azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280
|
GOMARI NUK HA MISH GOMARI
Mishi i gomarit mbrrine edhe ne lokale luksoze. Kjo eshte arsyeja, qe tani njerzit nuk i drejtohen njeri-tjetrit me titullin e larte: gomare. Paskan nisur ta kuptojne se sozia e tyre, ka dy vlera me shume se vete ata, punen dhe mishin. Gomeret me dy kembe, e dine se mishin e tyre, as hienat nuk e hane dot. E shumta jane vetem mish per top i politikes. Ne shume vende te botes, mishi i gomarit eshte i preferuar ne resorante. Ne nje filem italjan, vajza i thoshte te dashurit te saje ne telefon: Krrici ime i vogel ! Sonte te pres ne "Prima d`Amore", se do te jap dy biftek gomari ! Drejte Italise, nga vendi i shqiponjave dhe i gomerve, eshte eksportuar vazhdimisht ky lloj ushqimi. Peqini dhe Kavaja jane kryeqendrat e prodhimit dhe eksportit. Per fryme popullsie ne zeme vendin e pare ne prodhimin e gomereve. Hajvanologet shqipetar kane hyre ne tratativa me hajvanologet italjane, per te furnizuar me kete mall disa nga resorantet me luksoze ne Itali. Edhe vajza e filmit, mbase me gomar shqiptar e ka qerasur te dashurin e saj, perderisa ne nje sekuence seksi ai vazhdimisht pelliste.... Thone, se gomari nuk e ha mishin e gomarit. Ndersa tek ne, ngrenia e tij ende nuk dihet se cfar efekti jep. Pronaret e ketyre lokaleve, duke dashur qe t`i fusin ne gjak klienteve nje nga cilsite e gomarit, punen, bejne efekt te kundert. I ndihmojne te mbeten vetem nga trute te tille, sepse deshira per pune, u largohet me shume. Sidoqofte, hajvanologet kane shprese se mishi i gomerve ne resorante dhe shtepi, ka te ardhme te ndritur, perderisa gomarengrensit jane vete te tille.
................................................LUAN LAZE..................................
Ps
Ky ishte dhe shkrimi i fundit qe kisha nga ky autor. Duke shpresuar qe t`iu kene pelqyer sadopak, ftoj te gjithe ata qe kane ndonje shkrim tjeter ose dine dicka nga ky satirist, ta shkruajn.
Pe mua ne pjeset e mesiperme eshte satira me e holle dhe me e rrafinuar qe kam lexuar ne ket dhjetvjecarin e fundit per ralitetin e trishtuar shqipetar.
__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|