Mister_DXP
cloudmixer
Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119
|
Citim: Po citoj ato që tha katilesha007
Qetesi....
Dielli ulet i lodhur
me sy te urtesuar,
si plakushi mbi bastun.
E ndrojtur hena ngriht mbi tempull,
aromen e mbremjes yjet sjellin tek une.
Dua te dehem me kete qetesi,
Kur lodhja njerzore zbutet e fle si femi.
dhe shpirtrat qeshin e lumturohen
me syte e mbyllur ne boten e endrrave.......
....................................................................................
Eh… shpirti im nuk fle, përgjon yjet që bien,
Si foshnja xixëllonjat. I ndek kudo që fshihen.
E di. Nuk ësht’ e lehtë; do humbet ndonjë ditë
Dhe keqas do gjakoset…
A s’vriten duke bredhur kalldrëmeve fëmijët?
Ky shpirti im s’mësoi që yjet nuk arrihen.
‘Dhe ne imazhet shohim dhe jo yjet që bien.
Por…Ah, a s’është jeta e gjitha…iluzion
Si varkë e parrema
Në detin në bunacë…pa busull, pa timon?!
.......................................................................................
DXP
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|