Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Eshte Tirana Qyteti I Pershtatshem Per Te Jetuar
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Citim:
Po citoj ato që tha gagaci


O "wydra", po c'deshe ti me la n'ate ore perjasht (shaka)
Episodi qe te ka ndodhur ty mendoj se eshte i shkeputur dhe nuk mund ta pergjithesojme. Gjithashtu mendoj qe po te ishe e shoqeruar kurrsesi nuk do te te ndodhte gje. Edhe ne mes te Evropes, apo merr nje shtet ke te duash ti ne Amerike, ndodhin keto gjera tek vajzat qe jane te pashoqeruara, sepse syte e manjakeve i shohin te pambrojtura.




Po ku ti gjej une gjithe keto bodygarda qe te me shkoqerojne perdite mo lal?
Sa per ate qe thua ne bote, ke te drejte qe ne oret e vona te nates mund te ndodhe gjithshka, por ka nje ndryshim kryesor: neper bote te ndodh nga manjaket, ndersa ne shqiperi fatkeqesisht mund ta presesh nga kushdo...
Po nejse, ne fund te fundit une dola pak nga tema, sepse po flasim ne pergjithesi per qytetet e Shqiperise. Por meqe s'kam jetuar ne ndonje qytet tjeter vec Tiranes (ne Shqiperi), nuk kam me se ta krahasoj.


Oliinter, une jo vetem qe jam shume e bukur, po te marr me qafe fare! Prandaj tani kur e gjykoj ngjarjen me sy objektiv, mendoj se bukuria ime e papare ia kishte verbuar syte atij manjakut te shkrete... Ca t'i bej qe s'verboj dot ndonje per te qene

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Nëntor 2004 04:50
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BaNaL
Afghanistan

Regjistruar: 09/08/2004
Vendbanimi: Perseri ne Afganistan
Mesazhe: 184

Nuk e di pse shifni vetem anen negative te Tiranes....

Tirana tani po ndertohet, nese bashkepunojme te gjithe ate Kryeqytet mundet ta mbajme te paster, pa probleme.
Me vjen keq per vajzen Wydra, qe kishte pasur ate incident te hidhur, por per fat te keq kishte shpetuar per mrekulli.
Po ju nuk i shifni lajmet, qe edhe ne shtetet me te Emancipuara ndodhin keto gjera, si pedofili, perdhunimi, incest e gjera te tjera si keto. Vetem ne Tirane i shikoni ju keto, jo te dashur gaboheni.
Te pakten, une flas per vete, une argetohem ne Tirane, e pranoj qe eshte pak shtrenjte. Por gjithesesi une argetohem, dhe jetoj tamam sic dua.
Klube nate, klube dite, alkol sepse e kam pak qef ate dreq. Pas nje dite te lodhshme eshte kenaqesi shkon e ulesh ku te duash e pi dicka.
PUB, PUBE-t rrine plot per te premte e te shtune, vajzat shqipetare i kemi te bukura, marshalla ta kapim me dore se mos i marim mesysh, hunden jo gje tjeter se mos i shkon ndonjerit mendja ne vend tjeter.

Pra mos te zgjatem shume, Tirana eshte vendi i bukur dhe mund te jetohem, Edi RAMA po meret me pjeset e gjelberta dhe bravo i qofte po ben dicka qe se ka bere njeri ne vitet e fundit. Nuk eshte se vetem ai mund ta bej e asnje tjeter, por ai e beri i pari.

Ju uroj te gjitha te mirat....

__________________
Koha eshte zgjidhja dhe ilaci i gjitheckaje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Nëntor 2004 20:41
BaNaL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BaNaL Kliko këtu për të kontaktuar me BaNaL (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të BaNaL't! Kërko mesazhe të tjera nga: BaNaL Shto BaNaL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BaNaL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Sa per Tiranen, secili ka mendimin e vet, por une bashkohem me parafolesit te cilet thone se Tirana eshte qyteti me i pershtatshem per te jetuar... ne Shqiperi.

Modifikuar nga durrsake_topolake datë 03/05/2005 ora 13:14

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2004 16:59
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mostra
Anetar i ri

Regjistruar: 08/02/2004
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 20

ALO

Hej Wydra cun jam .
Bazat e marketingut e vertete qe nuk i kam .
Jam dakort me ty qe Tirana eshte qyteti me i pershtatshem per te jetuar nga qyetet e tjera ne shqiperi po une e kisha fjalen ne krahesim me europen.
Perse duhet qe ne te jetojme ne kete pluhur , me keto ligje , ne kete vend pa shtet ku njeriut i mungojne te drejtat e tij .

__________________
mollen e mire e ha derri

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2004 17:57
mostra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mostra Kliko këtu për të kontaktuar me mostra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mostra Shto mostra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mostra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

hahahahaahahh.....

Cthoni more djema dhe vajza!!!si qenka Tirana qytet i pershtatshem per te jetuar!!!Si i perputhet Tirana standarteve Europiane!!!
Si mund ta ndjesh veten te qete nga ana psikologjike kur ne Tirane mungojne elementet kryesore qe e bejne nje shtet te civilizuar qe jane infrastruktura, energjia elektrike, uji e shume elemente te tjere...pa permendur rendin,(megithese per sa i perket fenomeneve te tilla si rrembimet,perdhunimet etj ) keto jane fenomene qe ne cdo vend europian mund te ndodhin,ndryshimi eshte se ne Shqiperi ske kujt ti drejtohesh dhe ska kush te te mberroje nga individe ose banda te tilla. Ne Shqiperi te gjitheve i duket vetja te veshur me pushtet dhe fjala "polic"shkakton te qeshura...
Vetem ne Shqiperi kam pare dhe degjuar ti bertitet policit dhe ti drejtohesh me fjalet "mbaje mend se ckam per te bere", e mos o Zot te kesh ndonje hall ti drejtohesh policise Shqiptare....Pak kohe perpara ( ne vere.),lexova ne shtypin tone se nje deputet i PD bashke me bodygardin e tij pasi darkuan ne nje restorant me 2 vajza kerkuan te vazhdonin me tej "gezimin" e tyre duke shkuar ne nje vend me intim. Pasi vajzat refuzuan njera prej tyre u rrah barbarisht mu ne mes te tr. bile njera prej tyre mbante kuroren e Miss-it. U be denoncimi ne polici dhe deri me sot skam degjuar te jete marre ndonje mase per deputetin ne fjale...
Ja pra...me te tilla fenomene hasen vajzat tiranase dhe smu duk cudi rasti i asaj vajzes...
Pa permendur pastaj,qe i teket KESH-it ta beje pushim nja 4-5 ore cdo dite per arsye qe vetem ai i di...Ne fund te fundit a po flasim per standarte europiane...e cme duhet mua qe ka probleme ne KESH???
Per ta mbyllur do te thoja qe JO Edi Rama po 5 si ai te vijne Tirana eshte akoma larg standarteve europiane dhe do te jete kaq larg per nje kohe shume te gjate. NUk arrihen standartet me 3 rruge te shtruara dhe ca pallate te lyera qe cdo njeriut mund ti dhimbte koka po ti veshtronte....
I uroj Tiranes hapa me te shpejta drejt standarteve europiane....
Kur standartet te jene me prane Tiranes ndoshta edhe tiranesit do te ndergjegjesohen dhe fenomene te tilla si rasti i asaj vajzes apo dhe i shume te tjerave do te jene me te pakta....

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2004 18:05
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ksenia Kliko këtu për të kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ksenia Shto ksenia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ksenia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

po ku je moj ksenia, se mua s'me beson njeri! Halli eshte se vajzat akoma me shume e ndjejne mungesen e civilizimit, nderkohe qe cunave s'u ben shume pershtypje, u duket sikur keto jane raste te rralla, gje qe s'eshte e vertete fare. Rast i rralle, ose me sakte shume i rralle, eshte qe te dali nje vajze simpatike vetem ne rruge (ne mes te dites bile) e veshur lezecem, dhe mos ta molestojne 90% e perfaqesuesve te seksit mashkullor (duke filluar qe nga 10-vjecaret, qe e kane fiksim te fusin duart, e duke mbaruar tek pleqte pa dhembe.)

Dhe per zgjedhjen e ngjyrave te pallateve jam shume dakort. Sidomos per cilesine e bojerave, qe pas 2 vjeteve pallateve u ka dale boja si t'i kishin lare me 90 grade.

Pa lere policat, nuk e di nqs e keni vene re goca, por une llafet me te ndyra nga meshkujt qe ngacmojne i kam degjuar nga policat. Nuk e di a ja vlen te diskutohet fare per kete, derisa ne s'kemi gje ne dore...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2004 18:53
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BaNaL
Afghanistan

Regjistruar: 09/08/2004
Vendbanimi: Perseri ne Afganistan
Mesazhe: 184

Mostra

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re tiranaaa.jpg
Ky file është shkarkuar 44 herë.

Po nuk te pelqeu Tirana, mund te ikesh ste mban njeri me zorr ik refugjat. Por puna eshte se si mund te behet ajo kur njerez si puna jote nuk ja duan te miren e thone qe ska per te bere kurre, pa me thuaj ti.
Ndersa ne nje gje jam dakort me ato vajzat siper, sepse policia jone vertet nuk eshte e efektshme, me shume kap ato qe skane bere gje sesa ato qe kane bere gje.
Me kap mua kur kthehem vone per shtepi dhe kam harruar lejen e armes ne shtepi, e me mban dymbedhjete ore brenda me shprese se kane arrestuar nje kontigjent krimi. Por ne fakt kane arrestuar nje ushtarak qe ka harruar lejen e armes ne shtepi.
por edhe policia jone do behet pas nje fare kohe, sepse po derdhen gjithe ato leke per policine qe te behet, e mbas policise e ka rradhen ushtria.
E te tjera gjera si keto.
Po si mendoni Ju, me nje te kerrcitur gishtash do rregullohet Tirana, ne sa dolem nga Komunizimi e hyme ne Demokraci, demokracine e morem te gjtihe mbrapsht. Kush te ndertonte me shume kjoska ne pjeset e gjelberta e ne lulishte e ne parqe. Pa pritni nje here, pse nuk mendoni se si mundet ta ndertojme Tiranen, sepse ne jetojme atje. Atje kemi lindur, atje jemi rritur e mbase atje do vdesim, po sna zuri ndonje plumb kendej neper misione (lol).
Po te punojme e te mendojme te gjithe sebashku do ndertojme nje Tirane per femijet tane.
Desha te shtoja edhe nja dy gjera per ato vajzat qe kane friken e rrembimeve e perdhunimeve. Ne te shumten e rasteve po nuk i bere gje njeriu nuk te ben gje njeri. Por ka edhe raste te vecanta nuk i perjashtoj edhe ato. Por ju them qe shoqerohuni me njerez qe duhet, e nuk ju ndodh asnje gje e keqe. Zgjidhni shoqerine qe ju pershtatet, jo kot e me kot.
Ndaj thirrini mendjes se nuk jeni me te vegjel, do shkojme drejt EUROPES apo drejt EUGROPES. Zgjidhni e merni tani.....

Citim:
Po citoj ato që tha mostra
Bravo me pelqeve eshte shume e vertete qe ketu mungojne shume gjera
, po mua me nje gje me vjen inat se jane ca tipa qe besojne qe Tirana do behet.
Tirana ska per tu bere ndonje here !
Mua personalisht nuk me pelqen te jetoj ketu.

__________________
Koha eshte zgjidhja dhe ilaci i gjitheckaje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2004 14:15
BaNaL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BaNaL Kliko këtu për të kontaktuar me BaNaL (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të BaNaL't! Kërko mesazhe të tjera nga: BaNaL Shto BaNaL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BaNaL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Thumbs up

Pershendetje!

Vetem policia nuk eshte ne standartet qe kerkohen!

Policat i kam shume inat dhe me te vertete qe ta cajn T****n ndonjehere!
Me ka ndodhur shume here qe te zihem me polica neper kryqezime sepse duan leke ose te bejn te fortin! Nuk mund te behet shteti me keta polica katunare qe nuk dijn nga lidhet gamori!
Kane te drejte ato gocat qe thone po ngele ne dore te policise shqiptare me mire vri veten!

Njehere ne nje perplasje me nje polic ma ka ardh me qesh me lot!

Filloj polici - A me njef mu ti mer dreq une jam kushurini i ( emri i nje te forti ne tirane) edhe te vij te zhduk ne 12 te nates mer p***e!
Domethene katunari nuk me kercenoj me ane te shtetit por me fisin e vet!
Pasi qesha njefare kohe i thashe - Hej te paska humb karikatori i pistoletes!
Ai me tha nuk kishte karikatore ne rajon dhe ma dhane pa karikator!
Atehere i qita karikatorin e pistoletes sime dhe i thashe mere kete se e ke dhurate nga une! Rrofsh plako hajde ta pijm nga nje kafe tani!

Fjale e urte per policat
"Po pata nje cune budalle behe polic"

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2004 15:26
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të oliinter Kliko këtu për të kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: oliinter Shto oliinter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto oliinter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

me historira qesharake me polica nuk mbaron as deri pasneser S'kane dale kot barcaletat me polica

banal, me vjen mire per optimizmin tend, vertete shpresoj qe ne nje dite jo shume te larget Tirana te behet nje vend shume i pershtatshem per te jetuar. Por per ate qe thua lidhur me sjelljen e meshkujve ndaj femrave, nuk jam shume dakort. Ti nuk je vajze dhe s'ke per ta kuptuar cdo te thote qe ne cdo moment kur del te jesh e vezhguar nga sy te uritur. Eshte nje presion psikologjik qe une nuk e duroj dot, sidomos tani qe jam c'mesuar. Ke te drejte qe thua qe po qe me shoqeri te mire s'te ndodh gje, por ama ore e cast duhet te dal me dike? Aq me teper qe nuk kam me shume shoke, rruget e jetes pas gjimnazit jane ndare. Une per veten time stresohem cdo here qe dal. Kam nja dy te njohura qe e kane si parim qe te dashurin ta kene me makine, vetem e vetem se e kane bezdi te ecin vetem neper Tirane. Mendoj se eshte dicka skandaloze qe te arrije puna deri ne ate pike. Por e theksoj keto gjera i kam kuptuar me shume tani qe jam jashte, qe s'te hedh qurrat njeri qofte dhe lakuriq te dalesh rruges dhe secili shef punen e vet. S'di c'te them, eshte shume e veshtire te ndrrohet mentaliteti i njerezve lidhur me kete

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2004 23:01
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
argjiro2004
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: Rrugve
Mesazhe: 55

Lightbulb

Barsoletat me policat nuk mbarojne kurr ,po si t'ia besh kur te dalin ne mes te rruges si lopet.
Kete vere ,me dolen perpara ne Lushnj dhe ishinte veshur me xhilet qe shkruanin "ALFA MPETON" .
Sa per kryerjen e detyres, jo se jane nga fshati dhe jan keshtu se ka edhe nga qyteti plot veshkartoner po populli thot se "peshku fillon te qelbet nga koka"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Nëntor 2004 01:36
argjiro2004 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të argjiro2004 Kliko këtu për të kontaktuar me argjiro2004 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të argjiro2004't! Kërko mesazhe të tjera nga: argjiro2004 Shto argjiro2004 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto argjiro2004 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Eshte Tirana Qyteti I Pershtatshem Per Te Jetuar

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.