Izolda
Anetar i ri

Regjistruar: 12/07/2006
Vendbanimi: Neverland
Mesazhe: 20
|
skizofrenia
Cod. A06082006
Ok, pasi bete pak pushim me diskutime gjuhesh (lejohet se eshte kohe pushimesh) po bej nje permbledhje te shkurter sqaruese se cfare eshte Skizofrenia.
Skizofrenia pershkruhet si "kanceri" i semundjeve mendore, sepse keto dy semundje ngjasojne me njera-tjetren ne dy drejtime: Nuk dime se kush e shkakton skizofrenine dhe se si mund ta parandalojme ate. Perpjekjet per ta trajtuar ne fillimet e saj kane patur sukses te kufizuar. Kostoja emocionale e skizofrenise per ata qe e vuajne dhe familjaret e tyre, shpesh eshte shkaterrimtare dhe e pallogaritshme.
Cfare eshte skizofrenia?
Eshte nje sindrome qe nenkupton njohjen teper te gabuar te realitetit te brendshem dhe te jashtem, gjate te cilit personi i prekur reagon ne menyra qe demtojne jeten e tij.
KJo njohje e gabuar e realitetit, qe eshte edhe thelbi i semundjes, shfaqet me crregullime te percepsionit, mendimit, emocionit, te folurit dhe aktivitetit fizik.
Fjale per fjale, Skizofreni do te thote "carje e mendimit". Skizofrenia ka te beje me mosperputhje ndermjet funksioneve mendore te ndryshme. Psh, pacienti skizofren mund te flase per ngjarje te hidhura ose frikesuese, nderkohe qe nuk tregon ndonje emocion te pershtatshem ose tregon fare pak.
Skizofrenia eshte sindrome qe mund te perbehet nga crregullime te shumta, qe kane shkaqe, ecuri dhe rezultate trajtimi te ndryshme. Emertimi diagnostik mbulon shume tablo klinike te ndryshme dhe simptomat variojne aq shume nga njeri individ te tjetri saqe eshte e pamundur te paraqesesh nje tablo klinike te semundjes. Diagnoza p.sh. mund te perdoret njelloj si te k nje roje sigurimi hipervigjilent, i cili eshte i vecuar dhe dyshues se te tjeret po komplotojne kunder tij, si tek nje shtepiake e cila beson se kontrollohet nga zeri i nenes se saj te vdekur, e deri tek nje i ri i terhequr dhe apatik, i cili zhytet pa nderprerje ne mendime. Simptomat gjithashtu variojne brenda te njejtit individ ne periudha kohore te ndryshme.
Kaq per kete here. Nese ndonjeri ka kureshtje per me teper, te le beje pyetje specifike.
per me teper rreth skizofrenise:
-skizofrenija me shume si semundje e zhvillimit te neuroneve (Cod. B 17072006)
__________________
There is enough light for one who wants to see.
Modifikuar nga NS-6 datë 21/04/2007 ora 02:52
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|