SmArTs_WAY
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/06/2006
Vendbanimi: Maqedoni
Mesazhe: 50
|
GJUHËT E POPUJVE MUSLIMANË
Gjuha arabe është gjuhë e përgjithshme në të gjitha shtetet islame, sepse fjala e All-llahu - Kur'ani - lexohet dhe mësohet nëpër të gjitha këto vende. Të gjithë dijetarët i mësojnë dituritë e sheriatit në universitete e shkolla me këtë gjuhë të ndershme. Andaj, njohja e saj është e domosdoshme për çdo dijetar mulsiman.
Pas arabishtes vjen persishtja. Ajo është gjuhë islame të cilën e flasin banorët e Azisës Qendrore dhe shumë popuj si: turqit, indianët, kurdët e tjerë dhe e shkruajnë me shkrimin arab. Ajo është e përzier me gjuhë dhe terma arabë dhe është porsi një degë e arabishtes.
Pas persishtes, vjen gjuha e tretë islame - turqishtja. Ajo shkruhet me shkrim arab dhe ndahet në dy degë: Hindu e quajtur Urdu dhe Malajziase.
Sa i përket turqishtes dhe hindu, ato janë të përziera me fjalë arabe dhe persiane, e sa i përket asaj malajziase, ajo përmban vetëm fjalë arabe.
Është e qartë se sikur të ishte arabishtja gjuhë e të gjithë muslimanëve, do të ishte më mirë nga disa aspekte, mirëpo, pasiqë dëshira e All-llahu është ndryshe, dhe në botë ka popuj e kombe muslimane që flasin me gjuhë të tjera përveç arabishtes, siç shkruajnë katër popujt e përmendur do të ishte më e dobishme për Islamin sikur ta shkruante çdonjëri gjuhën e tij.
Për Islamin më mirë do t'ishte sikur përveç pesë gjuhëve të përmendura (arabe, persiane, turke, hindu dhe malajziase) të shkruheshin edhe gjuhët islame si: gjuha kurde, çerkeze, e popujve zezakë etj. sepse arabishtja është apostafat për dijetarët, të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke e mësuar. Atë nuk mund ta mësojë gjithkush. Për ç'shkak masat e shumë popujve e kombeve mbetën në injorancë, e cila është në kundërthënie me Islamin. Shumë nga injorantët e atyre popujve janë indiferentë ndaj të vërtetës së Islamit dhe parimeve të tij të larta.
Mendoj se, sikur të bëhej përpjekje dhe angazhim në shkrimin e të gjitha gjuhëve islame me shkrimin arab dhe për shkrimin e librave fetare e të sheriatit dhe predikimeve udhëzuese e drejtuese në secilën prej këtyre gjuhëve; kjo do të ishte një shërbim i madh për zgjerimin e Islamit dhe përhapjen e dritës së tij shpëtimtare.
Megjithkëtë, kërkohet kujdes në përhapjen e gjuhës arabe dhe shtimin e njohësve të saj, sepse ajo është një lidhje e fortë për bashkimin e muslimanëve dhe mjet i shëndoshë për forcimin e parimeve të fesë së qartë.
Shpresojmë të kenë sukses dhe lutemi t'i kenë të gjitha të mirat vëllezërit udhëzues të cilët japin gjithçka prej vetes për zgjerimin e Islamit dhe përhapjen e dritës së tij për njohjen e tij nëpër të gjitha viset e botës.
Përfundim
Ky traktat është dhuratë dhe kujtim për të mësipërmit, All-llahu u ndihmoftë e i mbrojtë!
Falënderimi i qoftë All-llahut për përfundimin!
Është përfunduar hartimi i këtyre shkronjave në folenë e hilafet Istamboll: Zoti i mbrojtë ate dhe pronarin e saj nga çdo e ligë dhe mjerim!
U shkrua në vitin 1302 (një mijë e treqind e dy) nga Hixhreti i Pejgamberit të cilit ia dërgojmë përshëndetjet më të bukura.
__________________
Islami, alternative e diteve te sotme
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|