Qokle
Anetar i ri

Regjistruar: 20/07/2003
Vendbanimi: Planetin TOKE
Mesazhe: 5
|
Parapsikologjia & Hipnoza
Fjala parapsikologji është konceptuar qysh në vitin 1889, por është pranuar ndërkombëtarisht në dekadat e fundit. Më herët këto dukuri anglezët i quanin kërkime psikike (Psychical research), ndërsa francezët metopsi_kologji , ndërsa prof. Dr. Hans Beneder nga Univers_iteti i Frajburgut, e quajti shqisa e gjashtë.
Në mesjetë këto dukuri të pashpjegueshme i quanin magji, dhe ishin të ndaluara. Dënoheshin të gjithë ata që merreshin me to. Që nga shekulli XVI këto “feno_mene të dreqit” u quajtën okultizëm - nga latinishtja – sekret, fshehtësi, diçka e fshehtë.
Fjala parapsikologji rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë para - pranë, psych - shpirt dhe logos - shkencë, di_t_uri, mendim.
Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila me_rret me studimin e dukurive, që janë jashtë fuqisë së të kuptuarit të shqisave tona, kurse shpesh i kalojnë edhe ligjet ekzistue_se të shkencës bashkëkohore.
Enciklopedia amerikane, botuar në vitin 1973, për_m_ban një artikull mjaft të gjatë të Prof. T. Rinit, në të cilin parapsikologjia përkufizohet si pjesë e psikolo_gj_i_së. Ai paraqet historikun e parapsikologjisë, duke pa_ra_qitur shembuj bindës dhe shpjegime shkencore për këtë fushë të diturisë.
Sipas tij, parapsikologjia është diçka e psikologjisë që merret me përjetimet dhe sjelljet paranormale, siç është: telepatia, parashikimi i ngjarjeve, bioenergjia etj., të cilat janë të pashpjegueshme dhe lidhen me li_gj_et e natyrës. Për këtë arsye, ato quhen shpesh edhe pa_ra_n_o_r_m_ale, supernormale. Pra, edhe pse në to nuk ka asgjë paranormale, aludohet se i përkasin anës tjetër. Ato nuk janë veçse fenomene normale të natyrës.
Enciklopedia ruse e vitit 1975 shkruan që parapsi_k_o_logjia studion: 1) Formën e ndjeshmërisë, e cila e bën të mundur dhe e rrit aftësinë e marrjes së infor_ma_ci_o_n_e_ve që janë të pashpjegueshme nga shqisat tona orga_nike; 2) Format e përshtatshme të veprimit të krije_save të gjalla në paraqitjet e tyre që zhvillohen jashtë orga_niz_mit, pra pa forcën e muskujve.
Në Enciklopedinë franceze të vitit 1967 shkruan: “Pa_rapsikologjia është disiplinë që studion fenomene pa_ranormale, siç janë: telepatia, parashikimi, parandje_sh_mëria etj.
Shumë mashtrues janë futur dhe e kanë shkatërruar këtë fushë të diturisë, sepse shkencëtarët ia kanë kthyer shpinën duke e lënë si fushë të hapur për manipulim nga sharlatanët.
Në Enciklopedinë shqiptare nuk ka kurrfarë shëni_mesh për parapsikologjinë.
Klubi i parë i okulistëve në Ballkan u formua në Sa_rajevë në vitin 1937, me emërtimin “Lanterna ma_gica”, të cilit i printe okulisti i mirënjohur Ismet Taba_koviq.
Tek ne në Kosovë me parapsikologji merret intensi_visht një grup i autorëve nga Prizreni. Këtë grup e për_bë_jnë: Salih Basha, pionier i parapsikologjisë, Sabir Krasniqi (autor i dy librave mbi parapsikologjinë dhe hipnozën) etj.
Sipas të dhënave, sot në më se pesëdhjetë shtete stu_diohen në mënyrë shkencore dukuritë parapsikolo_gjike dhe për këtë qëllim janë formuar rreth njëqind e pesëdhjetë (150) institute për parapsikologjinë. Në ko_hën tonë kemi me mijëra libra e artikuj që janë shkruar nëpër gazeta, revista të ndryshme dhe emisione televi_zive, që flasin për këtë lëmë.
Përveç anëve pozitive që ka për shkencën, para_psi_kologjia bëhet armë e fuqishme, në qoftë se keqpër_do_r_et. Pasojat mund të jenë të paparashikueshme për nje_rëzimin. Fatkeqësisht, në shumë institute të botës sot punohet intensivisht për krijimin e një arme të tillë psi_kike, ose siç e quajnë ndryshe “gjenerator psikotro_nik”, që është i ndaluar me norma ndërkombëtare.
Supozohet se arritje më të mëdha në këtë drejtim kanë bërë SHBA-ja. Doktori i shkencave filozofike nga Rusia, Todor Diçev, thotë: “Një gjenerator i tillë ka ek_zistuar në kohën e puçit në Rusi, më 18-19 gusht 1991, në anijen e fluturakeve amerikane “Belkap”, në portin Varna, prej nga është kontrolluar mendimi psikik i tur_mës”. Ai gjithashtu thotë se M. Gorbaçov dhe B. Jel_cin janë njerëz “zombi”, siç quhen ndryshe këta njerëz, dhe janë nën ndikimin e këtij gjeneratori psikotronik.
Disa shkencëtarë mendojnë se këto kërkime janë pa vlerë, se njeriu nuk mund të ndikojë mbi njeriun tjetër nga largësia dhe të gjitha diskutimet rreth “gjeneratorit psikotronik” nuk kanë bazë. Mirëpo, me anë të ekspe_rimenteve të shumta është vërtetuar se jo vetëm secili njeri, por edhe secila qelizë e gjallë posedon aftësi për rrezatimin e informacioneve nga largësia.
Shumica e parapsikologëve parapsikologjinë e nda_jnë në disa grupe. Këto janë: hipnoza, parashikimi, telepatia, telekineza, spiritizmi, magjia, bioenergjia, ra_diestezia etj. T’i shpjegojmë këto shkurtimisht para se t’i trajtojmë nga këndvështrimi islam.
Hipnoza
Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “gjumë”. Shoqata e Mjekëve Britanikë e për_kufizon hipnozën si “gjendje kaluese e kujdesit të zvo_gëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfa_qen paraqitje të ndryshme personale ose të provokuara nga rrethi i jashtëm”. Prof. Çarls Mater i Universitetit të Majamit, thotë: “Hipnoza është gjendje e ndry_shu_eshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e përqe_ndrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestivitetit”.
Në gjumë normal pacienti nuk merr përshtypjet e jashtme, ndërsa në gjumë hipnotik dëgjohen edhe pësh_përimat më të vogla. Në gjumin normal janë të spos_tuara aktivitetet mentale, ndërsa në gjumin hipnotik janë të gjallëruara.
Hipnoza ka ndikim të thellë në tërë organizmin. Në gjendje hipnotike pulsi mund të shpejtohet apo të nga_dalësohet. Gjithashtu edhe frymëmarrja dhe sistemi ne_u_rovegjetativ pësojnë ndryshime. Këto ndryshime mani_festohen me: djersitje, urinim, kollë, hiperstezi, hiper_te_nsion, kriptomenzi, amnezi etj. Për këtë qëllim hipnoza përdoret me sukses në shërimin e shumë sëmu_ndjeve psikike dhe psikosomatike, siç janë: ulcera në lu_kth në zorrën dymbëdhjetëgishtore, urinimi i pakon_trolluar etj.
Në obstretikë hipnoza ndihmon që fëmija të lindet pa dhembje, në stomatologji dhe në kirurgji për ta mu_nd_ur frikën me rastin e operimit. Hipnoza zbatohet gji_thashtu me shumë sukses në shërimin e alkoolizmit, lënien e duhanit, kundër narkomanisë etj.
Gjithashtu është mjaft i rëndësishëm fakti që njeriu hipnotik është plotësisht nën kontrollin e hipnotizuesit. Meqenëse sugjestioni në gjendje hipnotike është mjaft i rritur, kurse ndikimi i logjikës tepër i vogël (në mini_mum), hipnotikut jo vetëm se mund t’i sugjes_tionohet nënshtrimi para vullnetit të dikujt, mashtrimi i shqis_ave, por edhe t’i krijohen probleme mjaft të ndër_li_ku_a_ra. Kjo ndodh jo vetëm në gjendje hipnotike, por edhe pas zgji_mit. Ky quhet sugjestionim pashi_pnotik apo pashipnozë, dhe mund të zgjasë me vite të tëra. Kjo e bën të mundur që hipnoza të abuzohet për qëllime të ndryshme të liga, si vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjith_a_shtu kjo mund të keqpërdoret në luftëra të ndryshme, për propagandë dhe për qëllime politike.
Sot ekzistojnë mënyra të ndryshme për të hipno_tizuar, duke filluar nga ato klasiket e deri tek substancat kimike.
Njihen tri shkallë të hipnozës:
1) Hipnoza e lehtë, që nënkupton relaksimin derisa kur vetëdija është ende e zgjuar, por mediumi i pranon sugjestionet e hipnotizuesit.
2) Hipnoza e mesme, fazë që vjen pas hipnozës së lehtë. Në këtë fazë relaksimi është më i thellë, vetëdija është ende aktive, ndërsa mediumi merr dhe i kryen të gjitha sugjestionet, por nuk bie në kundërshtim të për_gjithshëm me strukturën e personalitetit të tij.
3) Hipnoza e thellë. Në këtë hipnozë relaksimi është absolut, vetëdija është joaktive dhe mediumi i kry_en edhe sugjestionet e palogjikshme, duke iu nën_shtr_uar vu_llnetit të hipnotizuesit. Në këtë gjendje të the_llë hi_p_n_o_tike mund të arrihet edhe shtangia e plotë e trupit (katalepsia), zhdukja e plotë e dhembjes (anes_tezia), hu_mbja e plotë e ndjeshmërisë (analgezia) etj.
Në këtë gjendje, mediumit i ndodhin edhe mash_tri_me pozitive ose negative, si dhe është i mundshëm re__gresioni.
Keqpërdorimi i hipnozës
Për shkak të mundësive dhe forcës së madhe të ve_primit, hipnoza, po qe se keqpërdoret, mund të bëhet armë e fu_qish_me me pasoja të shumëfishta.
Me përdorimin e suksesshëm të narkoanalizës për hipnotizim në mjekësinë legale, u shtua interesimi për hipnozën në rrethet policore dhe filloi zbatimi i saj si mjet shumë efikas për zbulimin e së vërtetës. Ajo u quajt “serumi i së vërtetës”. Duke hipnotizuar personat për të cilët dyshohej se kishin kryer akte kriminale ose amorale (me anë të sub_sta_n_c_ave kimike dhe pa dëshirën e tyre), inspektorët pa përdorimin e dhunës, merrnin informacione të sakta për krimet e kryera.
Shpëlarja e trurit është metoda më bindëse e keq_përdorimit të hipnozës. Kjo metodë, përveç ndryshimit të qëndrimeve, mendimeve, bindjeve të personit, mu_ndëson edhe kthimin e armikut në një bashkëpu_nëtor aktiv. Dr M.T. Ormantar, anëtar i Institutit të Filadel_fisë, u mor shumë me zbatimin e hipnozës për qëllime të armatës; ai hipnotizonte ushtarët dhe në gjendje të thellë hipnotike, të përcjellë me amnezi totale, u jepte detyra të rëndësishme.
Supozohet se të gjithë funksionarët e lartë ush_tara_kë të SHBA-së dhe të paktit NATO, që kanë njohuri për materialet tepër të rëndësishme politike dhe ushta_rake, kalojnë nëpër procesin e indoktrinimit për neut_ralizimin e efektit.
Timon Liri, i cili ishte një kohë të gjatë bashkë_pu_nëtor i CIA-s, thotë se vetëm në Amerikë CIA kontr_ollon rreth 30.000 veta me anë të drogave.
Metoda të këtilla, jashtëligjore dhe antinjerëzore, u përdorën shumë sidomos në shtetet ish-socialiste. UDB-ja përdorte mënyra të tilla ndaj të burgosurve të pa_th_y_sh_ëm të kombit shqiptar, duke i paaftësuar ata për jetë normale dhe duke u shkatërruar personalitetin dhe mo_ralin e tyre.
Në kuadër të hipnozës përdoret shumë shpesh su_gjestioni pashipnotik apo pashipnoza. Ky lloj sugjes_ti_o_ni është i rëndësishëm në hipnozë, sepse veprimet rea_lizohen pas da_ljes nga gjendja e hipnozës. Ato ndikime mund të veprojnë një kohë të pacaktuar dhe varen nga sugjestionimi në kohën kur njeriu ka qenë nën ndikimin e hipnozës. Duke pasur parasysh këtë fakt, lind pyetja: A mund të detyrohen njerëzit që të kryejnë veprime që janë në kundërshtim me besimin, moralin, etikën dhe traditën religjioze të tyre me anë të hipnozës? Ka shu_më fakte dhe një literaturë të gjerë që e vërteton këtë. Stefan Cvajg, në librin e tij Shëruesi mental, përmend «rastin e Leidelbergut». Ai tregon se një grua 34 vjeçe u shërua disa vjet me anë të hipnozës dhe pastaj atë e abuzuan seksualisht, duke e shitur edhe tek të tjerët.
Me gjithë faktin se është i ndaluar nga shumë aso_ciaci_one botërore, keqpërdorimi i hipnozës ka shtrirje të madhe dhe me pasoja tepër të rënda për njerëzimin.
--------------------------------------------------------------------------------
Literatura e konsultuar
1. Salih Ibrisheviç, Pravi put i stranputice, Sarajevë, 1990.
2. Ali Reza Rexhali, Xhini i Shejtani - istine i zablude, Mostar, 1999.
3. Xhihan Bukviq, Sugestija i hipnoza, Sarajevë, 1978.
4. Ismet Tabakoviq, Telepatija, Sarajevë, 1972.
5. Sabir Krasniqi, Parapsikologjia - shkencë që troket në dyert e të sotmes, Prizren, 1996.
6. Sabir Krasniqi, Hipnoza - shkencë apo fiksion, Prizren, 1998.
7. L. Ron Hubbard, Dianetika - shkenca moderne e shënde_tit mendor, Prishtinë, 1999.
8. Susan Sontag, Sëmundja si metaforë, Tiranë, 1999.
9. Revista «Astra», 1997-1998, Prizren
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|