agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Re: Shqiperi,martesat e vajzave nen moshen 18 vjece.
Citim: Po citoj ato që tha lornida
Pershendetje ty qe po e lexon kete shkrim.
Pavaresisht se vitet kane kaluar dhe koha ne te cilen ne jetojme eshte ndryshe , ne nuk po u shmangemi mendesive te shume koheve me perpara.
Akoma sot ,ne shekullin e 21-te ,prinder te vertequajtur te pergjegjeshem japin aprovimin per martesen e bijave te tyre.Keto vajza ne te njejten kohe jane edhe minorene edhe bashkeshorte.
Ne fakt ajo qe une do te deshiroja eshte te dija mendimin tuaj ne lidhje me kete teme.Do jem duke mirepritur cdonjerin nga opinionet tuaja.Faleminderit.
Pershendetje Lornida.
Meqe eshte tema juaj e pare dhe mesazhi juaj i pare po ju uroj mire se erdhet ne kete forum
Le te kthehemi tek tema.
Mendoj, se per aq kohe sa nje pjese e Shiptareve te ngelen "injorant" e te ken frike, nga dashnoret e vajzave te tyre, per aq kohe sa nje mashkull Shqiptare te kerkoj akoma nje vajze te virgjer per t'u martuar, e per aq kohe, sa ne femrat, te mos kemi frike qe dashnori yne i pare nuk do jete bashkeshorti yne... Keto fenomene do ndodhin ne Shqiperi.
Nuk eshte vetem faji i nje nene ose babai, qe duan vetem te miren e femijes se tyre, por edhe i mentalitetit tone, dhe jo vetem ai i meshkujve shqiptar por edhe i femrave...
Me nje fjale, te luftosh kundra ketyre lloj martesave para kohe, kundra deshires se vajzave, per hire te kesaj ose asaj gjeje, duhet se pari te luftosh kundra injorances qe na karakterizon.
ps eshte shume me ndryshe kur nje pasjon lind midis dy te rinjeve qofshin ato adoleshte, ketu nuk jam kundra miratimit te prinderve...
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|