cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180
|
Gjendja në lindje e sipër është zbulesa e qenies që thotë " po ". S'ka asnjë arsye të thotë " po ", asjnë garanci , e megjithatë e bën këtë.Kush bie në dashuri, ka bërë më parë mjaft përpjekje,është orvatur të hapet ndaj tjetrit shumë e shumë herë, por ose nuk ka qenë gati ose nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Por edhe kur gjente një përgjigje, nuk e dinte nëse ishte një përgjigje e vërtetë, e plotë. S'e thoshte dot për veten e, natyrisht, aq më pak për tjetrin. Të biesh në dashuri do të thotë hapje ndaj një eksistence tjetër, të re, pa asnjë siguri se kjo mund të realizohet. Është si një poemë lirike e fuqishme, një thirrje që nuk e ka kurrë garancinë se do të ketë përgjigje. Madhështia e saj është jashtëzakonisht njerëzore sepse krijon çaste lumturie e pafundësie, ngjall dëshirën përvëluese, po nuk mund të japë siguri. Dhe kur merr pergjigjen e tjetrit, e të dashurit a të dashurës, duket si diçka e pamerituar njê dhuratë e mrekullueshme që as të shkonte mendja krrë se do të vinte. Një dhuratë që të vjen e tëra nga tjetri, nga i dashuri, sepse kështu ka vendosur ai ose ajo. Teologët përdorin një fjalë për të treguar këtë dhuratë: hir. Dhe kur tjetri, i dashuri, përgjigjet dhe ai"të dua", kur dhe ai jepet e lëshohet plotësisht ndaj dashurisë, atëherë është kjo është lumturia dhe koha pushon së ekzistuari. Casti bëhet përjetësi. Dhe s'ka për t'u harruar kurrë ky çast, nuk do të mund të harrohet kurrë. Para çdo dhimbjeje e vështirësie, do t'i mjaftojë vetëm ta kujtojë atë për të duruar gjithçka. Aty do të gjejë strehën dhe burimin e çdo dëshire. Nëse një ditë, perkundrazi, i dashuri (e dashura) do ta braktisë, atëherë ai kujtim, pikërisht sepse mbetet i pavdekshëm, do të bëhet shkak i fatkeqesise se tij,ngaqe cdo gje tjeter do ti duket nje hic ne krahasim me cfare ka humbur.Keshtu do te zgjase derisa nje tjeter gjendje ne lindje e siper do te mberrije e do ta rindertoje te kaluaren.
Ne e njohim kte rrezik te tmerrshem,por kur biem ne dashuri e pranojme kte rrezik.E pranojme pasi e kemi kundershtuar me te gjitha forcat tona, e pranojmë pasi e kemi hedhur poshtë shumë herë. Rënia në dashuri, thamë më lart , është diçka që na shfaqet e na imponohet.
Ne themi "jo" ne fillim, pasi e dimë çfarë do të thotë një "po", e dimë që kjo "po" do të hapë ndoshta portën e dëshperimit. Prandaj e mohojmë, themi se ishte vetëm një iluzion, e pastaj vetëdija bëhet sërish e kthjellët si një pasqyrë dhe nga njëra anë është e mira, kurse nga ana tjetër është hiçi i rutinës së përditshme. Dhe vetëdija zbulon që nuk mund të zgjedhë atë që nuk ka vlerë, atë që nuk është e mirë. Vetëdija zbulon se mund të dojë vetëm të mirën, se jeta empirike s'vlen asgjë në krahasim me atë qê i paraqitet si e mirë, përballë asaj që ka vlerë në vetvete. Dëshira për këtë të mirë absolute bën që brenda nesh të shuhet ndjenja e frikës për të ardhmen. Cdo takim me të dashurin mund të jetë takimi i fundit. Gjithçka që dëshirojmë është të rrimë me të, qoftë edhe për herën e fundit. Përmasa e dashurisë që gjen objektin e vet është e tashmja, ai çast që vlen sa tërë jeta e shkuar dhe sa gjitha gjërat e kësaj bote. Për këtë arsye në dashuri vihet re shpesh, krahas lumturisë, një notë trishtimi: sepse kur "pezullojmë kohën" e dimë se, duke vepruar në këtë mënyrë, flijojmë çdo siguri e çdo siguri e çdo rezervë tonën. Ky "pezullim i kohës" është lumturi, po dhe heqje dorë nga çdo pushtet, nga çdo krenari.
Ky kalim në një ekzistencë pa siguri për të ardhmen, ky " pezullim i kohës'', në art paraqitet si vdekje. Dashuria që përfundon me vdekje është i vetmi sendërgjim që mund të shpreh gjithe pasigurite,gjithe dyshimet.Vdekja eshte shenjuesi artistik i fundit te kohes qe perjeton shpirti i dashuruar.Ky trillim magjepes ka fuqine te na kujtoje te gjitha vuajtjet ne kerkim te dashurise,te rijetojme deshiren,deri ne ate pike sa vdes cdo deshhire tjeter;s'na mbetet tjeter vec ajo paqe e qetesi qe gjejme duke u shkrire me te...Te biesh ne dashuri do te thote te gjesh, te humbasesh dhe te gjesh perseri.Natyrisht,asgje s'mund te garantoje vazhdimesine e reciprocitetit,po ekziston gjithnje pervoja e 'hirit' qe na jep kte besim.Renia ne dashuri do te thote edhe te dorezohesh tek tjetri plot mirebesim.Kush ka rene vertet ne dashuri nuk eshte xheloz.Objekti i dashurise nuk del si objekt dyvleresh,ambivalent,eshte objekt pozitiv.pervoja e renies ne dashuri eshte nje pervoje autenticiteti,transparence,vertetesie...Ne gjendjen ne lindje e siper vepron nje rregull,i pakuptushem per jeten e perditshme:e shkuara nuk ka asnje rendesi...
Renia ne dashuri synon shkrirjen ,por shkrirjen e dy personave te ndryshem.Qe te kemi renie ne dashuri duhet te kete ndryshim,po renia ne dashuri nenkupton nje vullnet,nje force per te kapercyer kte ndryshim i cili ekziston.Personi qe dashurojme na intereson sepse eshte i ndryshem,sepse mbart tipare krejt te vecanta e te paperseritshme.Madje kto tipare te te qenit unik,ne rasitn e e renies ne dashuri theksohen dhe me fort.Ne deshirojme qe te na duan si qenie unike;te jashtezakonshme,te pazevendesushme,krejtsisht me vete.Kjo gje nuk mund arrihet ne organizme te ndryshme,ku te gjithe jemi te zevendesushem e mund te mos ndihet fare nevoja per ne.Nuk mund te realizohet as ne jeten e perditshme,sepse ktu jemi vertet unik,po jo te jashtezakonshem;dhe nese jemi unik,nuk jemi teresisht per veten tone, si qellim.Po ne deshirojme te ndihemi si qellimi perfundimtar.Madje nuk na mjafton te jemi te adhuruar nga dikush pa vlere,nga dikush qe eshte i zevendesushem.Duam te jetojme unike,te jashtezakonshem,te domosdoshem per ate qe eshte unik,i jashtezakonshem e i domosdoshem...
Vijon...
__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|