wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982
|
jo mesatares!
m'u kujtuan koherat e largeta te gjimnazit, dhe tmerrin tim te papare kur merrja ndonje note jo te mire (mua me duhej deftesa e mire per te fituar te drejte studimi jashte). Ne vend qe te perqendrohesha tek lendet qe me interesonin dhe pelqenin, rrija me mendoja e shpikja, ne menyre qe t'i kisha te gjitha notat e mira. Sidomos s'harroj fiskulturen. Dreqi e mori, o e kalon kalucin, o s'e kalon. S'ka kjo gje lidhje fare me faktin nese je nxenes i zellshem e me the e te thashe. Ama nota e fiskultures ka te njejten peshe me te matematikes ose biologjise (te cilen gjithashtu e kam pas urryer ). Gjeja me e keqe ishte se nderkohe qe mua me duhej nota, universitetet tona e kishin hequr kushtin e mesatares. Dhe mesueset o burra, bjeri, gare kush ve nota me te keqija. Perdite provim nga drejtoria. Dhe te shifnin shtrember, pse je kaq ambicioze?! C'te duhen notat ty?!Dhe e di cfare? Me rrofshin gjithe ato notat e bukura, ato syte e vuajtura qe i beja zyshes se fiskultures, kur erdhi puna per te ikur jashte, pjesa me e madhe kane ikur me diploma me pesa. Perderisa kane qene aq te zote sa ta rregullojne nje gje te tille, s'besoj se ka ndonje problem te madh te rregullohej hyrja neper universitetet tona me diplome fallco, apo thjesht me pesa. Nuk i thone kote paraja hedh ujin perpjete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|