Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Paragrafi 4: Fushata e Berishës, 15 milion euro i paguan populli

Siç kuptohet qartë nga kabllogrami, hapja e rrugës në qershor të 2009, që i garantoi publicitet elektoral Berishës, i ka rritur kostot me
15 milion euro. Këto shpenzime fushate nuk i ka mbuluar PD me biznesmenët e saj, por taksapaguesi shqiptar. Të gjithë shqiptarët, mbështetës të Berishës ose jo, kanë kontribuar në fushatën e këtij të fundit, kuptohet pa konsensusin e tyre. Publikimi i një fakti të tillë në cilindo vend europian do të kishte bërë që kryeministri të dorëhiqej e t’i dorëzohet hetimeve, pa imunitet
.


4-“Bechtel” e kupton presionin për të inauguruar rrugën, përballë të cilit gjendet Berisha. Strok bazohej te pretendimi i Edi Ramës se Berisha kishte gënjyer kur tha se rruga do të funksiononte para zgjedhjeve, si dhe te fakti që rruga do të inaugurohej nga një kryeministër socialist. Gjithsesi Strok mendon se vënia në punë e rrugës në qershor do t’i shtojë të paktën 15 milion euro kostos, krahasuar me hapjen në tetor. Gjithashtu, shtypi mund të kritikojë trafikun e rëndë që do të krijohej nga dyndja e turistëve kosovarë në verë, që do të shkaktonte vonesa e radhë të gjata në pjesët e papërfunduara të rrugës.


-vazhdon-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 21:38
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Paragrafi 5: Olldashi, disident potencial

5-Sipas Strok, drejtori i Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Transporteve, dhe ndoshta vetë ministri Olldashi, janë të mendimit që hapja e rrugës duhet shtyrë për në tetor, për arsye sigurie, mirëpo ai mendon se askush nuk ka dëshirë t’ia komunikojë këtë gjë kryeministrit. Strok gjithashtu mendon se drejtori i Drejtorisë së Rrugëve mund të ketë probleme ligjore nëse firmos një shtesë në kontratë për kosto të tjera, dhe në fakt ai u akuzua më vonë për faktin se i kishte shtuar kostot për të mbuluar shpenzimet e fushatës së Berishës.



Paragrafi 6: Arsyet se pse kostot e rrugës u rritën aq shumë


6-Strok vlerëson se punimet do të përfundojnë diku nga pranvera apo vera e vitit që vjen. Edhe pse projekti ka qenë shumë fitimprurës për “Bechtel”, ai tregon se disa nga arsyet për rritjen e tillë të kostove ka qenë fakti që fillimisht u vlerësua se do të gërmoheshin vetëm 7 milion metra kub, por në kohën që u bë kontrata ky vlerësim arriti 14 milionë metër kub, ndërsa aktualisht janë gërmuar 32 milionë metër kub.


Paragrafi 7: Kosto për makiazh, por jo për siguri

Berisha ka kërkuar që të vijëzohet gjithë gjatësia e tunelit, edhe pse në fakt e nevojshme ishte të vijëzoheshin vetëm 500 metrat e para dhe të fundit të hyrjes
në tunel. Për këtë “makiazh” të panevojshëm, taksapaguesi shqiptar ka paguar miliona euro shtesë. Ndërkohë qeveria e ka shtrënguar dorën kur vjen puna te siguria, duke mos ndërtuar rrethim gjatë rrugës. Këtë gjë e kanë vënë re gjithë ata udhëtarë që shpeshherë
detyrohen të frenojnë prej ndonjë lope a ndonjë fshatari që qetë qetë ecën në mes të autostradës të cilën asgjë nuk e ndan prej fushave e maleve përbri.

-----------------------------------------

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 21:44
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Olldashi: Kabllogramin për ‘Durrës-Kukës’ e ka bërë Julian Assange, jo Withers





Qeveria reagon për herë të parë publikisht në lidhje me kabllogramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë që u publikuan nga faqja e internetit Wikileaks.


Sokol Olldashi, ministër i Transporteve vë në dyshim vërtetësinë e tyre, sidomos për pjesën që lidhet me rrugën Durrës-Kukës, duke pretenduar se nga miliona informacione qe kane tronditur diplomacine boterore, ato qe jane shkruar per Olldashin e Shqiperise, jane hartuar nga vete Wikileaks, jo nga diplomatet amerikane


“E para unë nuk kam asnjë konfirmim që ky është një informacion që ka dalë nga Ambasada Amerikane dhe informacioni vjen nga faqja e Wikileaks. E dyta është një informacion tërësisht i provueshëm. Ju keni arkivat tuaja dhe mund t’i hapni dhe verifikoni. Tuneli është shembur në datën 5 nëntor të vitit 2008, ndërkohë që është rihapur. Ceremonia e inaugurimit është bërë në qershor të 2009-s dhe nga ky muaj nëse ka një ditë që tuneli nuk ka qenë funksional, atëherë keni të drejtë”, tha Olldashi.


Ai mohon që Bechtel të ketë kërkuar mos hapjen e tunelit në qershor, edhe pse në shkresat e Ambasadës Amerikane thuhet se vetë drejtori i Bechtel, Michael Adams është përpjekur të bindë kryeministrin Berisha të mos e hapë tunelin në qershor.

“Nuk ka asnjë deklaratë të drejtorit të Bechtel, ju mund t’i drejtoheni vetë Bechtel zyrtarisht dhe të merrni një përgjigje. Nuk ka asnjë deklarim të drejtorit të Bechtel, janë të gjitha spekullime. Ne kemi qenë në bashkëpunim të përditshëm me kompaninë, veçanërisht për tunelin, sepse ai ishte pjesa më e vështirë e rrugës. E gjitha ajo është një çartje e madhe e cila as nuk e di se nga vjen dhe as për ku është nisur”, theksoi Olldashi.

Por a janë informacionet ne lidhje me Durrës-Kukës që Ambasada Amerikane i ka nisur Departamentit të Shtetit të pasakta, sipas kreut të Transporteve?

“Nuk mund të them nëse ka gënjyer ambasadori Withers për sa kohë që nuk di nëse kjo është një shkresë ose jo e zotit Withers. Kjo është një shkresë që del nga Wikileaks. E provoni dot që është shkresë e zotit Withers? Nëse e provoni atëherë hajdeni më pyesni dhe unë do ju përgjigjem”, theksoi Olldashi.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 21:55
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Të gjithë po i hapin rrugë regjimit…

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Gjeneral Luan Hoxha, citohet të ketë denoncuar djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, si njeriu që ka bërë presion të mos ndalej procesi i demontimit në Gërdec. Gjeneral Hoxha i ka dëshmuar ambasadorit amerikan në Tiranë, skenën e presionit telefonik të Shkëlzen Berishës dhe më pas ka thënë se nuk mund ta denoncoj dot në Prokurori, pasi nuk ka besim tek hetimi dhe është i pasigurt për jetën e tij.

Nuk duam të merremi më me faktin që fabrika e Gërdecit është pronë reale e Shkëlzen Berishës. Siç e thotë dhe Gjeneral Luan Hoxha, këtë e dinë dhe shumë vet të tjerë, përveç tij. Ajo që trondit në gjithë këtë histori, është roli kyç i personave që i kanë hapur rrugën mafies shqiptare në pushtet. Një fajtor i madh i pafajshëm në këtë histori, është ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Përfytyroni një gjeneral tjetër në një vend tjetër të botës, qoftë dhe në vende të botës së tretë, që të kërcënohet në telefon nga i biri i kryeministrit që merret me trafik armësh dhe të ketë frikë për jetën e tij, deri në atë shkallë sa të mos shkoj të bëjë as denoncim në Prokurori për këtë çështje?! Askund, përveç shteteve ku diktaturat e familjes qeverisin.

Në çdo vend normal të botës, i biri i kryeministrit mund të kërcënohet nga shefi i shtabit nëse ka probleme me ligjin, por kurrsesi e kundërta. Por, kjo tashmë ka ndodhur dhe si Luan Hoxha janë dhjetra zyrtarë të lart të shtetit shqiptar, të cilëve Shkëlzen Berisha u ka dërguar sms, fakse, telefonata dhe njerëz, për t’i hapur rrugë biznesit të tij vdekjeprurës. Fakti që të gjithë këta njerëz heshtin dhe mbi të gjitha, fakti qe prokuroria është e lehtësuar që këta heshtin, tregon shkallën e degradimit të shtetit shqiptar dhe drejtësisë në këtë vend.

Ne jetojmë në një vend, ku Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka frikë për jetën e tij, për shkak të aferave të të birit të kryeministrit. Dhe, mendoni sa të sigurt e kemi pasur mbrojtjen e Shqipërisë, me këtë gjeneral në krye të vendit. Përfytyroni që ne të ishim shtet në luftë me Serbinë apo Greqinë dhe nëse niste lufta, Gjenerali ynë kryesor, përmbi fatin e Shqipërisë, të kishte frikë për jetën e tij!!!. Fakti që në një shtet si Shqipëria, një gjenerali të tillë i bie në pjesë të jetë në krye të ushtrisë shqiptare dhe të iki prej andej si fajtor, pa guxuar të tregojë fajtorin real, tregon se si i seleksionon pushteti njerëzit që duhet t’i hapin rrugë mafies në këtë vend.

Përfytyroni pas Gjeneralit, që e kishim zgjedhur për të ruajtur Shqipërinë, se si është sjellë Prokuroria me këtë çështje. Ata kanë në dorë faksin që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Shkëlzen Berishës për ta informuar për procesin e miratimit të kuadrit ligjor për Gërdecin, kanë në dorë dëshmitë e sekretareve të Aldo Bumçit që faksi ju dërgua Shkëlzen Sali Berishës, kanë hyrje daljet e Shkëlzen Berishës tek Fatmir Mehdiu të regjistruar në video dhe në bllokun e sekretares, kanë dëshmitë e njeriut hije të Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllarit, që bën deklarata të gënjeshtërta lidhur me lidhjet e tij me Gërdecin, kur provat tregojnë të kundërtën, kanë dëshmi të punonjësve të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, Mbrotjes dhe Ekonomisë, për bezdisjen e Shkëlzen Berishës derisa u miratua kuadri ligjor, dhe nuk e kanë marrë asnjë ditë në pyetje Shkëlzen Berishën.

Arsyeja është se ndjehen të pasigurt!!! Dhe, me këtë arsyetim, ne shqiptarët duhet të kemi një Shef Shtabi djalë të mirë, por frikacak, një kryeprokurore vajzë të mirë, por që ka fëmijë dhe familje dhe ka frikë etj. Dhe për këtë shkak t’i hapim rrugë një regjimi familjar në pushtet, që sundon duke kërcënuar dhe shantazhuar institucionet, të cilat tanimë kanë rënë.

Dhe, si për ta kompletuar këtë panoramë të dorëzimit të pushtetit para mafies, në një analizë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë mbi politikanët e korruptuar dhe të lidhur me mafien, mes të tjerësh ishin dy figurat që janë “yll në ngjitje” në PD, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha.

Në portretin që u bënte ambasada në Tiranë, të dy politikanët e rinj të PD-së vlerësoheshin si të lidhur me grupe kriminale dhe droge, të cilët i kane përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 në Fier dhe Elbasan. Për Olldashin citohej një emër konkret i një personi të inkriminuar, që në bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn, kanë liruar vrasës për t’i përdorur në fushatë. E njëjta gjë citohej dhe për Lulzim Bashën ne Elbasan.

Problemi që lind pas kësaj, është se si ajo parti, e cila thuajse nuk ka më asnjë institucion veç Sali Berishës, djalit dhe vajzës së tij, që emërojnë gjithkënd, u ka hapur rrugë pikërisht këtyre dy politikanëve të vetëm të etiketuar si të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Kjo është shenjë që tashmë shoqëria ku jetojmë, partitë, institucionet, njerëzit e thjeshtë, e dinë se çduhet të bëjnë. Ata duhet t’i hapin rrugë mafies. Në një vend ku gjenerali kryesor ka frikë të birin e kryeministrit, një kriç i papërgjegjshëm, që sillet rrugëve me çantë me para, në një vend ku prokuroria gëzohet që njerëzit nuk denoncojnë aty familjen e kryeministrit, në një parti në pushtet që u hap rrugë atyre që janë të lidhur me krimin dhe kriminelët në këtë vend, mos prisni që shoqëria të veprojë ndryshe.

Standardi që ka vendosur regjimi familjar i Sali Berishës, tashmë është pranuar nga disa si fat dhe nga shumica si fatkeqësi, por aman gjithsesi është pranuar.

Tashmë as fëmijët e Sali Berishës nuk kanë nevojë të kërcënojnë më, as Shkëlzeni nuk ka nevojë të telefonojë dhe të bëj fakse, as Argita nuk ka nevojë t’i bëjë telefonatë tatimeve të fshehin të ardhurat e Fazlliçit, as Liri Berisha nuk ka nevojë të marrë çdo ditë në telefon Motrën e Gimes në Ministri të Shëndetësisë, për ta porositur ku do gjejnë paratë e radhës për fondacionin e saj, as Agim Shehu nuk ka nevojë t’i bëjnë telefonatë për të gjobitur bizneset e njerëzve të opozitës, as Sali Berisha nuk ka nevojë të shajë dhe mallkojë më shefin e ri të Shtabit të ushtrisë, kryeprokuroren, apo kryetarët e gjykatave . Të gjithë e dinë se duhet t’i bëjnë.

Të gjithë janë në garë kush ta kuptojë më mirë dhe më shpejt çfarë do Berisha, çfarë do Liria, çfarë do Argita, çfarë do Shkëlzeni dhe të nxitojnë ta bëjnë. Të gjithë i hapin rrugë rregjimit , i cili në fakt është një pakt i ndyrë i mafies primitive të këtij vendi, me ca burracakë që janë ushtarë të saj në pushtet.

-Redaksia e Shekulli-

--------------------------------------------------------------


Lexojeni, lexojeni se ju ben mire.

Kjo eshte Shqiperia!

Ju do thoni "I dime keto te gjitha".

I dini re i dini por ju pelqen, ju pelqen kjo katrahure sepse aty gjeni (keni gjet) vetveten!!!

Mbrojeni, mbrojeni si me diskutime dhe me veprime mafjen dhe Korrupsionin, mbroni perfitimet e juaja per momentin por, dikur, do te villen te gjitha!



p.s. E di qe disa do lexojne, n.q.se do marrin mundimin, vetem dy rrjeshta se me shume nuk munden te lexojne sepse iu duket sikur i drejtohen atyre keto rrjeshta.
Po, ne fakt, i drejtohet te gjithe atyre te babeziturve te llumit shqiptare.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 22:28
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

6 politikanët VIP të lidhur me krimin

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re vipat-e-lidhur-me-krimin-289x300.jpg
Ky file është shkarkuar 27 herë.

!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2011 11:34
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Berisha: WikiLeaks, Arsen Lupen i kohërave moderne

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e kabllogrameve që implikojnë atë, familjen e tij dhe disa funksionarë të tjerë të lartë në afera të mëdha korruptive.

Në deklaratën e tij Berisha pranoi se ato që janë publikuar në kabllogramet e WikiLeaks janë shkruar edhe në mediat shqiptare duke pretenduar se ka pasur manipulim të informacionit nga ana e Wikileaksit ndërsa tjetër ai tha se e dënonte veprimin e vjedhjes së informacionit të bërë nga ajo. Dy gjëra këto të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Së pari, ajo që ju këshilloj është t’i lexoni sa më shumë. Së dyti, meqenëse më pyetët, kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar të akuzave dhe ndërakuzave të ndërsjella që forcat politike adresojnë ndaj njëra-tjetrës. Unë qëndrimet e mia ndaj Wikileaks i kam shprehur. Ai është një Arsen Lupen i kohërave moderne, ka bërë një vjedhje dhe këtu nuk ndryshon qëndrimi im ndaj zotërisë, i cili nëpërmjet një operacioni të paligjshëm ka ndërhyrë në kodet e transmetimit të vendit më të madh e të fuqishëm të botës. Kjo përsa i përket atij, përsa i përket pjesës tjetër, ju them lexoni sa më shumë. Ato, siç e keni parë, janë të gjitha një pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar, madje jo tërësisht e plotë njëqind përqind, por aty afër”, tha Berisha.

--------------------------------------------



mor i kohrave Moderne!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2011 21:46
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Sot kam gati gjithe diten qe shfletoj netin dhe lexoj kabllogramet e wikileaks.
Se pari dua te ndaj me ju nje mendim timin.
Si ka mundesi qe per vitn 1997 ka vetem dy kabllograme?
1998=0
1999=0
2000,2001,2002,2003,2004,2005=0.0.0.0.0.0 =?
Kam edhe ca pyetje te tjera, por me vone!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2011 21:56
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kush janë deputetët me biznese nga PD e PS dhe si u futën në lista


Titulli: Zgjedhjet mbaruan; cilët janë deputetët e parlamentit të ri?

Klasifikuar nga: Ambasadori Xhon Uidhers

Përmbledhje: Më 1 gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Partia Demokratike (PD) ka 70 deputetë, Partia Socialiste (PS) 66, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) katër. PD-ja dhe LSI do të formojnë një qeverisje në koalicion. Tani që zgjedhjet mbaruan zyrtarisht (më në fund), ambasada ka vëzhguar nga afër deputetët e rinj. Ky parlament përbëhet nga një grup biznesmenësh të ndryshëm, farefis dhe miq pushtetarësh, operatorë të vjetër politikë dhe shumë pak fytyra të reja, që do të paraqesin vështirësi për agjendën legjislative të kryeministrit Berisha.

Tani që procesi zgjedhor më në fund përfundoi, pas një muaji të tërë akuzash e kundërakuzash, muaj gjatë të cilit Partia Socialiste i deklaroi se zgjedhjet janë të “paligjshme”, ambasada e SHBA ka vëzhguar nga pranë deputetët e rinj, për të parë se cilët janë ata që janë zgjedhur për të bërë ligjet e Shqipërisë. Numerikisht parlamenti do të ketë 70 deputetë të PD, 66 PS, dhe katër LSI. 23 deputete do të jenë femra, nga tetë që ishin në mandatin e shkuar. 81 deputetë janë të rinj, 59 janë rizgjedhur. Zgjedhjet e 28 qershorit u zhvilluan nën një kod të ri, i cili bëri që qytetarët të votojnë për partitë, jo direkt për kandidatët, e kjo ka sjellë një dinamikë më të qetë, sidomos në ditën e zgjedhjeve. Të dy liderët, Sali Berisha dhe kreu i PS, Edi Rama kanë përzgjedhur me kujdes çdo emër që është përfshirë në në listat e kandidatëve për deputetë. Po të analizosh emrat e deputetëve, bien në sy katër grupe: operatorët politikë, biznesmenët, fytyrat e reja, dhe të afërmit apo miqtë e pushtetarëve.



OPERATORËT

Operatorët janë veteranët politikë, personat që kanë qenë në këtë lojë prej shumë kohe. Në PD do të mund të përmendim emra si Jozefina Topalli, apo deputetë që kanë qëndruar me besnikëri pranë Berishës edhe gjatë momenteve shumë të vështira, si Gërdeci, rruga Durrës-Kukës dhe probleme të tjera të rënda. Ndërsa në PS kategoria e operatorëve mund të ndahet në nënkategori, në atë të biznesmenëve të mëdhenj të ndërtimit dhe në atë të politikanëve më të vjetër, që kanë biznese më të vogla. Grupi i parë, ai i manjatëe të ndërtimit ka ndikim të madh në PS, në të përfshihen emra si Arta Dade dhe Ermelinda Meksi. Në grupin e dytë gjenden njerëz si Pandeli Majko, Arben Malaj, Ben Blushi, dhe Kastriot Islami, të cilët arrijnë të mbajnë staturën e tyre politike, ndërkohë që menaxhojnë dhe biznese private më pak të rëndësishme. Këta të fundit kanë qenë më kritikë ndaj Ramës pas zgjedhjeve, ndoshta për shkak se bizneset e tyre nuk janë aq të varura nga Rama, siç ndodh me të tjerët.

BIZNESMENËT

Kjo kategori paraqet larminë më të madhe në përbërjen e saj. Biznesmenët e PS identifikohen më thjesht, dhe mund t’i ndajmë në dy grupe: ndërtuesit dhe “bizneset e tjera”. Klubi i ndërtuesve vijon të rritet, dhe përfshin jo vetëm disa nga “Operatorët” e grupit të mësipërm, por edhe emra të rinj që Rama i mbështeti me të ardhur në PS. Një shembull i përshtatshëm për këtë grup është Kryetarja e Grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj. Disa pjesëtarë të tjerë të këtij grupi janë në “kampin Rama” vetëm për para, dhe mund të jenë më se të gatshëm për të kaluar në anën tjetër, nëse kanë përfitimet e tyre. Për shembull, një deputet PS në Durrës tashmë ka bërë publik synimin e tij për t’u bashkuar me koalicionin PD-së. Tek biznesmenët e tjerë në PS do të mund të futnim një grup deputetësh si Fidel Ylli, një ish-bodyguard që u pasurua prej biznesit të kazinove, dhe që nuk ka ndonjë lidhje ideologjike me PS. Lefter Koka i LSI, është gjithashtu një shembull i biznesmenit që bëhet deputet. Së fundi, disa deputetë të tjerë janë thjesht banditë. Këta deputetë e kanë vënë pasurinë e tyre përmes përdorimit të lloj-lloj mënyrash, dhe kanë tendencë për të ndërruar forcën politike nëse ua kërkon interesi i biznesit. Ata shpesh janë shumë të pasur, kanë arsim minimal, dhe dinë të jenë edhe të dhunshëm. Shembull klasik është Tom Doshi, një deputet që zotëron një pasuri të vlerësuar në 10 milionë euro. Ai zotëron biznese të ndërtimit, farmaceutike, dhe industri ushqimore. Ndërkohë është i dyshuar edhe për veprimtari të paligjshme.

MIQTË DHE FAREFISI

Së fundi, ka shumë deputetë që janë vënë në lista thjesht për shkak të besnikërisë partiake apo personale ndaj kryetarit, apo pse kanë lidhje fisnore. Për shembull, disa janë farefis i personave të rëndësishëm në partitë respektive, , të tjerë janë shokë të djalit a vajzës së Berishës, apo miq të Edi Ramës. Disa të tjerë janë futur në listat e PS pasi janë zënë me kryeministrin që i ka larguar nga PD.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2011 22:08
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Sot kam gati gjithe diten qe shfletoj netin dhe lexoj kabllogramet e wikileaks.
Se pari dua te ndaj me ju nje mendim timin.

1998=0
1999=0

Kam edhe ca pyetje te tjera, por me vone!



Piktor, se di por mendoj; Cfare kabllogramesh kerkon "Ti" kur ne ato vite nuk kishte shtet? Ne ato vite dhe ambasadat ishin gati te mbyllura!
Kabllograme rregth bandave qe sundonin shqiperine!?

Ti, shume mire i ke barazu me "0" dhe, urimi duhet te jete qe megjithemend ato vite te jene vite "0" per shqiperine, te mos kthehen me!





Vazhdo me pyetjet tani

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2011 22:18
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Piktor, se di por mendoj; Cfare kabllogramesh kerkon "Ti" kur ne ato vite nuk kishte shtet? Ne ato vite dhe ambasadat ishin gati te mbyllura!
Kabllograme rregth bandave qe sundonin shqiperine!?

Ti, shume mire i ke barazu me "0" dhe, urimi duhet te jete qe megjithemend ato vite te jene vite "0" per shqiperine, te mos kthehen me!





Vazhdo me pyetjet tani

Po si nuk kishte shtet?
Kishte dhe ambasada biles, qe thua ti mos harro te pakten vitin 1999.
Gjithsesi ka diçka qe nuk shkon!
Po ti referohesh amabsadave te vendeve perreth gjen edhe gjera interesante mbi aktivitetin e ministrave apo edhe te kryeministrave shqiptare te kohes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2011 22:28
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.