Vitore
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: Trieste
Mesazhe: 48
|
Ne Venezia!
Fund javen e kaloj shpesh ne Venezia.
Venezia enderra e gjithe turosteve te botes!Jam me fat qe kam mundesi ta vizitoj shpesh
Dy miqt e mij gazetare , duke e ditur pasionin tim" Venecie", me ftuan te shkoj bashke me ta sot, ku ata kishin disa pune.
Lam nje ore takimi per kthimin dhe une vazhdova shetitjen time.
Venecia me priti keq . Binte shi i imte dhe pikat e holla te prsnin si brisk .Era frynte me gulcime , po pas nje kohe dhe shiu dhe era e prene frymen .Ndoshta nuk donin ta vrisnin ne syte e mi. bukurine e jashtezakoneshme mbi ujore.
Jam mesuar me te papriturat e motit venet , qe dalldiset midis Alpeve, ultesires dhe detit. Megjithese per Venecian , Alpet jane larg, zemerimi dhe dashuria e tyre , shfaqen menjehere dhe me teka djaloshare,
thone se Venecia eshte nje plake mondane , qe dhe pse me nje kembe ne varr , perseri ecen me krenari te pa shoq , mbahet e re dhe e mbuluar me ar dhe gur te cmuar.
Pas pak doli dielli dhe i dha shkelqimin qytetit dhe humorit tim
canal Grande, gondolat , ujrat e kaltera te Adriatikut , shtepite e vjetra te veshura me magji , rrugicat pasqyruese me uje, trotuaret e ngushte , urat si gungat e devese , istmi qe bashkon qytetin e vjeter me mestre-n , mermeritja e pejeteshme e dashurise , zerat ekumbushem te historive te vjetra Shqkspirjane , kurthet , te pa priturat, njerzit e gezuar kureshtar ndaj vetvetes dhe te tjereve , dyqanet e shtrenjta, kenget disi te zvargura , dalldia , aroma e kripur e detit , peshtjellimi , tejdukshmeria ... gjithshka eshte Venezia!
Venezia , ka nje qender qe tubon te gjithe. Aty fillon dhe mbaron jeta e te tjereve qe puthin jeten e qytetit te mrekullushem .San Marko dukej sikur hesht me syte ngulur mbi turmat turistike .Luanet me krahe shqiponje bejne roje legjendare.Sheshi mizeron .Shtrenjtesia te ve sterkembthin .Koha vrapon pabesushem , pa u ndjer Aristokracia e dehur kerkon ndihme nga Zoti dhe leviz e kalamendur si edehur.Muzeu Corrier " , me siguri eshte art i madh Nje shikim i shpejt i tremb mendimet dhe nderkaq ndjenjat sikur kridhen ne lluce. Rezidenca madheshtore e Napoleonit te Madh te permbyt me ato qe kerkon te dish .Salla e elspozitave te Napoleonit , ish salla e pritjeve dhe e vallezimit te Napoleon Bonopartit !
Venezia te cekujibron. Te duket sekur po bene nje vizit te psikiatri
sa here vijketu, aq gjera te reja zbuloj
Largohem menduar per te takuar miqte e mi .Befas koha u prish perseri .
Era te pret perseri si teh brisku dhe shiu i imte bie po aq trishtueshem
Kthimi per ne Trieste i ngjan vuajtjes .Eshte veshtire te shkeputesh shpirtin nga romantizmi i magjise marra mendese ..
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|