e nje frut, por jo agrume. Dreka duhet te jete e plote por duhet te kontrollohet sasia e ushqimit. Ne darke keshillohet nje supe me perime. Ndersa buka mund te hahet vetem ne fund te vaktit. Dhe vetem nese keni akoma uri.... "

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datë 20/12/2006 ora 03:43

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2006 20:21
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

Cod. B26032006

Merrni masat e vitheve dhe belit, pastaj pjestoni masen e belit me ate te vitheve. Nese rezultati del mbi 0.8, dmth qe keni dhjam te tepert ne pjesen e barkut i cili ju ve zemren ne rrezik. Dhjami "visceral" i barkut ndodhet thelle ne pjesen e barkut dhe shton enjtjen e arterieve dhe prodhimin e "plaque" (se di si e quajne shqip kete). Nese beli juaj e ka masen 35 inch ose me shume, jeni ne rrezikshmeri me te larte per probleme me zemren, per diabet te tipit 2 dhe per kancer ne gji.
Lloji i ushtrimit qe shkaterron dhjamin e barkut eshte cardio (vrap, treadmill, kercime etj quhen ushtrime cardio. Ne pergjithesi cardio jane ushtrimet qe te shpejtojne rrahjet e zemres. Zona ku dhjami hiqet eshte ne cardio workout 130-150). 30-60 minuta 4-5 here ne jave eshte menyra me e shpejte per te hequr kete lloj dhjami. Per rezultate me te mira shtoni intervale ne ushtrimet tuaja ku per nje minut pershpejtoni ushtrimin ndersa minutin tjeter vazhdoni me te njejtin ritem si mepare.

Mos humbni me shume se 2 lb peshe per jave sepse humbje me e madhe peshe eshte e demshme per shendetin tuaj. Nje humbje me e madhe rezulton ne renie flokesh dhe c'rregullime ne sistemin e trupit.

Kur te gjej nje formular qe kam do sjell formulen qe tregon sa kalori duhet te marresh ne dite. Kur gjen numrin e kalorive qe te duhen me anen e dietes mundohuni te mos merrni me shume kalori sesa ju duhen, sepse kalorite e teperta kthehen ne dhjam. Per te humbur peshe mund te merrni aq kalori sa i nevojiten trupit ne dite (ose pak me pak) dhe te beni ushtrime te pakten 3 here ne jave.

Ne asnje menyre mos leni stomakun bosh sepse kur stomaku eshte i uritur trupi mendon qe ky lloj trajtimi do vazhdoje dhe ben te pamunduren qe te pakten nje pjese te ushqimin qe merrni me vone ta ktheje ne dhjam si rrezerve energjije. Rekomandohet te hahet 5 here ne dite ose c'do tre ore(por ne sasi te vogla).

Modifikuar nga NS-6 datë 11/05/2007 ora 03:24

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Mars 2006 20:27
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

qitro

Per uljen e kolisterolit qe eshte armiku kryesor i semundjeve te zemres, pervec ushtrimeve dhe levizjeve gjimnastikore ben shume mire edhe qitro.
E kam nga eksperienca personale. Per nje vit merja lipitor dhe nuk pata ulje te dukshme sa pata me kuren e qitros. Nje thelle cdo mengjes.
Ne Americe i thone "pomella"
Nuk e di nese ke degjuar gje Enigma dhe NS-6

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Prill 2006 07:24
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

mund edhe ta kem degjuar (ndoshta edhe me emer tjeter) por ama nuk me vjen ne mendje tani

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Prill 2006 02:01
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Cfare eshte qitro dhe pomella,ilace?

Ns-6, a ka ndonje teme ku spjegohet LDL dhe HDL?Doja te kuptoja se ca eshte secila prej tyre dhe sesi duhet te kujdesemi ne pergjithesi.Me nje fjale,kur nevojitet gjimnastika e kur dieta,etj. .

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Prill 2006 02:46
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Shendeti-dieta-ushqimi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.