agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
sa atdhetare jemi ne shqiptaret ?
kam kohe qe jetoj jashte shqiperise, por nese ka diçka qe me mungon me teper ne kete vende eshte atdheu im, sepse mendoj se aty vlej me shume.
por nuk duhet te perzijme ndjen e dashurise me ate te atdhetarizmit...
Nese me pyesin ketu, nga jam, menjehere me gojen plot, them se jam shqiptare.
E kur te behem nene, do bej te pa munduren, qe femijet e mi te mesojne gjuhen shqipe dhe historine e shqiperse...
por do t'ju tregoj nje histori kur vertet jam ndjere keq per origjinen time...
Po udhetonim me tren per ne zvicer bashke me bashkeshortin tim.
Ne tren u njohem me nje zvicerian, qe kishte origjine greke, mbas shume bisedimesh ai na pyeti se perse po shkonim ne zvicer, dhe ne i ju pergjgjem thjesht per kureshtje per te pare se si ishte qyteti i Zyriuhut.
Ai jetonte pikerisht ne zyrih dhe me shume kenaqesi na ftoj ne shtepine e tij. t'ju them te drejten u ndjeva shume e prekur nge ftesa e tij por nuk doja te pranoja.
ai vertet kemnguli dhe si perfundim pranuam...
mbas nje dreke te kenshme me bashkeshorten e tij un me tim shoq vendosem te dilnim per te kerkuar nje hotel, dhe ai vendosi te na ndihmonte dhe perseri na ftoj te qendronim tek ai nese nuk do kishim mundesi te gjenim hotelin qe na pershtatej.
sinqerish e vleresova jasht mase mikpritjen e tij por edhe ai shoqerine tone...
ne hotelim ku vendosem te qendronim, u perballem me dy djem shqiptare te cilet po kerkonin te merni nje dhome ne kete hotel, por nuk mundeshin sepse sportelja i kerkonte dokumentat e me siguri, qe ato nuk i kishin...
zvicerjani qe na shoqeronte i propozoj ti stehonte tek ai per 2 ose tre dite...
ata jash mase te gezuar nuk po dinin se si ta falenderonin.
kurse ne morem nje dhome dhe e lame te takoheshi te nesermen me te ne shtepine etij...
te nesermen sapo u zgjova kisha shume deshire te beja nje shetitje neper zyrih. bashke me basheshortin tim dalem nje xiro hengrem nj dreke jasht dhe filluam te flisnim per mikpritjen e ketij zvicerjani qe quhej antonias...
dhe ashtu siç e kishim parashikuar shkuam per ta takuar.
kur c' te shohim shqipater qe ai kishte ftuan ne shtepine e tij i kishin vjedhur disa objekte te shtepise dhe disa rroba, e kishin ikur ma lene gjurme...
o zot sa turp me erdhi, kur ky person kaq mikprites me ne, me njoftoj kete lajmin... nje moment ndjeva, nje urrejtje per shqiparet, dhe u ndjeva shume keq, sinqerisht me erdhi turp, qe isha shqiptare, nuk mund te qendroja me nje sekonde, me teper para ketij personi.
nuk edi ç mendonte ai ne ate momente per ne, por jam e sigurt qe nuk do kishte nje opinion te shkelqyer....
ku eshte adhetarizmi i ketyre personave...? kush eshte perpjekja e tyre per tia zbardhur faqen shqiperis...
dhe sa historira te tjera te ketij lloji kemi degjuar...?!
me vjen keq por jam e bindur se per te qene kranar, nuk jam, por per ta dashur shqiperin e dua si gjene me te shtrejte.
pershendetje te gjitheve.
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|