Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të ndryshme > Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia > Fabula !!!! Me te qeshme me te ngjeshme lool
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Tryeza e rrumbullaket.

(Kuvendi ì furçave)
Që të ndreqej puna,
T’shkonte çdo gjë saktë,
Frrap na thirrën furçat
Tryez’ të rrumbullaktë.

Rreth e rreth tryezës –
të gjitha barabar.
Një furçë qimezezë
zgjodhën për të parë.

Kush u mblodhën, vallë,
në atë tryezë?
Ca me “kryq” në ballë
dhe ca të hilesë…

Disa fshijnë teshat
e disa këpucët.
Ca tëpkën si fshesa,
ca si liliputët.

Njëra për të rruar
faqet përkëdhel.
Dhe për t’pikturuar –
ca furça – penel.

Për të kruar ca
pllakat, dyshemetë
Ndonjë bishtin naa:
vetëm për tapetë.

Dhe ca gjembiriqër
Edhe qimebuta…
Pra, Kuvendi nisi.
Sikur plasi lufta…

Njëra mburrte veten:
- Unë jam e sojme.
Tjetra me të qeshte:
- Uj, moj, nga na dole!?”

Pa filloi kërleshja.
Keq u pleksën qimet..
U harrua mbledhja.
Plasën kërcëllimet.

U hodh kryetari:
- A do bëjmë ligje?
S’erdhëm për të ndarë
frone e çifligje.

Me ç’po broçkullisni
ka veç katrahurë.
Veten telendisni.
Shtet nuk bëhet kurrë.

Një furçë e padukshme
Kish bërë kërkesë:
Mes furçave të dukshme
të kish dhe ajo pjesë…

Gjithë drejtësia
u fut ne telash.
Mos, vallë, prapësia
pëlciste më pas?

Shpejt e mori “viston”
e padukshmja furçë.
Siç e kishte guston,
në Kuvend u fut.

- Cila je, s’të shohim? –
pyetën në një zë
Tri furça që donin
t’ishin mbi çdo gjë.

Një zë u dëgjua.
Ì ëmbël, ì butë.
Salla u hutua,
Zhurma u këput.

- Se kush qenkam unë.
të gjithë e dini…
Ju më keni pullë
kudo që të jni…

S’flas për procedurë;
Me ju kam replikë.
Kë furços më shumë,
merr frenat pa frikë.

U tundën, u shkundën
gjithë furçëria…
Disa qimet shkulën.
Krisi zallahia.

Ca e kishin qejf.
U shkonte për shtat.
Të tjerat tërë mllef
U mbushën inat…

U ngjit në podium
një furç’ arkeologësh:
- Mos u mbani shum’
si ì mbyturi pas flokësh!”

Këtë zë tam-tam
Unë e njoh me rrënjë.
Të lyen e të lan;
Kë s’do, e bën kërmë…

Kryetari shkundet.
Thekson fjalëpakë:
- Furça e padukshme
emrin e ka LAJKË.
Siç tha parafolsja,
S’i duhet besuar.
Ndryshe na ha mortja;
Ligj pa miratuar…

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2010 15:34
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shume e bukur.

Te mendosh qe fjalen "lajke" e kam ndeshur shpesh kohet e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2010 17:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Kopshtari dhe qeni

Qeni i nje kopshtari ra ne pus. Kopshtari, duke dashur qe ta nxirte prej andej, u fut edhe ai ne pus. Po qeni nuk e kuptoi perse i shkoi prane, e meqe e mendoi se i shkoi per ta mbytur, e kafshoi. Ai, i vene ne pozite te veshtire, i tha:

- Mire m'u be, sepse u mundova te shpetoja dike qe u rrezua vete.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2010 18:00
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Shqiponja, sorra dhe bariu

Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.

Morali dhe domethenia e fabules eshte ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2010 19:28
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

Ezopi eeee

morali shqip .... mos fluturo me presh ne culo ... ose shtri kembet sa ke jorganin etj etj

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2010 21:34
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Ezopi eeee

morali shqip .... mos fluturo me presh ne culo ... ose shtri kembet sa ke jorganin etj etj

ti moj goce kujdes me preshte se ketej mezi i kemi sjemi si ne shqiperi ...o 2 eruro e 30 cent e ste ngel gjo me e fut ... se ja lexoj cunit une hiqi fjalet e pista he te keqen ...kjo ciljeta na paska pasur 3 fabula ne nje dite...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shkurt 2010 00:04
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

Bretkosa qe desh te behej...Ka

Bretkosa sa nje ve

pa nje Ka sa nje deve

e nakari nuk e la

desh te behej sa nje Ka

ndaj u vu ne nje hije

me te ngrene e me te pire

e u thoshte shoqeve perdita

shihni shihni sa u rrita

a nuk jam sa demi

po na thoshe..jo te themi

bretkosa nga marazi

hengri e hengri gjersa

........plasi.......

Shume njerez ne kete bote

thone se jane te zote

si bretkosa behen

mburren e lavderohen.....

Me falni se nuk i mbaja mend si duhet te gjitha vargjet e La Fonten_it

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shkurt 2010 04:01
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lubi Kliko këtu për të kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lubi't! Kërko mesazhe të tjera nga: lubi Shto lubi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lubi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Po vazhdoj e une me La Fontenin dhe pse Ezopi-n e kam me te preferuar

Qeni dhe hija ( po sjell 1 version te shqiperuar nga Cajupi)

Qeni me ca mish ne goje
Neper lume do te shkoje.

Ujet eshte si pasqyra dhe
qenit ju duk fytyra,

Ju duk dhe mishtë më shumë!
Hyri ta zërë në lumë.

Fat-ziu mbeti pa mish
Se humbi dhe atë qe kish
Sa e la e mori vala.
degjoni se c'thotë përralla:

Njeriu qe ka tafma*
humbet dhe gjene qe ka.
___________________________

* Tafma (tafmaja e madhe te le pa gje - shprehja popullore) do te thote i pangopur ne shqipen letrare.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shkurt 2010 04:16
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Ç'kemi, a jeni mire te gjithe juve andej kufirit...shpresoj se nuk u ka marr malli per mua, haha, i lexova por per çudi si nuk me bie ndermend asnje fabul, vetem numra te matematikes hahaha,,,

Me ka marr shume malli....

__________________
zotriu i çdo pune është dije ndërsa zotriu i dijes është sinqeriteti, ambicia dhe vendosmëria në kapjen e saj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shkurt 2010 04:31
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ksovari Kliko këtu për të kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ksovari Shto ksovari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ksovari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha ksovari
Ç'kemi, a jeni mire te gjithe juve andej kufirit...shpresoj se nuk u ka marr malli per mua, haha, i lexova por per çudi si nuk me bie ndermend asnje fabul, vetem numra te matematikes hahaha,,,

Me ka marr shume malli....

C'kemi ksovari?!

Ne ja rritemi perdite :p

Me kte rast po vendos nja dy fabula gazmore

Gjate nje bisede ne shtepi
u hodh burri:- Dëgjo, grua!
Bejme pak llogari,
Kush me shume ia ka hedh' tjetrit,
Une ty, a ti mua?
Qe ta shkoqim me mire...leviz,
sill ketu... nje dore oriz!

Filloi i pari...nje nga nje
Hoqi menjane tridhjetenje.

Pastaj...gruaja qete-qete
Heq menjane njezetetete.

-Ta kam kallur...-u hodh burri
Duke ngare me tutje llafin...

-Prit pak, prit!- i tha gruaja.
-Shto per mua dhe pilafin

tjetra:

Meraku i plakes...

Mengjesi ndaj te gdhire
- Afrohu plako... me vjen per mire!
Ty te dhente shendet Allahu,
Shtrengome,plako,t'u thafte krau!

Ç'po me thua,moj derr pe derri!
Nuk i hyj dot atij sherri.
S'ben dot gje plaku i gjore,
S' i ka mbetur dhemb ne goje.

Kur keshtu ti ,moj lugatke,
me kete neps per fiqte thate?
Hiqmu qafe, moj lanete
s'jam per ty dhe as per vete.
Me ka kapur nje e ftohte,
s'kam ç'me ben as uji i ngrohte.

O plako, te kam me halle,
po ti ke harruar fare!
Mos ne dimer,por ne vere
beju gjalle ti nje here!

Dhe me dore e gudulisi,
plaku qeshi sa dalldisi.
Loj e qesh plaka dhe plaku,
sa u ngroh dhe u nxeh gjaku
Kur ne forme e solli plakun,
plaka e nxori merakun

Kot s'ka mbetur,or shoke dhe miq:
"Plakes i ka vajtur mendja per fiq"

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shkurt 2010 14:41
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:11 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të ndryshme > Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia > Fabula !!!! Me te qeshme me te ngjeshme lool

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.