AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663
|
gazeta SOT
Grada e perdoruesve-ve: / 1
I varferI mire
Monday, 17 September 2007
Hyn në shqyrtim projektligji “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Trajtimi i projektligjit në fjalë është shtyrë në të dy komisionet kompetent si nga komisioni i Ekonomisë ashtu edhe ai i Ligjeve. Një fakt i rëndësishëm i këtij projektligji që do të shqyrtohet ditët në vijim është edhe dëmshpërblimi për ish-agjentët e regjimit komunistit. Këta të fundit përfshihen tek kategoria e personave që janë futur në rrjetin e spiunazhit me dhunë dhe forcë. Këtë fakt e ka bërë të ditur anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Blerim Çela.Ky projektligj është pjesë e një pakti të rëndësishmi masash, që parashikojnë sigurimin e një jete më dinjitoze për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist si dhe familjarët e viktimave. Gjithashtu, ky projektligj shënon përmbushjen e një premtimi të madh politik, bërë nga mazhoranca e sotme ndaj përfaqësuesve të shtresës më të vuajtur të shoqërisë shqiptare. Ligji synon të dëmshpërblejë kontingjentin më të ndjeshëm të ish të persekutuarve politikë, persona, qe kanë vuajtur drejtpërdrejt dënimin në burgjet komuniste. Kjo zgjidhje u krye, jo vetëm për shkak të gjendje së mjerueshme sociale, të një pjese të madhe prej tyre, por dhe të nevojës që dëmshpërblimi të jetë i drejtë dhe porpocional. Nga të dhënat vihet re se pjesa më e madhe e ish të dënuarve politikë që jetojnë i takojnë moshës së tretë, shumica e të cilëve ka humbur anëtarët e familjes apo jetojnë të veçuar, ndërsa ish të dënuarit politikë, të grup moshës 50-60 vjeçare, janë dhe krye familjarë, prindër të fëmijëve të mitur. Këta persona përballen me probleme materiale, si dhe me probleme të mprehta strehimi apo dhe me mungesa të tjera të përditshme jetësore. Për të gjitha këto fakte projektligji synon të dëmshpërblejë këta të dënuar, familjarët e tyre si dhe familjarë të viktimave të regjimit komunist. Projektligji është edhe një ndjesë kolektive, që shteti shqiptar u kërkon shtetasve të huaj, të cilët kanë vuajtur dënime të padrejta. Në veçanti synohet të dëmshpërblehen të gjithë të huajt që kanë ardhur në Shqipëri pas viteve 50, si bashkëshortë të shtetasve tanë, të cilat, pa shkak ligjor, humbën familjet dhe u dënuan pa të drejtë për krime politike, për të cilat dëmshpërblimi do të kryhet sipas rregullave të ligjit në shërbimin tonë konsullor. Nga ana teknike projektligji synon jo vetëm të caktojë masën e dëmshpërblimit për familjarët e viktimave apo të dënuarit politikë por edhe të përcaktojë një procedurë të qartë e transparente, për të gjithë personat. Projektligji në thelb është një ligj procedural, për zbatimin e një skeme financiare dëmshpërblimi, që garanton që procesi të jetë sa më transparent dhe i mbikëqyrur periodikisht jo vetëm nga pushteti ekzekutiv apo Kuvendi i Shqipërisë por edhe nga çdo qytetar apo grup interesi. Sipas projektligjit , autoriteti përgjegjës për dorëzimin e kërkesës është Ministria e Drejtësisë, ndërsa miratimi i kërkesës bëhet nga Këshilli i Ministrave. Shpërndarja e dëmshpërblimit do te kryhet nga ministria e Financave, e cila në përputhje me fondet buxhetore, do të bëjë shpërndarjen, nëpërmjet llogarive bankare, në emër dhe për llogari të ish të dënuarve politikë.
Procesi
Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi janë institucione të cilat, sipas këtij ligji, mbikëqyrin pjesë të veçanta të këtij procesi, që asnjë fond publik të mos shpërdorohet. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni, që do të mbikëqyrë Ministrinë e Drejtësisë për dosjet e administruara. E gjithë procedura është e hapur dhe transparente dhe çdo i interesuar mund të marrë informacion për gjendjen e kërkesës të tij dhe shqyrtimin e drejtpërdrejtë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Projektligji synon të shmangë sa më shumë mundësitë për abuzime me fondet shtetërore, si dhe të shmangë burokracitë në shqyrtimin e kërkesave. Projektligji përcakton kriteret e shpërndarjes së fondeve, bazuar në sugjerimin e përfaqësuesve të kësaj shtrese, të cilët kërkuan që shpërndarja të ishte e barabartë për të gjitha kategoritë, pa favorizuar asnjë grup të veçantë të dënuarish( ish të burgosurit dhe ish të internuarit që jetojnë apo familjarët e të pushkatuarve) për shkak të moshës a gjendjes sociale. Për këtë arsye, parashikohet që të gjitha subjektet, që do të përfitojnë dëmshpërblimin sipas këtij ligji, të përfitojnë një shumë deri në 1 000 000 lekë dhe pjesa e mbetur, nëse ka, të shpërndahet me këste të tjera, vetëm pasi të jetë marrë kësti i parë edhe nga i përndjekuri i fundit. Projektligji përcakton se, dëmshpërblim, sipas këtij ligji, përfiton çdo person, që ka vuajtur dënim penal politik, në kuptim të këtij ligji, për çdo ditë heqje lirie apo izolimi, për vepra penale politike, në institucionet penitenciare apo në një institucion mjekësor, psikiatrik a jopsikiatrik. Sipas këtij projektligji do të dëmshpërblehen edhe personat e internuar deri në vitin 1954, në kampe me tela me gjemba, si dhe familjarët e të dënuarve politikë, të pushkatuar apo ekzekutuar, brenda periudhës 30.11.1944-1.10.1991.
Kriteret
Sipas këtij ligji përfiton dëmshpërblim çdo person i dënuar me burgim apo internim, i cili duhet të plotësojë këto kritere: Të jetë dënuar me heqje lirie apo izolim në hetuesi a në një institucion psikiatrik mjekësor, për shkak të një vendimi gjykate, të formës së prerë, apo urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri në 1.10.1991; Të jetë dënuar me heqje lirie apo izolim në hetuesi a në një institucion mjekësor psikiatrik me vendim gjyqësor, të formës së prerë apo urdhër të hetuesisë, për shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5, të këtij ligji; Të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë, plotësisht ose në mënyrë të pjesshme. Të mos ketë asnjë cilësi, funksion apo detyrë, të përcaktuar në këtë ligj, para, gjatë apo pas vuajtjes së dënimit politik, në periudhën 30.11.1944-1.10.1991. Të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja ndaj jetës së shtetasve të tjerë, e vërtetuar kjo me vendim gjyqësor, të formës së prerë. Të njëjtat kushte janë të vlefshme edhe për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të ekzekutuara.
Masa e shpërblimit
Masa e shpërblimit për çdo të dënuar politik, për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi është e barabartë në masën 2 000 lekë në ditë. Për të dënuarit me internim, në kamp me tela me gjemba, deri në vitin 1954, kjo masë është përcaktuar 1 000 lekë në ditë. Kjo masë dëmshpërblimi është përcaktuar në analogji të drejtpërdrejtë me masën e dëmshpërblimit, të përcaktuar në ligjin për kompensimin për burgim të padrejtë. Për familjarët e viktimave të ekzekutuara, për çdo viktimë, dëmshpërblimi do të jetë i barabartë me 8 vite burg. Sipas të dhënave të paraqitura nga shoqata e të përndjekurve, edhe pse këto të dhëna duhen marrë me rezervë, për shkak të abuzimeve të shumta, të evidentuara gjatë këtij procesi, kur mbi 7 mijë dënime ishin ordinere. Nga verifikimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme rezultojnë të sakta dënimet vetëm për 11 mijë persona, nga të cilët: 5 100 dënime penale të sakta, me hyrje-dalje nga burgu, gjithsej 7 570 412 ditë (20 741 vjet) dënimi të kryera, dhe 2 000 të pushkatuar. Fatura financiare për këto dënime është 417 milionë dollarë. Gjithashtu, janë edhe (87 831 vjet) vite dënimi me burgim, të përllogaritura sipas vendimit gjyqësor, për të cilat do të verifikohet koha reale e daljes nga burgu. Pas verifikimit edhe kjo kosto duhet t’i shtohet faturës financiare, së bashku me saktësimet për vuajtjen e internimit.
7 mijë dënimet e cilësuara ordinere:
Të pushkatuar 6 027 persona
Të Sëmurë psikikë 286 persona
Të dënuar me burgim 16 585 persona
Të vdekur në burgje 1 065 persona
Gjithsej grupi A 6 313 persona
Gjithsej grupi B 17 650 persona
Vite burgu 91 400 vjet
Vendimet që prekin kategoritë që do të dëmshpërblehen:
Vendimi “Dënim me vdekje”, të paekzekutuar, si pasojë e rrëzimit të sistemit komunist më 1.10.1991;
Vendimi “Dënim me burgim të përjetshëm”;
Vendimi “Dënim me burgim”;
Vendimi “Dënim me mjekim të detyruar”;
Vendimi “Dënim me vendosje në një institucion mjekësor a mjekësor psikiatrik”
Vlera e masës së shpërblimit sipas dënimeve
Masa e shpërblimit për çdo të dënuar politik, për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi është e barabartë në masën 2 000 lekë në ditë. Për të dënuarit me internim, në kamp me tela me gjemba, deri në vitin 1954, kjo masë është përcaktuar 1 000 lekë në ditë. Kjo masë dëmshpërblimi është përcaktuar në analogji të drejtpërdrejtë me masën e dëmshpërblimit, të përcaktuar në ligjin për kompensimin për burgim të padrejtë. Për familjarët e viktimave të ekzekutuara, për çdo viktimë, dëmshpërblimi do të jetë i barabartë me 8 vite burg. Sipas të dhënave të paraqitura nga shoqata e të përndjekurve, edhe pse këto të dhëna duhen marrë me rezervë, për shkak të abuzimeve të shumta, të evidentuara gjatë këtij procesi, kur mbi 7 mijë dënime ishin ordinere. Nga verifikimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme rezultojnë të sakta dënimet vetëm për 11 mijë persona, nga të cilët: 5 100 dënime penale të sakta, me hyrje-dalje nga burgu, gjithsej 7 570 412 ditë (20 741 vjet) dënimi të kryera, dhe 2 000 të pushkatuar. Fatura financiare për këto dënime është 417 milionë dollarë. Gjithashtu, janë edhe (87 831 vjet) vite dënimi me burgim, të përllogaritura sipas vendimit gjyqësor, për të cilat do të verifikohet koha reale e daljes nga burgu. Pas verifikimit edhe kjo kosto duhet t’i shtohet faturës financiare, së bashku me saktësimet për vuajtjen e internimit
__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|