Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Gërdec, letrat sekrete Mediu-Hoxha
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kundërshton fabrikën e Gërdecit si dhe metodën e ndjekur nga kompania amerikane të demontimit të municioneve
Gërdeci është përzgjedhur pa marrë në konsideratë vëretjet e Shtabit të Përgjitshëm
TIRANË- Do të duhej të ndodhte një tragjedi me përmasa kombëtare që në këtë vend të merreshin vesh aferat ekonomike dhe skandalet në institucionet shqiptare. Nga i gjithë dokumentacioni që disposon gazeta "Shekulli" dhe që i është vënë në dispozicion dhe këshillit të Sigurimitdel në pah jo vetëm papërgjegjshmëria institucionale por edhe anashkalimi i informacionit dhe institucioneve.
Për ndërtimin e fabrikësnëGërdec jo vetëm që nuk janë marrënë konsideratë vërejtjet eparaqitura nga Shtabi i Përgjithshëm poras edhe rezervat për kompaninë amerikane.Nga e gjithë praktika e ndjekur dhe sidomo nga skresat mes mediut e Luan Hoxhëspër ndërtimin e kësaj fabrike del në pah mospërputhja në distancë ndërmjet tyre për këtë projekt.
Përplasjet
Në gjithë dokumentacionin shkresor që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ministri Mediu dhe Shefi i Shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha, tre janë momentet e kundështive sa i përket dy kontratave të Meico-s me amerikanët e SAC për demontimin e municioneve në Gërdec të Vorës.
Vendi
Nëse për vendin e ndërtimit të fabrikës që u piketua fillimisht në Bërzhitë, shtabi i përgjithshëm kundërshtoi dhe vërejtja u mor parasysh, në urdhrin e Mediut të datës 25.04.2007 përcaktohej se vendndodhja e fabrikës së demontimit duhet të bëhej në ish-repartin e tankeve në Gërdec. Pra përcaktimi i Gërdecit është bërë vetëm nëpërmjet negociimit midis kompanisë MEICO dhe kompanisë SAC, por pa marrë në konsideratë vërejtjet e bëra nga Drejtoria e Logjitikës e shtabit të përgjithshëm në rastin e Bërzhitës. Për këtë rast, Shtabi i Përgjithshëm kishte thënë se Bërzhita ndodhet shumë pranë rrugës nacionale dhe nuk merret përsipër furnizimi me energji.
Metoda mekanike apo industriale
Edhe për metodën e përdorur për demontimin e municioneve gjërat nuk janë shumë të qarta. Në bazë të një projektvendimi të Ministrisë së Mbrojtjesqë mban datën 09.02 2007 thuhet se SAC do të përdortemetodën mekanike të demontimit tëmunicioneve ushtarake. Ndërsa për të vijuar kontratën 2 firma amerikane me anë tëMeico-s i shkruan Mediut në datën 25.10 2007 se firma disponon makineritë e domosdoshme për demontimin industrial të municioneve dhe eksperiencën e këtyre sektorëve. Nga të gjitha faktet e zbuluara deri tani firma amerikane nuk rezulton në asnjë rast se ka pasur eksperiencë për demontimin e municionve dhe aq më pak atyre të rënda siç ishte rasti i kontratës së dytë. Por rezervat e Shtabit të përgjithshëm në këtë pjesë kanë të bëjnë me shkresën e Luan Hoxhës i cili i përgjigjet Mediut se demontimi i municioneve në rrugë industriale është përcaktuar si rruga më e mirë dhe avantazhe ekonomike, e sigurtë dhe impakte minimale në ambient. Por siç u zbulua nga ajo që ndodhi në Gërdec, punishtja ishte e tëra artizanale dhe në asnjë rast proceset nuk kryheshin me makineri, por vetëm mekanikisht nga punëtorë me çekiçë.
Po kështu pika tjetër e kundërshtimit me MM dhe Shtabit të përgjithshëm ka të bëjë me momentin e miratimit të kontratësdy me amerikanët. Gjeneral Luan Hoxha i kërkon kohë ministrit të paktën deri në 10.08.2007 për të bërë evidentimin e të gjithë municioneve me gëzhojë tunxhi të kërkuar nga kompania SAC, por MEICO, duket se nuk prêt dot dhe sipas dokumentacionit ajo i kërkon Mediut miratimin për kalimin kapital të pronës nr 146 në Gërdec, Vorë. Kjo kërkesë është formalizuar me urdhrin 1800 datë 22.10.2007 të Ministrit të Mbrojtjes. Në zbatim të këtij urdhri Komanda e Forcave të bashkuara i ka bërë kalimin kapital ndërmarrjes MEICO pronën e mësipërme.
Ish- ministri Mediu urdhërondhe kontratën e dytë me firmën amerikane edhe pse ishte një biznes fantazmë me një buxhet sa një kioskë
Kontrata 2 e Gërdecit, Meico gënjen: SAC, firmë e fuqishme
TIRANË- Firma amerikane "Southën Ammunition Commpany" me një buxhet sa një kioskëështë prezantuar nga insitucionet shtetërore si njëkompani mekapacitet të rëndësishëm industrial. Kështu skandalet e Gërdecit nuk kanë të sosur. Madje janë vetë institucionet shqiptare ato që i kanë paraprirë kësaj tragjedie duke miratuarvendime pa miratimin e organeve kompetente. Në bazë të materialeve që disponon gazeta "Shekulli", që i janë vënë në dijeni edhe zyrës së kryeministrit, firma amerikaneSAC arrin të sigurojë një marrëveshje të dytë të leverdisshme falë mashtrimevetë aktivitetit të saj të bëra nga ndërmarrja MEICO, që e paraqiste këtë kompani si të aftë dhe me kapacitete të mjaftueshme për të bërë demontimin e municioneve, ndërkohë që "Shekulli" në disa numra ka faktuar profilin shumë të ulët të kësaj kompanie.
Mashtrimi
Më datë 6.9 2007 Ylli Pinari, ish -drejtori i ndërmarrjes MEICO,i kërkon ish- Ministrit të Mbrojtjesripërsëritjen e kontratës së demontimit të municioneve me firmën SAC.Dhe pse për veprimtarinë e kësaj kompanie ka patur objeksione, nga Ylli Pinarireklamohet si një ndërmarrje që dispononmakineritë e nevojshmepër demontimin industrialtë municioneve. Në ripërsëritjen e kontratësnuk bëhet asnjë proces verifikimipër kompaninë që kishte muaj që punonte në fshatin Gërdec.Në firmosjen e kontratës së dytë nuk merren parasysh jovetëm gjendja reale e kompanisë ku punohejsi në mesjetë po as moszbatimi i kontratës së parë. Edhe pse kompaniaSAC nuk kishte paguar asnjë qindarkënë llogari të shtetit shqiptar, ministri Mediu urdhëronlidhjen e kontratës së dytë për demontimin e armëve në Gërdec. Në bazë të kontratës së parë të lidhur në prill të vitit 2007, shoqëria amerikane për periudhën mars 2007-mars 2008 duhet të kalontellogarinë me nr 200 338 353 01 mbi 1 milionë e 600 mijë US pagesë jo që nuk rezulton të jetë kryer. Por, në nënshkrimin e kontratës së dytë mekompaninëSAC nuk merren parasysh asnjë nga këto fakte.Kompania amerikane ka këmbëngulur tre herë që të ripërtërijë kontratën me MEICO-n dhe ish-drejtori i saj Ylli Pinari, përdor të njëjtën gjuhë lavdëruese si amerikanët sa i përketkësaj firme private.
Madje po në të njëjtën memo të dërguar nga ndërmarrja MEICO,me shkrim dore Fatmir Mediu i përcjell urdhrinzyrës së Shtabit të Përgjithshëm ku nënvizohet"Për zbatimim" kërkesa e Ylli Pinarit.Në bazë të dokumentacionevebëhet me dije se kjo memo që mban kokën e ndërmarrjes MEICO dhe vetëm shkrimin e ish- ministrit të Mbrojtjes nuk është zbatuar nga Shtabi i Përgjithshëm për shkakse pak ditë më vonë kësaj ndërmarrjeje, po me vendim të Mediut i kalojnë të gjitha kapitalet. Veç kësaj, burime të besueshmenga Ministria e Mbrojtjes thonë se memo është konsideruar e jashtëligjshme për shkak se Ministri nuk ka kompetencë tëurdhërojë "Për veprim" Shtabin e përgjithshëm. Siç thuhet nëshkresënqë mban datën 6 shtator të vitit 2007.Nga igjithë dokumentacioni që disponojmë,firma qëmerrej me tregtimin e fishekëve për armët sportive dhe biçikletat, e paditur në SHBA për mos-shlyerje detyrimesh fiskale, ka ofruar vetëm emrin, për të marrë çerekun e aksioneve në biznesin kriminal të trafikut të municioneve që vranë shqiptarët në Gërdec.Madjeedhe pse ekzistojnë dokumente ku ështëvënë në pikëpyetje kapacitetiindustrial i firmësajo reklamohet si një firmë që ka kryer investime nëGërdec.
"Southern Ammunition Company", Patrick C Henry III, 52 vjeç, fshihet një kompani fantazmë, si ato që shesin "stampën" për pak dollarë në sajte online. Ekzistojnë shumë fakte që tregojnë se ajo jo vetëm nuk kishte këllqe për punë të tilla, siç është demontimi i municioneve, por ka përfituar edhe ajo në mënyrë kriminale, duke dhënë hua emrin "amerikan" që nënkontraktori shqiptar të realizonte trafikun e armëve. Sipas të dhënave për profilin e shoqërisë amerikane, ajo ishte themeluar në vitin 1975 dhe linja e biznesit ishte shitja e biçikletave dhe pajisjeve për armët sportive.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|