Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > 11 Dimensionet
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
KRISTAL.DOC
DD

Regjistruar: 07/09/2007
Vendbanimi: ne thellesite e shpirtit
Mesazhe: 217

KUR LIGJET E MATEMATIKES I REFEROHEN REALITETIT NUK JANE TE SAKTA, E KUR JANE SAKTA NUK I REFEROHEN REALITETIT.

ALBERT EINSTEIN

__________________
VETEM DY GJERA JANE INFINITE:UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR, POR PER ATE TE PAREN SJAM DHE AQ E SIGURT.
A.EINSTEIN

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2007 15:57
KRISTAL.DOC nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të KRISTAL.DOC Kliko këtu për të kontaktuar me KRISTAL.DOC (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: KRISTAL.DOC Shto KRISTAL.DOC në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto KRISTAL.DOC në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Cjane dimendsionet e hapsires?

Ja imagjinoni nje hapesire me dy dimensione, vetem gjatesi dhe gjeresi. A do ta shihte nje milingone, te themi, boten me kete sy?

Po tre dimensionet?

 Jemi ne qe e shohim hapesiren si te tille, gjatesi, gjeresi dhe lartesi. pra ndjejme volumin.

 A mund te abstragojme akoma dhe te hidhemi ne dimensionin e katert?

Si do te ishte nje dimension i tille? Po imagjinoni qe te hapni dhe qeroni nje portokall...pa e care lekuren. Po te egzistonte nje hapesire e katret shume gjera do te ishin ndryshe: nje grua do te lindte pa dhimbje, nje vide do te ishte e pakuptimte, nje bote qe nuk do te kishte mjete mbajtese.

 Po ne ato vende ku shterngimi eshte i nevojshem dhe ...edhe i kendshem? JO hapesira e katert e ekskludon kete gje.

 Po e pesta??? e metej

 

 Kjo eshte nje ndjekje naive e fizikes moderne. A futet koha ne dimensionet e hapesires?

 

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Shtator 2007 20:52
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Imagjinata eshte vegel e rendesishme ne duart e nje shkencetari kurajoz, por nuk mund te jete kurrsesi penguese.

A mund te imagjinohen dy drejteza qe priten dhe qe te dyja te jene paralele me nje te trete? Askush nuk e imagjinon dot, por ja qe eshte nje e vertete e madhe.

A mund te imagjinohet rrenja katrore e nje numri negativ? Nuk imagjinohet, por ja qe matematikanet e se kaluares e imagjinuan dhe shpiken numra (qe ne thelb kane rrenjen katrore te -1) qe jane te pazevendesueshem sot per shkencen.

Arsyeja dhe llogjika jane mjetet me te forta qe njeriu ka ne dispozicion dhe jo imagjinata. 4, 5 apo 500 dimensione nuk perbejne asnje problem per shkencen.

A futet koha ne dimensionet e hapesires?
Ne fiziken Njutoniane, jo. Ajo eshte jashte hapesires.
Ne fiziken relativiste, koha eshte pjese e hapesires. Ne kete lloj fizike flitet per hapesire-kohe dhe jo hapesire dhe kohe.

Keto jane modelet qe njohim he per he, dhe cdo spekulim tjeter qe nuk i qendron llogjikes eshte i pafrytshem. "Big claims require big proofs" (pretendime te medha kerkojne prova te medha) thote nje shprehje ne anglisht.

Megjithate, ndoshta nuk jemi larg gjetjeve te medha. Kete vit hyn ne pune LHC, ku edhe jane varur shpresat e te gjithe fizikanteve. Brenda disa viteve do te kemi interpretime e medha te eksperimenteve qe do te behen aty. Mbase do te zbulojme te verteta qe do t'i quajme "thelbin e natyres" per disa qindra vjet, mbase do te jete zhgenjimi me i madh i 20 vjeteve te fundit.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Qershor 2008 17:55
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Si u be kjo puna e dimensioneve gjanem.
Ki kosovari ndoshta di ndonje gje se eshte i gjezdisur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2010 23:48
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

si u be kjo puna e dimensioneve megjithmend se ky cedrusi duket qe e din dhe sdon t'na tregoje. ku behesh ti shelgu?:p 
"knowledge is power" prandaj sdo t'i ndash njohurite me ne ej?!lol

po kjo teoria qe nuk ka patur big bang dhe gjithmone ka egzistuar nje kohe para nje kohe dhe nje vend para nje vendi  ajo qe ne i thojm big bang ishte vetem nje perplasje universesh qe kane krijuar ket tonin, dhe ky avaz perseritet cdo trilion vjet etj me perplasje me nje universe tjeter te rastit?!

 
ka ndonje shpjegim me te qarte dhe te thjeshte vizual per kte? 
se mduket kto shkenctaret behen high gjithe diten dhe kenaqen me teorina lool

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Qershor 2011 16:04
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ndonse ky forum duket ne plakje te tij, e ndoshta edhe ne grahmat e fundit te tij, une po perpiqem si nje mjek optimist pa pervoj te madhe ti pompoj pak gjak rinor dhe ti jap disa kolpo me elektroshok. Kjo metode ne dukje xhangalli, ka si fillim pjeset me te dobta nga punimi im; ndonse duhet te pohoj qe ky punim eshte shkruar vetedijshem me nje gjuhe te thjeshte per masen e gjere te miletit.
Ketu po jap pak mbi strinxhet dhe 11 dimensionet.
(Kuptimi metafizik dhe dialektik i levizjes):
Tani do të merremi mjaft shkurt edhe me disa teori bajate, të cilat duken si shkencore, por në fakt janë edhe shumë më fetare nga ato bibliko-ungjillore. Ngaqë prej dekadash dija shkencore ka mbetur në vend-numëro, pseudo-shkencarë të ndryshëm, këta perëndimorë kryesisht, nxjerrin plot point-ët (çudirat skenike) të tyre.
Një nga këto pyka të reja, që përpiqen ti japin nga një shtysë shkencës të ecë përpara, është teoria e strings (stinxheve), ca grimca këto ndërmjet quarkëve dhe gluoneve (pjesëza këto në bërthamën e atomit), të cilat shkaktojnë gjithshka ç‘ka ne nuk mundim ta shpjegojmë deri më sot. Pra, Zoti zevëndësohet nga grimca njëdimensionalshe (!!!), të cilat paraqiten ose si krimba (të hapura) ose si rrathë jo simetrikë (të mbyllur), e të cilët dridhen vazhdimisht. Ne këto strinxhe as i kemi parë dhe as nuk pretendojmë ti shohim, biles këtu qëndron dhe e bukura e kësaj teorie, sepse ato janë aq të vogla, (shumë-shumë-shumë-pa mbarim shumë herë më të vogla nga një proton), sa ne vetëm duhet ta besojmë që ato ekzistojnë dhe na shkaktojnë të gjitha ato fenomene që ne nuk i kuptojmë, duke filluar nga valët, duke vazhduar me gravitetin, e duke (mos)përfunduar me vrimat e zeza, por duke i përshkuar edhe ato tej për tej, e kështu të kemi të bëjmë edhe me universe të tjerë, dhe disa universe i vdesim e disa i lindim, dhe sejcili prej nesh ka kopjen e vet në njërin nga universet e tjerë, -për këtë të jetë i sigurtë si budadallëku që nuk e shikon. Ah, se harruam, edhe dimensionet e hapsirës nuk përmblidhen në tre, që me kohën bëjnë katër, por këto dimensione shkojnë deri në 11, si për të na vërtetuar edhe një herë, që ne gjermano-semitët fetarë kemi numrat tanë simbolikë me të cilët merremi vesh dhe e kuptojmë menjëherë talljen, pra që kjo teori strin-xhesh ka vulën tonë, ndonëse e lindur në Amerikë, por e rëndësishme është që masat e profesorve me kollare të jenë të bindur për sa ne themi; për bagëtinë-popull as që pyesim fare!
Është mëse e qartë, se si teoria e strinxheve një-dimensionale, (të cilat nuk dihen si kanë lindur e as dihen sa jetojnë e si veprojnë me njëra-tjetrën, por na thuhet: janë të shumllojshme dhe sejcila përgjigjet për diçka!), ashtu dhe ajo e universeve paralele, janë thjesht largim i vëmëndjes nga fenomenet dhe ligjet e natyrës/universit tonë. Kjo teori strinxhesh është si të thuash: Zoti është pafundësia e strinxheve.
Pra thjesht është si ai plot-pointi i skenarve të filmave, ku skenaristi dhe regjizori fusin nga mesi i filmit diçka, (një thikë, një libër të caktuar, një dukuri natyre, një mini-histori tjetër, një zënie, një plagosje, etj.), për të dhënë vazhdën ankth-mbajtëse tek skenat e filmit. Biles, në shkencën e sotme këto plot-point janë me një nënteks të padukur, që pas tyre të mos-dallohet natyra me ligjet e saj, por të dallohet rastësia dhe një dorë prej Zoti kudo. Kështu, dekadat e fundit shkenca është kthyer kudo në një fe të kamuflluar, jo më pak bajate nga ajo biblisto-kuraniste, tek shikon kudo nga një ndërhyrje gjigande prej qiellit, ndërhyrje kjo që ndodh çdo 6 apo 60 vjet, 65, 66, 67 apo 600 vjet, 60 apo 65 deri 66 milion vjet!
Kështu, zhdukja e dinozaurve sot shpjegohet me rënien e një meteori (apo asteroidi) gjigand në gjirin e Meksikës përpara 65 milion vjetësh; (vetkuptohet që numri do i afrohet atij simbolik hebre, 6-ës, që njeriu të mendojë se tani që po mbushen 66 milion vjet, ka mundësi të bjerë përsëri një meteor tjetër gjigand, ndaj të rrimë urtë!).
Edhe krijimi i Hënës shihet në dekadat e fundit nën teorinë e përplasjes së dy planetëve, Tokës + një tjetri me emër Theia, nga i cili lindi Hëna; të paktën nja 3-4 miliard vjet më parë.
Gjithkund dhe në gjithshka duhet të të shihet një forcë e madhe qiellore e paparashikueshme, sepse nuk na mjafton gjithë kjo forcë dhe energji qiellore e përhershme, që pompon këtë Univers në lëvizjen e vet të përjetshme!
Ne e treguam qysh në fillim të këtij libri, se këto forca natyrore kanë krijuar gjithshka. Vetë forma e vargmaleve dhe maleve p.sh., na tregon atë forcë gjigante rrotulluese brenda planetit tonë. Dhe ne akoma nuk kemi mbaruar me panoramën tonë. Por më parë të shohim pak edhe dy teoritë e relativitetit...

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Qershor 2015 23:13
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > 11 Dimensionet

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.